MBRETËRESHAT E BUKURISË

MBRETËRESHAT E BUKURISË

0 1702

Fotot më të bukura, nga gratë më të bukura!!

Fotoja e parë: Gruaja e cila e di përmendësh librin e Allahut dhe dispozitat e tij i nxjerr në vepra.

Fotoja e dytë: Gruaja e cila për model dhe shëmbëlltyrë i merr gratë e shokëve (sahabeshat) të Pejgamberit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

Fotoja e tretë: Gruaja të cilës nuk ia tërheqin vëmendjen thirrjet e ndryshme për ta zbuluar trupin dhe larguar mbulesën e saj.

Fotoja e katërt: Gruaja e cila i respekton prindërit … dhe ia jep hakun gjërave në të gjitha sferat.

Fotoja e pestë: Gruaja e cila e respekton burrin e saj. E respekton në çdo gjë që nuk e zemëron Allahun e Madhëruar dhe atij i bëhet shok dhe përkrahës.

Fotoja e gjashtë: Gruaja e cila e ndalon veten nga gjumi i ëmbël, që të qëndron para Allahut në namaz dhe të kërkon nga Ai shpërblime dhe mirësi.

Fotoja e shtatë: Gruaja e cila agjëron nafile (agjërim vullnetar), duke e kërkuar kënaqësinë e Allahut dhe dashurinë e Tij dhe bekimin e Tij.

Fotoja e tetë: Gruaja e cila e mbron gjuhën e saj dhe nuk merret me të metat e njerëzve.

Fotoja e nëntë: Gruaja e cila nuk e shikon atë që e ka ndaluar Allahu.

Fotoja e dhjetë: Gruaja e cila e flijon pasurinë dhe familjen dhe shpirtin në rrugë të Allahut dhe të ndihmëses së Islamit.

Këto janë mbretëreshat e mrekullueshme të bukurisë në dynja.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 2555