MEDITIME KURANORE – 14

MEDITIME KURANORE – 14

0 1173

1. Shkaku i lumturisë dhe i mjerimit në dy botët!

Kur’ani është prej shkaqeve kryesore të lumturisë, Allahu, xhele ue ala, ka thênë: “Ne nuk ta shpallëm Kur’anin për të munduar ty.” (Ta’ha; 2)

Kurse, lënia e Kur’anit pas dore është prej shkaqeve kryesore të mjerimit, Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër.” (Ta’ha; 124)

Dr. Muhamed Seidi

2. Vetëm me ndihmën e Allahut arrihet suksesi!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “E prej tyre ka që janë dëmtues të vetëvetës, ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që janë garues në të mira me ndihmën e Allahut.” (Fatir; 32).

Kur e ceku Allahu për ata që janë garues në të mira, tha: “me ndihmën e Allahut.” Në mënyrë që mos të mashtrohet dhe vetëpëlqehet njeriu me vetveten e tij. Pra, i tilli nuk ka arritur të jetë i tillë përpos se me ndihmën dhe kujdesin e Allahut. Duhet, patjetêr i tilli ta angazhoj veten me falënderim ndaj Allahut për dhuntit e panumërta që ia dhuroi Allahu të tillit.

Shejh Sa’dij Tefsiri i Shejh Sa’dit: fq.689

3. Vështirësitë e vdekjes dhe pishmanllëku në ato çaste!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Dhe ndërhyhet (ndërhyn Allahu) ndërmjet tyre dhe ndërmjet asaj që dëshirojnë ata, ashtu sikurse është vepruar me parë me të ngjashmit e tyre (partinë e tyre), vërtet, ata ishin ë një dyshim të fortë.” (Sebe; 54).

Disa nga selefët e kanë komentuar, duke thënë: “Se të tillët(ata) e dëshiruan teuben(pendimin) në çastet e vdekjes.”

Hasan el Basriu, rahimehullah, ka thënë: “Ki frikë Allahun o biri Ademit! Mos t’i kesh prezent dy gjëra për një moment. Vështirësitë e vdekjes dhe pishmanllëkun për të kaluarën (që nuk ke vepruar vepra të mira).”

Tefsir Ibni Rexheb; 1/304

4. Mos bë gara për inatë të dikujt, por puno për Allah!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Thuaj: “Unë ju këshilloj vetëm me një gjë: Për hir të All-llahut të angazhoheni sinqerisht dy nga dy ose një nga një.” (Sebe; 46).

Duhet që të jetë angazhimi juaj për hir të Allahut, xhele ue ala, e jo që të dilni fitues ndaj atij që ju e urreni. Nëse angazhimi juaj është për hir të Allahut do të jeni prej të udhëzuarve.

Ibn Hubejre Dhejl Tabakatul Hanabile; 2/148

5. Shpërblimi i kapjes për Kur’an dhe pasojat e anashkalimit të Kur’anit!

Ka dallim të madh në lidhje me meditimin e Kur’anit në mes të parëve të këtij umeti dhe në mes nesh. Lënia anash e meditimit të Kur’ani e zhduk dhe largon diturinë. Lënia anash pasimit të Kur’anit i zhduk dhe largon veprat. Nuk kemi mundësi të dalim nga ky gaflet dhe kjo huti përpos se duke medituar Kur’anin dhe duke pasuar atë ashtu siç e kanë pasuar të parët e këtij umeti. Nuk kemi për të shpëtuar derisa të besojmë dhe të veprojmë vepra të mira.

Allahu, xhele ue ala, thotë: “Pra, ata të cilët e besojnë atë, e ndërojnë dhe e ndihmonë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, të tillët janë të shpëtuarit.” (A’raf; 157).

Beshir el Ibrahimi Athar el Imam Muhamed El Beshir el Ibrahimi: 1/327

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM