LARGOHU PREJ HARAMEVE DO JESH ADHURUESI MË I MIRË

LARGOHU PREJ HARAMEVE DO JESH ADHURUESI MË I MIRË

0 2218

Ebu Hurjejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tregon: Njëherë i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, tha: “Kush i mer këto fjalë (porosi), të veprojë me to, apo t’ua tregojë të tjerëve që ata të veprojnë me to? Unë – o i Dërguari i Allahut – i thashë. Më kapi për dore dhe më tha: Numëro pesë këshilla: Ruaju nga haramet që të jesh adhuruesi më i mirë ndër njerëz. Ji i kënaqur me atë që të ka caktuar Allahu do jesh njeriu më i pasur. Sillu mirë me komshiun që të jesh besimtar. Atë që e do për vete duaje edhe për të tjerët që të jesh mysliman. Mos qesh shumë, sepse e qeshura e tepërt e vdes zemrën”. Shënon Ahmedi, Tirmidhiu.

Shpjegimi i hadithit

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, shoqëroi të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, pandarë, ishte me të në shtëpi e në udhëtim, për këtë ai transmetoi shumë prej haditheve profetike, me rëndësi, që përmbajnë udhëzime dhe porosi madhështore.

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ishte në një ndejë me shokët e tij, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, e u tha: “Kush i mer këto fjalë (porosi), të veprojë me to, apo t’ua tregojë të tjerëve që ata të veprojnë me to?” Ebu Hurejra tha: “Unë o i dërguar i Allahut”, e më morri për dore –gjë që tregon për rëndësinë e madhe të porosive-, e I numëroi pesë këshilla”, pra përmendi pesë veçori, të cilat do i shtjellojmë një nga një.

Porosia e parë: “Ruaju nga haramet”

Nocioni “Haram” përfshinë gjitha ndalesat, si dhe lënien e urdhrave, të cilat janë përmendur në Kuran, apo në sunet, si: shirku, vetëvrasja, vjedhja, zinaja, bartja e fjalëve, gënjeshtra, mashtrimi, fjalët e ndyta, marrja me kamatë, mosrespektimi i prindërve, ndërprerja e lidhjeve farefisnore, pirja e alkoolit, magjia, e të tjera.

Kur robi largohet nga gjitha ndalesat e Allahut ngritet në grada të larta të adhurimit, për arsye të luftimit me vetveten për lënien e ndalesave. Nëna e besimtarëve Aisheja, radijAllahu anha, ka thënë: “Kush ka dëshirë t’ia kalojë një të zellshmit, një adhuruesit, le të përmbahet prej mëkateve”.

Hasan el Basriu ka thënë: “Robërit nuk e kanë adhuruar Allahun me diç më me vlerë se sa me braktisjen e mëkateve”.

Por, duhet të kemi në dijeni se vlerësimi i lënies së mëkateve mbi veprimin e adhurimeve, është për qëllim veprimi i adhurimeve vullnetare, sepse veprat obligative janë më me vlerë se sa braktisja e mëkavete.

Porosia e dytë:  Ji i kënaqur me atë që të ka caktuar Allahu do jesh njeriu më i pasur

I lumtur i vërtetë është ai që pajtohet me caktimin e Allahut, bën durim në raste të caktimit, qoftë për mirë apo për keq. Pajtimi me caktimet e Allahut është një mur që mbron muslimanin nga ndryshimet kohore, është një kopsht me hije, ku strehohet besimtari i lodhur nga vapa e nxehtë e jetës, është pasuri e vërtetë, sepse shumë prej njerëzve kanë hise prej dynjasë, por janë të varfër në shpirtra, të ngratë në zemra, lakmia i verbëroi zemrat e tyre nga burimi i lumturisë dhe pasurisë reale, që është pasuria e qetësia shpirtërore.

Allahu thotë: “në Ditën kur nuk do të bëjë dobi as pasuria as djemtë, por do të bëjë (kenë) dobi (vetëm) ai që vie te Allahu me zemër të pastër.” Shuara, 88-89.

