LUTU PËR VËLLEZËRIT TË CILËT I KA GODITUR FATKEQËSIA!

LUTU PËR VËLLEZËRIT TË CILËT I KA GODITUR FATKEQËSIA!

0 575

Lutu për vëllezërit të cilët i ka goditur fatkeqësia!

Disa dijetarë, kur binte ndonjë fatkeqësi mbi myslimanët, nuk flinin fare nga dhimbja që ndjenin. S’ka nënë që qanë e të mos jetë si nëna jote. S’ka motër që ka humbur vëllain e të mos jetë si motra jote. S’ka vajzë që ka humbur babanë, që është bërë jetime, e të mos jetë si vajza jote. Ky është obligimi i myslimanit: të ndjejë vëllazërinë islame dhe obligimet ndaj Islamit dhe më e pakta që mund të bëjë për t’i ndihmuar vëllezërit e tij me tërë atë që nënkupton fjala ndihmë. Ky është një themel në të cilin besojmë, pra, secili vëlla në Islam që kërkon ndihmë prej nesh, e kemi obligim t’i ndihmojmë me tërë atë që kupton kjo fjalë dhe të gjejmë me të një arsyetim tek Allahu. Ndërsa, ajo më e pakta që ua porosisim të tjerëve e që nuk është pak: të nxitojë (me lutje) robi tek Allahu. Ku e di ti, ndoshta një lutje e jotja pranohet në errësirën e natës apo dritën e ditës, ku mund ta dish?! Ndoshta lutesh për vëllezërit tu me një lutje që Allahu t’ua largojë brengat e të fitosh shpërblime shumë të mëdha. Lutu për vëllezërit tu, lutu në namazin tënd, lutu në sexhdet tua, lutu në kohët kur shpresohet më shumë pranimi i lutjeve dhe nxitoni tek Allahu pos të cilit s’ka të adhuruar e as zot tjetër.

Muhamed ibën Muhamed Muhtar Shenkitij

Përktheu: Agim Bekiri

Burimi: albislam.com