MEDITIME KURANORE – 26

MEDITIME KURANORE – 26

0 779

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ja dërguam (popullit) Adit, vëllaun e tyre – Hudin. Ai tha: “O populli im! Adhuronie Allahun, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij. E, a nuk po i ruheni dënimit?” Paria e popullit të tij, të cilët nuk besonin thanë: “Na, me të vërtetë, të konsiderojmë ty mendjelehtë dhe ne mendojmë se je gënjeshtar”. (El A’raf: 66).

Thirrja e Hudit zgjati dhe kur populli këmbnguli në devijimin e tyre,refuzuan Hudin alejhi selam dhe thirrjen e tij, atëherë Allahu i dënoi dhe shkatërroi me erë të fuqishme e cila shkatërroi shkatërroi çdo gjë që i doli para saj.

Shejh Abdullah el Humejdi

2. Allahu i madhëruar, thotë; “Na me të vërtetë, ua kemi dërguar Nuhun popullit të tij, i cili u tha: “O populli im! Adhurone Allahun , ju nuk keni zot tjetër përveç Tij! – Unë frikësohem për ju nga dënimi në Ditën e madhe!” Paria e popullit të tij thanë: “Na me të vërtetë, të shohim ty në humbje të madhe”. Ai tha: “O populli im! Unë nuk jam në kurrfarë humbje, por jam pejgamber nga ana e Zotit të gjithësisë. ju sjell urdhërat e Zotit tim dhe ju dëshiroj çdo të mirë, unë di nga Allahu atë që nuk e dini ju. A po çuditeni që këshilla e Zotit tuaj, t’ju vijë nga një njeri i mesit tuaj, që t’ju tërheq vërejtjen, të bëheni besimtarë dhe për t’ju mëshiruar? E ata e konsideruan atë gënjeshtar, andaj e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në barkë. Ndërsa, i fundosëm ata të cilët i konsideruan gënjeshtra argumentet Tona. Ata kanë qenë popull i verbër (injorant). (El A’raf: 59 – 64).

Ibn Abasi, radijAllahu anhu, thotë: “Periudha mes Ademit dhe Nuhit ishte dhjetë shekuj, të gjithë ishin në islamin e pastër, dhe shirku i parë i cili ndodhi në tokë, ishte shirku që e bëri populli i Nuhit. Në mesin e tyre ishin pesë njerëz të mirë, e ata janë: Vedaja, Suva’a, Jegutha, Jeuka dhe Nesra, këta vdiqën dhe njerëzit filluan t’i vizitonin tek varrezat e tyre dhe ta kujtonin devotshmërinë e tyre, etj. Por, shejtani i mallkuar ua dha një planë, që ta bënin nga një fotografi për secilin nga këta njerëz të vdekur dhe t’i kujtonin punët e tyre të mira përmes fotove. Kështu vepruan populli dhe shejtani iu shkoi së dyti herë duke iu thënë: Këta juve ju ndihmojnë kundër armiqëve tuaj, ju sjellin shiun, edhe kështu me rradh. Lajthitën njerëzit me të madhe dhe filloi përhapja e shirkut tek populli i Nuhit alejhi selam. Allahu i Madhëruar e dërgoi Nuhin alejhi selam, që t’u njoftojë se duhet adhuruar vetëm Allahu dhe aksush tjetër.”

Shejh Abdullah el Humejdi, rahimehullah, ka thënë; “Insistoi Nuhi alejhi selam me thirrjen e tij përreth 950 vite, por ata e refuzuan dhe nuk e pranuan thirrjen e tij drejtë adhurimit të Allahut dhe largimit nga shirku(idhujtaria). Dhe më pas Allahu e urdhëroi Nuhin alejhi selam për ndërtimin e Anijes, një pakicë hypën në Anije kurse zullumqarët tjerë i shkatërroi me tufan(vërshim i madh i ujit) Allahu i Madhëruar.”

Shejh Abdullah el Humejdi

3. Allahu i Madhëruar ka thënë: “E janë urdhëruar ata që t’i luten vetëm Allahut, që sinqerisht, si besimtarë të vërtetë, të predikojnë fenë dhe të bëjnë namaz, dhe të ndajnë lëmoshën (zeqatin); e kjo është feja e drejtë.” (El Bejineh: 5).

Allahu na bën me dije se i urdhëroi të gjitha krijesat prej të parit deri tek i fundit ta adhuronin vetëm Atë dhe mos t’i shoqëronin ortak Allahut. Prej Ademit alejhi selam e deri në ditën e gjykimit, Allahu i krijoi krijesat dhe i obligoi ato ta adhuronin vetëm Allahun. Pra, prej krijesave ka që e realizuan me sukses këtë obligim madhor e adhuruan Allahun si duhet, e prej tyre ka që mëkatuan dhe nuk e realizuan qëllimin final të krijimit të tyre, adhurimin e Allahut të Madhëruar. Dhe, mu për këtë arsye dërgoi pejgamberë të njëpasnjëshëm, që t’i thêrrasin njerëzit drejt adhurimit të pastër të Allahut dhe t’i ndalojnë nga shirku apo idhujtaria.

Shejh Abdullah el Humejdi

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Vërtet, ata të cilët ndaj madhërisë së Zotit të tyre kanë frikë.” (Mu’minun; 57).

Hasan el Basri, rahimehullah, ka thënë; “Besimtari kryen shumë vepra të mira, por ai megjithatë i frikësohet dënimit të Allahut, kurse munafiku nuk kryen vepra të mira, por për qudi ndjehet i sigurt dhe i qetë prej dënimit të Allahut.”

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Vërtet, ata të cilët ndaj madhërisë së Zotit të tyre kanë frikë.” (Mu’minun; 57).

Hafidh Ibn Kethiri, rahimehullah, ka thënë; “Pra, të tillët edhe pse janë prej vepërmirëve dhe prej bamirësve, megjithatë ata i frikësohen gjithnjë Zotit të tyre, frikësohen nga përfundimi i keq si dhe frikësohen nga dënimi me zjarr të Xhehenemit.”

Tefsiri Ibn Kethirit; 3/249

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 201