Zemër e shëndoshë është ajo zemër e qetë, që është pajtuar me caktimet e Allahut, i qetësuar me përmendje të Allahut, Allahu thotë: “ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen, me të vërtetë, kur të përmendet Allahu, zemrat qetësohen.” Rad, 28

Pra, kush kënaqet me atë që Allahu ia ka caktuar, e nuk lakmon atë që është në duar të njerëzve, nuk tregohet nevojtar për ta, ndjenja e kënaqëisë me atë që posedon është pasuri dhe krenari, e kundërta është varfëri dhe nënçmim ndaj të tjerëve, ai i cili nuk kënaqet me atë që ka ,nuk ngopet asnjëherë.

Porosia e tretë: Bamirësia ndaj fqinjëve

Sillu mirë me komshiun që të jesh besimtar” i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, përshkroi bamirësinë ndaj fqiut si një prej shenjave të besimit. Kjo bamirësi mund të manifestohet në forma të ndryshme, prej tyre: kthimi i selamit, përgjigjja e ftesës, pengimi i dëmit ndaj tij, ndihmesë në raste nevoje, të interesuarit për të, kryerjen e nevojave të tija, mbrojtjen e nderit e këshillimi.

Fqinjët janë tre: Fqiu i afërt musliman, ai ka të drejtën e fqinjësimit, afërsisë familjare dhe islamit. Fqiu musliman i huaj, ai ka të drejtën e fqinjësimit dhe islamit. Dhe fqiu jo musliman, i cili gëzon të drejtën e fqinjësimit, e nëse është i afërt me afërsi farefisnore i takon e drejta e tij farefisnore.

Xhibrili, alejhi selam, porosiste pandarë të dërguarin, sal-Allahu alehi ve selem, për fqinjët, saqë i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, supozoi se Allahu do i bën ata një nga trashëgimtarët. Abdullah ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, përcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allah alejhi ve selem, ka thënë: “Xhibrili vazhdimist më porosit për fqiun, saqë mendova se do e bëjë një prej trashëgimtarëve”. Buhariu dhe Muslimi

Porosia e katërt: Duaje për njerëzit atë që e do për vete

Atë që e do për vete duaje edhe për të tjerët që të jesh mysliman”, një prej atributve që tregon përsosmërinë e islamit dhe pozitën e lartë të tij është të duash për njerëzit atë që dëshiron për vete, të duash të mirën është moral parimor i islamit, me të cilin duhet të pajiset çdo musliman, nuk është përmendur të urresh për vëllaun tënd atë që urren për vete, ngase vetë shprehja të duash nënkupon veprimin e të kundërtës.

Porosia e pestë: Mos qesh tepër

Mos qesh shumë, sepse e qeshura e tepërt e vdes zemrën”, e qeshura është një veçori e njeriut, ngase kjo vije si pasojë e të kuptuarit të fjalëve që e dëgjon, apo një ndodhie që e sheh, e qeshet, por, e qeshura e tepërt ngjall errësirë në zemër dhe shkakton vdekjen e saj.

Islami –si fe e natyrshmërisë së pastër- nuk paramendohet që prej tij të burojnë kundërshtime me natyrshmërin e pastër të njeriut, si edhe qeshja, e gëzimi. Përkundrazi ai mirëpret çdo gjë që e shndërron jetën në një buzëqeshje të mirë, dëshiron që muslimani të jetë një personalitet pozitiv, aktiv e fytyrqelur. Urren njeriun e mërrolur e pasiv, i cili nuk shikon në jetë e në njerëz, pos, përmes një shikimi të zymtë.

Prijës i muslimanëve në këtë është i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejh ve selem, i cili përkundër preokupimeve të shumta, e të llojllojshme, bënte shaka me shokët e tij, por nuk fliste gjë tjetër pos atë që është e vërtetë, jetonte me shokët e tij një jetë normale, qeshej me ta, luante e bënte shaka, njejtë sikur që bashkohej me ta në dhimbjet, brengat e fatkeqësitë e tyre.

Për këtë, ajo që ndalohet në këtë hdatih nuk është e qeshura në esencë, por teprimi në të, e qeshura e cila mund të shpie në pasoja, e sjellje që nuk janë në pajtim me islamin, çdo gjë që del nga kufijtë, shndërrohet në të kundërtën e saj.

 

HADITHI I TRETË

POROSI DHE UDHËZIME PROFETIKE

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM