Martesa e femrës me një mashkull të medhhbebit tjetër?

Martesa e femrës me një mashkull të medhhbebit tjetër?

0 2835

Pyetja: Cili është dallimi mes Ehli Sunetit dhe medhhebeve të tjera (për shembull hanefi, maliki, shafi)? A i lejohet një vajze që është prej Ehli Sunetit të martohet me një njeri, i cili nuk është ndjekës i ndonjë medhhebi?

Përgjigja: Përballë Ehli Sunetit nuk qëndrojnë shkollat juridike, si shkollat e imamëve Ebu Hanife, Malikut, Shafiut, Ahmed ibën Hanbelit. Përkundrazi përballë Ehli Sunetit qëndrojnë ithtarët e risive dhe lajthitjeve në çështjet e besimit dhe metodologjisë, siç kanë qenë dhe janë sektet e mutezilive, murxhive, sufive etj.

Katër medhhebet e njohur janë shkolla juridike dhe imamët e këtyre shkollave janë në të njëjtën kohë edhe imamë të Ehli Sunetit. Në realitetin e sotëm me keqardhje konstatojmë, se shumica e ndjekësve të këtyre shkollave juridike e ndjekin  edhe rrugën e risimtarëve dhe të lajthiturve në çështjet e besimit.

Është pyetur Masumiu : A është i detyruar muslimani të ndjek ndonjërin prej katër medhhebeve te njohur?

Përgjigja e tij ishte: Muslimanit i lejohet të ndjek njërin prej katër shkollave juridike, nëse nuk ka dije me të cilën ai ka mundësinë të nxjerri dispozita nga Libri i Allahut dhe Suneti i të Dërguarit, por po ai detyrohet ta pasojë të vërtetën e argumentuar, kur t’i bëhet e qartë, edhe atëherë kur bie ndesh me medhhebin e tij.

Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, thotë: Allahu në Librin e Tij e ka kritikuar largimin nga ndjekja e të Dërguarve dhe pasimin e fesë së shpikur nga etërit. Ky është taklidi (pasimi qorrazi- imitim i verbër), të cilin e ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari i Tij. Taklid është pasimi i atyre që nuk janë të Dërguar, duke i kundërshtuar mësimet e të Dërguarve dhe kjo me konsensusin e muslimanëve  është haram për çdonjërin. Nuk lejohet bindja ndaj krijesës duke bërë mëkat ndaj Krijuesit. T’i bindemi të Dërguarve është farz për çdonjërin prej të diturve dhe të paditurve, në çdo kohë dhe në çdo vend, kur është vetëm dhe para njerëzve, në çdo situatë… Allahu e ka bërë detyrim bindjen ndaj të Dërguarit në më se dyzet vende në Kuranin Famëmadh.

Taklidi nga i paafti për ta argumentuar mendimin e tij para dijetarit është i lejuar tek shumica e dijetarëve. (Mexhmu’ul Fetava vëll. 19 fq. 260-266)

Pasuesit e gjeneratave të lavdëruara janë të kapurit për Kuranin dhe Sunetin në çështjet e besimit (akides), fikhut dhe etikës. Ata kurrsesi nuk e kundërshtojnë Kuranin, Sunetin dhe qëndrimet rreth të cilëve janë pajtuar gjeneratat e zgjedhura të këtij umeti.

Dijetari i njohur Salih El Feuzan, Allahu e ruajt, thotë:

Në rrugën e selefit janë pasuesit e gjeneratave të lavdëruara të këtij umeti, gjeneratat e sahabëve, tabiinëve dhe imamëve të dalluar e me peshë, që ishin në rrugën e drejtë në çështjet e besimit dhe metodologjisë, që e dëshmuan besimin e tyre dhe përpikërinë në zbatimin e Islamit, si besim, legjislacion, etikë dhe moral. Ata qëndrojnë larg risive, devijimeve dhe besëtytnive.  Ky është Ehli Suneti, emër të cilin ata nuk e përdorin për t’u lavdëruar, por për të bërë dallim mes tyre dhe ithtarëve të sekteve të lajthitura. (El Munteka min fetava Shejh Salih El Feuzan, vëll. 1, pyetja nr. 206)

Nga kjo që u tha arrijmë në përfundimin, se nëse ndonjë njeri me besimin dhe moralin e të cilit jemi të kënaqur vjen dhe e kërkon për grua një muslimane, nuk ka pengesa për realizimin e kësaj martese, edhe nëse  personi në fjalë nuk është ndjekës i ndonjë medhhebi prej katër medhhebeve të njohur. Atij me siguri duhet t’i jepet përparësi para atyre që u përkasin grupeve të devijuara, me të cilët nuk lejohet të lidhet marrëveshja e kurorëzimit.  Allahut i takon dija e plotë.

(Muhamed Salih El Munexhid)

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 2826