MEDITIME KURANORE – 13

MEDITIME KURANORE – 13

0 1166

1. Fol mirë ose heshtë!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Kur ju atë (shpifjen) e përcollët me gjuhën tuaj dhe për atë që nuk kishit kurrfarë dije folëshit duke menduar se ajo ishe imtëssi e parëndësishme, ndërsa te Allahu ajo është e madhe.” (Nurë; 15).

Abdullah Ibn Mes’udi, radijAllahu anhu, ka thënë: “Nuk ka në fytyrën e tokës diçka që meriton burgim të gjatë sesa gjuha.”

El Fevaid, të Ibn Kajimit; fq.317

2. I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, model i përkryer!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Ka prej tyre që të shikon ty (duket se po të shikon).” (Junus: 43).

Shikimi në moralin, veprat, udhëzimet, sjelljet dhe gjendjen e pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, është argument i mjaftueshëm që ai me të cilën ka ardh dhe thërret në të është e vërtetë. I mjafton kjo si argument atij që është i mençur dhe ka logjikë të shëndosh, duke mos shikuar fare argumentet të shumta të tjera që flasin për një gjë të tillë.

Shejh Abdurrahman es Sa’dij Tefsiri i Shejh Sa’dit, fq.365

3. Mos u mashtro me vonimin e dënimit!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhëmbshëme i ashpër.” (Hud; 102).

Ebu Imran el Xhuvenij, rahimehullah, ka thënë: “Mos të ju mashtrojë vonimi i dënimit e as bukuria e kërkesave, ngase kur t’ju kaploj dënimi i Allahut, ai(dënimi) është i dhembshëm dhe i ashpër.”

I mençuri nuk mashtrohet me vonimi ardhjes së dënimit, por i tilli e largon dënimin para ardhjes së tij me pendim tek Allahu!

Ed durur el menthur; 4/474

4. Ji shembull i mirë për familjen dhe të tjerët!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre, e për t’i sprovuar me të, sepse shpërbimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm.” (Ta’ha; 131).

Omeri, radijAllahu anhu, e zgjonte familjen e tij për faljen e namazit të natës. Mirëpo, ai së pari u falte vet në mênyrë që të ishte shembull për ta si dhe e fuste në praktik këtë ajet Kur’anorë.

El Muharrer el Vexhiz; 4/71

5. Dashuria e Allahut është e lidhur ngushtë me pasimin e sunetit!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu të ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se Allahu është që fal shumë, mëshiron shumë.” (Imran; 31).

Kush e do Allahun dhe të dërguarin e Tij, salallahu alejhi ue selem, me dashuri të vërtetë nga zemra e tij, i obligohet të tillit që të doj me zemrën e tij gjërat që i do Allahu dhe i dërguari i Tij,salallahu alejhi ue selem, dhe të urrej ato që i urren Allahu dhe i dërguari i Tij, salallahu alejhi ue selem. Nëse personi në fjalë kryen ndonjë vepër që bie ndesh me këtë që e cekëm, një gjë e tillë argumenton se personi në fjalë ka mangësi në këtë dashuri obligative, andaj i tilli duhet të pendohet nga gjërat që bien ndesh me Allahun dhe të dërguarin e Tij (të cilat ai i ka vepruar), salallahu alejhi ue selem, në mënyrë që të arrij ta plotësoj dashurinë obligative ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij, salallahu alejhi ue selem.

Hafidh Ibni Rexhebi, rahimehullah Tefsir Ibni Rexheb; 1/201

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM