Më shkon mendja në imoralitet, si duhet të veproj?

Më shkon mendja në imoralitet, si duhet të veproj?

0 1352

Pyetje: selam alejkum, kam një pyetje: shpesh më shkon mendja në imoralitet, megjithëse falë Allahut nuk bëj vepra të tilla të shëmtuara. Më intereson a kam gjynah për këtë dhe si të veproj?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi Muahmedin, familjen dhe shokët e tij:

S’ka dyshim se amoraliteti është një vepër e shëmtuar nga e cila duhet të largohet njeriu. Allahu i madhëruar thotë: “Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.” (Isra: 32)

Mendimi rreth një mëkati të këtillë nuk është mëkat përderisa njeriu nuk vepron dhe nuk flet rreth tij, siç ka thënë i Dërguari: “Allahu për shkak meje ia ka falë umetit tim gjërat që i mendon përderisa nuk i bën dhe nuk i flet”

Mirëpo duhet të dimë se mendimi i shpeshtë për një gjë të çon ta bësh të njëjtën ose në rastin më të mirë të angazhon nga mendimet tjera të dobishme. Dijetarët thirrin që njeriu të përmirësojë mendimet e cekëta në mënyrë që të mos e zvarrisin atë dalëngadalë në veprime të shëmtuara. Doktori i zemrave Ibën Kajim elXheuzije thotë: “shmange mendimin (për të bërë mëkat) së në të kundërtën bëhet ide. Shmange idenë se në të kundërtën kthehet në epsh. Luftoje epshin se shndërrohet në vendosmëri. Largoje vendosmërinë sepse kthehet në veprim. Nëse këtë veprim nuk e korrigjon me veprime të kundërta (punë të mira) të bëhet zakon dhe pastaj e ke të vështirë të ndahesh nga ajo vepër.” (Fevaid)

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM