LARGIMI PREJ FITNEVE – SPROVAVE

LARGIMI PREJ FITNEVE – SPROVAVE

0 1653

Largimi prej fitneve – sprovave

Islami ka ardhur bashkë me urdhrin për ta përmirësuar besimin akaidik si dhe atë shpirtërorë (pra të zemrës) nga ndyrësirat që e sulmojnë atë. Gjithashtu ka urdhëruar që besimtari të mos e ndotë zemrën me dyshime dhe me epshe. Sa më shumë që koha largohet nga koha e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, lind nevoja akoma më e madhe për tu kapur për fenë. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk vjen ndonjë kohë, përpos se ajo që vjen pas saj është më me sherr se e para.”[1]

Prej ndyrësirave të fitneve është se kush pi nga gota e tyre e kaplojnë shqetësimet dhe problemet. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush shkon ka ata, fitnet ata e kaplojnë atë.”[2]Islami jonë i pastër na mëson t’ju përmbahemi dy dritave: Kuranit dhe sunnetit profetik, ndërsa na ndalon nga çdo gjë që i kundërshton këta të dyja, të cilat çojnë deri në prishje të zemrës, ngase dyshimi kur futet në zemër e rëndon vazhdimësinë e saj.

Ibn Tejmije ka thënë: “Kur njeriu futet vetë në bela, Allahu e len këtë person nën mbikëqyrjen e epshit të tij.”[3]

Neglizhenca në farze, vrapimi pas të këqijave, mbështetja në mediat jo morale të çon në dekadencë. Zemra kur mbushet me shumë mëkate, rëndohet e mira për të dhe lehtësohet pranimi i të keqes. Edhe gjatë kohës kur zbriste shpallja prej qiellit edhe kur sahabët e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ishin afër me të, i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, frikësohej për ta nga fitnet që mund ti kaplojnë. Kur njëherë i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, pa në dorë të Omer ibn Hattabit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, një pjesë të Teuratit u skuq në fytyrë dhe tha: “A ke dyshime në fenë tonë o biri i Hattabit? Sikur të ishte edhe Musai gjallë nuk do të kishte nga të shkojë vetëm se do të më pasonte mua.”[4]

Kush zhytet në dyshime dhe epshe e mandej kërkon ta përmirësojë zemrën, ky njeri gjuan mirëpo dëshiron të gjuaj aty ku shigjeta shkon huq, ngase ndonjëherë ndonjë mëkat të shkatërron, e ndonjëherë ndonjë neglizhencë të bën që asnjëherë të mos ia arrish qëllimit. Epshi është lakmues poqëse e lakmon, kurse ti lidhe atë me lidhëzat e urdhrave dhe ndalesave të Allahut, kush bën durim në epsh i korrë mirësitë e saj shumë shpejt. Largohet nga shkaqet e fitneve dhe burimet e saj, ngase afrimi drejt tyre është sprovë nga e cila rëndë se mund të shpëtojë ai që i afrohet, kështu që ai i cili rrotullohet rreth greminës nuk është çudi të bie në të. Prandaj o rob i Allahut përgatite veten tënde për tu mbrojtur nga fitnet me vetëdije, zgjidhe shoqërinë e mirë, mbaje rrugën e të drejtës, ndiqe metodologjinë e udhëzimit hyjnorë, ruaje akiden tënde sa të kesh mundësi, madje edhe dijetarët e këshillonin njëri tjetrin që të ruhen nga vendet e fitneve.

Ibn Kajjimi ka thënë: “Ushtria e epsheve të fëlliqura dhe ushtria e dyshimeve të kota janë shumë të rrezikshme, çdo zemër që lëshohet drejt tyre, mbështetet në to, madje pi nga ato derisa ngopet, atëherë dije se goja e tij dhe gjymtyrët e tij spërkasin me ujin e tyre. Në qoftë se robi ka pirë nga dyshimet dhe epshet e kota, nga goja e tij pa dyshim se do të burojnë dyshime, vesvese dhe dëshira ta shëmtuara.”[5]

 Përgaditi: Nexhat Ceka
Burimi: albislam.com

[1] Transmeton Buhariu.

[2] Transmeton Buhariu.

[3] “Mexhmul fetava” 10/577.

[4] Transmeton Ahmedi.

[5] “Miftahu daru seade” 1/140.

GJITHASHTU NË ALBISLAM