KY FËMI, I FRIKOHET ALLAHUT MË SHUMË SE NE!

KY FËMI, I FRIKOHET ALLAHUT MË SHUMË SE NE!

0 1128

Imami Ebu Hanife, Allahu e mëshiroftë, ishte rrugës duke ecur me disa shok të tij, të cilët ishin drejtuar kah xhamia për ta falur namazin. Rrugës e takuan një fëmi i cili qante me zë të lartë dhe lotët i rridhnin si lum nga të qarit e tepërt. Ebu Hanifja e pyeti për shkakun e të qarit, mirëpo fëmija kërkoi nga ai të mos i përzihet në çështjen e tij.

Ebu Hanifja nga reagimi i fëmijës filloi të buzëqesh. Fëmija kur e vërejti reagimin e tij, i tha se në Kuran e kam lexuar një ajet, i cili thotë: “atëherë ruajuni zjarrit, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët”. Bekare 24.

Imami iu përgjigj: Kjo padyshim se është e vërtetë, mirëpo biri im, ti je ende i vogël dhe ti nuk bën pjesë në këtë ajet.

Çka i tha fëmija Ebu Hanifes?!

O imam, a nuk është e vërtetë, se ne kur dëshirojmë të ndezim zjarrin, i vendosim drunjtë e vegjël para atyre të mëdhenjve.

Imamit nuk i mbeti tjetër vetëm se t’i thotë shokëve të tij, se pasha Allahun, ky fëmi i frikohet Allahut më tepër se ne!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM