Me çka pëlqehet të merret haxhiu në ditën e Arafatit?

Me çka pëlqehet të merret haxhiu në ditën e Arafatit?

0 2053

Pyetje: Me çka pëlqehet të merret haxhiu në ditën e Arafatit?

Përgjigje: Njeriu apo haxhiu pëlqehet të bëjë sa më shumë dua  (lutje).

Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Duaja më e mirë është duaja e cila bëhet ditën e Arafatit …” (Tirmidhiu: 3585).

Transmetohet nga Usame Ibn Zejdi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: ” Isha në shoqërimin e Pejgamberit alejhi selam në ditën e arafatit, i dërguari i Allahut i ngriti duart lartë dhe bënte dua.” (Nesaiu: 3011).

Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Nuk ka ditë që Allahu i largon robërit e Tij nga zjarri i Xhehenemit sesa ditën e Arafatit.” (Muslimi: 1348).

Shejh Hamed Ibn Abdullah Ibn Abdulaziz el Hamed.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com