LLOJET E EDUKATËS NË ISLAM

LLOJET E EDUKATËS NË ISLAM

0 1319

1-Edukata me Allahun, azze ve xhel.
2-Edukata me Muhamedin,  alejhi salatu ves selam.
3-Edukata me njerëzit
4-Edukata me vetveten

-Sa i përket llojit të parë të edukatës kjo është baza e të tjerave, kush edukohet me të parën në mënyrë të vërtetë, patjetër duhet që pas kësaj të edukohet me mënyrën e sjelljes ndaj imamit e mësuesit të tij Muhamedin, alejhi selam, me robërit e Allahut dhe me vetveten e tij.
-Mirëpo, nëse sillemi mirë me robërit e Allahut njëkohësisht kjo aludon që kemi edhe edukatë me Allahun azze ve xhel , dhe rrallë herë arrin të shohësh rob të Allahut i cili nuk ka edukatë të mjaftueshme me Allahun azze ve xhel, e pastaj të sillet me njerëzit me edukatë të mirë ose të sillet mirë edhe me vetveten e tij.”

Thotë Jahja bin Muadh er Razi Allahu e mëshiroftë – “Kush edukohet me edukatën e Allahut xhele ve ala atëherë përmes kësaj arrin ai (njeriu) të bëhet prej të dashurve (evlijave) të Allahut të Madhërishëm “.

وقال رسول الله صلى الله عليه وسلم:((إن الناس لم يعطوا شيئاً خيراً من خلق حسن)) صحيح الجامع
Muhamedi alejhi selam ka thënë ; “Me të vërtetë njerëzve nuk iu është dhuruar diçka më e mirë sesa morali i mirë.”
Hadithi sahih (i vërtetë)
Transmeton Taberani në librin e tij el Kebir me numër rendor 1/179,dhe e saktësoi Shejh Albani në përmbledhjen e tij të haditheve të sakta me numër rendor 1973.
قال رسول الله صلي الله عليه و سلم :” أثقل ما يوضع في الميزان يوم القيامة : تقوي الله و حسن الخلق ”
Muhamedi alejhi selam ka thënë ; “Puna më e rëndë që vihet në peshoren e njeriut Ditën e Gjykimit, është Frika ndaj Allahut (devotshmëria) dhe morali i mirë.”
Hadithi i vërtetë (sahih)
(Transmeton Ahmedi(6/446),Tirmidhiu (2003),Ebu Davudi (4799),Ibn Hibbani (481) .
Dhe hadithin e ka saktësuar Imam Tirmidhiu , Shejh Shuajb Arnauti dhe Shejh Albani.

عن أَبِى هُرَيْرَةَ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم: « إِنَّمَا بُعِثْتُ لأُتَمِّمَ صَالِحَ الأَخْلاَقِ » . أخرجه الإمام أحمد في مسنده.
Muhamedi alejhi selam ka thënë -“Jam i dërguar për përsosjen e normave -virtyteve të mira të moralit”.
(Hadithi i saktë )
Transmeton imam Ahmedi (2/381),Hakimi(2/612), Bejhekiu në Sunen (10/191 dhe Bezari (2740), Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. E saktësoi Hakimi e me këtë saktësim u pajtua edhe Dhehebiu, këtë e forcoi Shejh Alameh Shuajb Arnauti, Allahu e ruajt në Musned (2/513),dhe Shejh Alameh Albani në Sahihul Xhamiu (përmbledhje e haditheve të sakta) numër. 2349, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë.

Transmetohet se Aisheja Allahu qoftë i kënaqur me të ka thënë –
“Morali i Resulullahut, sal-lallahu alejhi ve selam, ishte Kur’ani”
(Hadithi Sahih( i vërtetë,i saktë) .
Transmeton Imam Ahmedi (6/163),Muslimi(746),Ebu Davudi (1343) dhe Nesaiu (3/60), Allahu i mëshiroftë të gjithë dhe qofte i kënaqur me Imamët e lartpërmendur.

