Lidhjet nga qumështi ndalojnë martesën ashtu si lidhjet nga gjaku

Lidhjet nga qumështi ndalojnë martesën ashtu si lidhjet nga gjaku

0 3422

Pyetja:

-Jam një djalë 24 vjeçar dhe desha të martohem me një vajzë, por më informuan, se babai i saj kur ka qenë i vogël, ka pirë qumësht nga nëna ime dhe pyetja ime është, a më lejohet martesa me vajzën e tij?

Përgjigje:

-Nëse vërtetohet se babai i vajzës, ka pirë qumësht nga nëna jote, 5 herë apo më shumë, atëherë ti konsiderohesh vëllai i babait të saj, ndërsa vajza e tij konsiderohet bija e vëllait tënd nga qumështi, kështu që e ke haram që të martohesh me atë vajzë, argument për këtë kemi fjalën e Allahut të Lartësuar ku thotë:

 “U ndalohet kurorëzimi me nënat tuaja, me bijat tuaja, me motrat tuaja, me hallat tuaja, me tezet tuaja, me bijat e vëllait tuaj, me bijat e motrës suaj, me nënat (gratë) që u kanë dhënë gji, me motrat tuaja që kanë thithur prej një gjiri”.[1]

Ndërsa nga hadithet e Pejgamberit salallahu alejhi ve selem, kemi hadithin ku thotë:

“Ju është ndaluar martesa nga lidhjet e qumështit, ashtu siç e keni të ndaluar martesën nga lidhjet e gjakut”[2]

Allahu e ka sqaruar se mashkulli e ka të ndaluar të martohet me vajzën e vëllait të tij për nga gjaku, andaj si rrjedhojë e kësaj i ndalohet që të martohet me vajzën e vëllait të tij nga qumështi, duke u bazuar gjithashtu në hadithin e lartpërmendur dhe në mendimin e përbashkët të dijetarëve.

Allahu na dhashtë sukses.[3]

Shejh AbdulAziz Bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:

Mujdin Xh. Xhaferi

Burimi: albislam.com

[1] Sure Nisa-81

[2] Shënon Buhari,2645

[3] Mexhmu el Fetava vel mekalat mutenevia, pjesa 21