LËMOSHA

LËMOSHA

0 828
  1. Lëmosha është një prej veprave më të çmuara dhe më të pastra, që shpreson i vdekuri besimtarë po të kthehej në dynja e të jep lëmoshë “O Zoti im, sikur të më kishe lënë edhe një kohë të shkurtër në jetë, do të kisha dhënë lëmoshën dhe do të bëhesha ndër të mirët!”.
  2. Njerëzit më të bekuar në pasuritë e tyre, janë ata të cilët japin më shumë lëmoshë, në hadith është thënë: “Nuk ka lëmoshë që ka pakuar pasuri”. Apo në hadithin Kudsij: “O biri i Ademit shpenzo (jep lëmoshë), Unë shpenzoj në ty”.
  3. Lëmosha e dhënë me vetëdëshirë është shenjë e besimit, ndërsa lëmosha e dhënë me padëshirë është shenjë e hipokrizisë, Allahu për hipokritët thotë: “dhe nuk shpenzojnë (nga pasuria) veç se në mënyrë të urryer”.
  4. Lëmosha largon padrejtësinë e zullumqarit. Është vërtetuar që Nehaiu ka thënë: “(të parët) Ishin të mendimit se njeriut që i është bërë dëm, nëse jep diç si lëmoshë, largohet prej tij (dëmi)”. Pra, është një shkak i cili është anashkaluar, për të cilin ka aluduar edhe vetë Kurani.
  5. Lëmosha e ndihmon të shtypurin kundrejt zullumqarit, e largon vuajtjen e tij dhe pakëson ndikimin e dëmit “Çfarëdo gjëje që të jepni dhe çdo betim që të bëni, me siguri që Allahu ka dijeni për atë! Keqbërësit nuk do të kenë askënd që t”i ndihmojë”.
  6. Kur i dërguari, salAllahu alejhi ve selem, shihte dikë të vrerosur, i skuqej fytyra, dhe nxiste në dhënie të lëmoshës. Është vërtetuar se disa njerëz këmbëzbathur e me tesha të shqyera, erdhën tek i dërguari, salAllahu alejhi ve selem, ai doli, hipi në minber dhe nxiti njerëzit në dhënie të lëmoshës.
  7. Allahu thotë: “Shpenzojeni pasurinë në rrugën e Allahut dhe mos e çoni veten tuaj në shkatërrim”. Prej shkaqeve të dënimit dhe shkatërrimit të shoqërive është braktisja e lëmoshës kur është nevoja për të.
  8. Allahu nuk e tërheq dhuntinë e Tij ndaj robit falënderues, prej falënderimeve më të mëdha është shpenzimi (lëmosha) dhe prej veprave më madhështore, dhurimi i ushqimit në kohë të urisë, “ose me ushqyer, kur bredh uria”.
  9. Njeriu i cili mundohet në shpenzimin e tij, e pastaj bie në dorën e atij që ai nuk është i kënaqur me të, shpërblimin e ka të plotë. Në hadith të vërtetë përmendet që një njeri është shpërblyer për lëmoshën e tij që kishte rënë në dorën e një të pasuri, një vjedhësi dhe lavires.
  10. Është bërë i njohur hadithi “Shëroni të sëmurit tuaj me lëmoshë”, nuk është hadith i vërtetë, e transmeton Bejhakiu dhe të tjerë nga transmetime të dobëta. Kuptim i këtij hadithi është i vërtetë, por nuk është e vërtetë si fjalë e të dërguarit, salAllahu alejhi ve selem.

Autor: Shejh AbdulAzizi Et Tarifi

https://www.facebook.com/AbdulazizEtTarifi

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com