Allahu azze  vexhel thotë në suren En Nur (ajeti 21) thotë: “Sikur mos të ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij , askush prej jush nuk do të pastrohej kurrë (prej mëkateve), por Allahu e pastron atë që do Ai, Allahu dëgjon dhe di.”

“Pra ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. E ka dështuar ai qe e poshtëroi vetveten.(Esh Shems, 9-10).

Erdhi një njeri tek Pejgamberi alejhi selam dhe i tha: Më këshillo, i tha Pejgamberi alejhi selam “ke frikë Allahun kudo që të jesh”. Tha njeriu: Më shto edhe diçka tjetër. Pejgamberi alejhi selam i tha : “Pas çdo pune të keqe që vepron pasoje atë me diçka të mirë, sepse ajo shlyen punën e keqe. Tha njeriu: Më shto ende. Tha Pejgamberi alejhi selam: “Dhe sillu me njerëzit me moral (edukate) të mirë “. (Hadithi i sakte ) ,(Transmeton Tirmidhiu (1987), Hakimi (1/121), Tirmidhiu ka vlerësuar hadithin si hasen (të mirë) gjithashtu i këtij mendimi është edhe Shejh Shuajb Arnauti e ka saktësuar Hakimi, Dhehebiu dhe imam Albani Allahu qoftë i kënaqur me ta.

Ka thënë Hasan el Basriu Allahu e mëshiroftë : “Kush e  zotëron moralin e keq ai veçse e ka dënuar vetveten”.

Ka thënë Fudajl ibn Ijadi Allahu e mëshiroftë në lidhje me fjalën e Allahut, azze ve xhel në suren Nisa ajeti 19 ku Allahu  thotë : “Dhe mos mbytni veten tuaj “. dmth thotë Fudajli – dhe mos u bëni gafila (dembelia,përtacia) me nefsin ,vetveten e juaj” dhe thotë “kush behet gafil (i pakujdesshëm ,përtacia) me veten e tij, ai veçse e ka mbytur veten e tij me këtë pakujdesi .”

Ka thënë Enes ibnu Malik Allahu e mëshiroftë : “Me të vërtetë robi Allahut e arrin me moralin e tij shkallën më të lartë në xhenet edhe pse ai nuk është adhurues i dalluar (që njihet për ibadet të shumtë), dhe robi bie me moralin e tij të keq në shkallën më të ulët në xhehenem ndërsa ai njihej si adhurues i denjë ndaj Allahut.”

Ka thënë Jahja ibn Muadh, Allahu e mëshiroftë: Kush posedon moral të lartë ka zotëruar depon e gjerësisë së rrizkut (bereqetit)”.

Ka thënë Fudajl ibn Ijadi Allahu e mëshiroftë: “Më e dashur  për mua do të ishte të më shoqëronte një njeri fasik (gjynahqar,i dhënë pas qejfeve) mirëpo me moral dhe sjellje të mirë, sesa të më shoqërojë një ibadetgji (adhurues i denjë) mirëpo me sjellje të keqe, moral jo të mirë.”

Dhe argumente fjalë të Allahut, Muhamedit alejhi selam dhe fjalëve të selefit në këtë drejtim kemi të shumtë po mjaftohemi  me përkthimin e këtyre që i cekem deri më tani. Allahu na bëftë prej atyre robërve që kanë edukatë të mirë si me Allahun azze ve xhel, me Pejgamberin alejhi selam, me njerëzit dhe me vetveten (shënim i përkthyesit).

Mos na harroni në duatë tuaja !

Përktheu – Suad Shabani
Burimi: albislam.com
Marrë nga libri الجامع لأخلاق الراوي وآداب السامع للخطيب البغدادي

Të autorit Hatib el Bagdadi, Allahu e mëshiroftë.

GJITHASHTU NË ALBISLAM