MEDITIME KURANORE – 15

MEDITIME KURANORE – 15

0 1038

1. Shfrytëzimi i kohërave të çmuara për kryerjen e veprave të mira!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: ً“Të mjerët ne për atë që lëshuam (nga punët e mira në dynja) ” (En’am; 31).

Ky është një përshkrim të cilin na rrëfen Allahu se si jobesimtarët e humbur do të bëhen pishman në ditën e gjykimit se përse nuk kanë qenë prej vepërmirëve në dynja. Dhe ja neve na kanë ardhur dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, le t’i shfrytëzojmë dhe mos të bëhemi pishman në ditën e gjykimit se përse nuk i kemi shfrytëzuar këto ditë në kryerjen e veprave të mira.

Dr. Omer el Mukbil

2. Rreziku i lënies së Kur’anit pas dore!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “E i dërguari tha: “O Zot imi, vërtet, populli im e konsideroi këtë Kur’an si (diç) të hedhur!” (Furkan; 30).

Si do të ndiheshe po të të mundësohej ta ndëgjoje këtë rënkim apo ankes të pejgamberit alejhi selam tek Zoti i tij në lidhje me anashkalimin e leximit dhe veprimit me Kur’an.

Hafidh Ibn Kethiri, rahimehullah, ka thënë: “Lënia e meditimit dhe kuptimit të porosive të Kur’anit është prej konsiderimit të Kur’anit si diç të hedhur(distancim dhe lënie anash).”

Tefsirul Kur’anil Adhim; 6/108

3. Fol pak dhe vepro shumë!

Bëje që veprat e tua, sjelljet dhe raportet e tua me njerëzit të dëshmojnë se je i fortë, i guximshëm dhe i besueshëm.

Shembull praktik nga Kur’ani;

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “E kur arriti ujin e Medjenit, aty gjeti një grumbull njerëzish që po i jepnin bagëtisë ujë, e pak më larg prej tyr vërejti d gra që o i ndalnin (kafshët e tyre) e u tha: “E çka është puna e juve dyjave?” Ato që të dyja i thanë: “Ne nuk u japim juë deri që të largohen barinjtë, kurse babai ynë është shumë i vjetër!” Atëherë ai u dha ujë (kafshëve) të tyre, pastaj u largua anash nën një hije e tha: “O Zoti im, unë kam nvojë për çkado që të më japësh!” E njëra prej tyre erdhi te ai, ecte e turpërueshme, e tha: “Babai im të thërret që të paguaj ty shpërblimin për atë që na u dhe (bagëtisë) ujë!” E Kur shkoi (Musai) te ai dh ai i tregoi atij ngjarjen, ai tha: “Mos ke frikë, paske shpëtuar nga populli zullumqar!” Njëra prej atyre dyjave: “O babai im, merre këtë në shërbim me pagë, pse më i miri i atij që do ta marrësh në shërbim është ai i fuqishmi, e bsniku!” (Kasas; 23-26).

Dr. Muhamed Rebia

4. Mosinteresimi i disa prindërve për fëmijët e tyre!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Dhe vështroi shpendët e tha: “ç’është kjo që nuk e shoh pupëzën? Jo, ajo nuk qenka këtu!” (Neml; 20).

Pejgamberi i Allahut, Sulejmani alejhi selam pyeti dhe u interesua për shpendin (pupzën), ngase ajo nuk ishte prezent në ato çaste, kurse sot shumë prej baballarëve nuk e dinë se ku i kanë fëmijët e tyre. I lirojnë të dalin nëpër sokaqe dhe nuk lodhen fare se ku shkojnë dhe me kënd shoqërohen.

Muhamed el Garir

5. Dituria e frytshme të bën të mos jepesh shumë pas dynjasë!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “E ata që ishin të zotët e diturisë thanë: “Të mjerët ju, shpërblimi i All-llahut është shumë më i mirë.” (Kasas; 80 ).

Aq sa ju është dhënë dituri aq më asket do të jenë në dynja.

Ibn Hubejre Dhejl Tabakat el Hanabile; 2/149

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM