MEDITIME KURANORE – 28

MEDITIME KURANORE – 28

0 1711

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “E ti robve të Mi thuaju: “Le ta thon ata që është më e mira.” (Isra; 53).

Të veprojnë kështu, sidomos në gjëra që lehtë depërton shejtani në to, psh: në mospajtime e hidhërime. Shejtani e shfrytëzon rastin në këto situata që të fus ngatërrime, por t’i me lejen e Allahut mundesh t’i stoposh cytjet e tij duke i folur vllait tënd fjalët më të buta dhe ledhatuese. Në këtë mënyrë e realizon udhëzimin e Allahut dhe e ruan veten dhe vllain nga ngatërresat e shejtanit. Allahu, xhele ue ala, i tha shejtanit: “Në të vërtetë, ti nuk ke kurrfarë fuqie ndaj robërve të Mi. Mbrojtja e Zotit tënd është e mjaftueshme (për ata).” (Isra; 65).

Shejh Dr. Nasir el Umer

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Nuk gjen popull që e beson All-llahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij.” (Muxhadele; 22).

Shejh Abdurrahman Es Sa’dij , rahimehullah, ka thënë: “Kush pretendon se e beson Allahun dhe ditën e gjyikimit, por i shoqëron dhe i do armiqtë e Allahut ose i do ata që shfaqin imanin (besimin) por fshehin urrejtjen ndaj Islamit, le ta dinë i tilli se imani i tij është vetëm pretendim e jo real(i saktë). Çdo çështje që pretendohet patjetër duhet të argumentohet me argument të saktë që ta vërtetoj pretendimin e tillë. Një pretendim i tillë, pa argumente të sakta dhe të qarta nuk bën fare dobi dhe nuk ia vërteton dhe saktëson imanin atij që pretendon një gjë të tillë.”

Tefsir es Sa’dij; fq 787

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Nuk gjen popull që e beson Allahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij.” (Muxhadele; 22).

Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah, ka thënë: “Allahu na lajmroI që nuk mund të gjesh besimtarë të vërtetë që ta dojë dikë që e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e tij, ngase imani i tij i vërtetë e kundërshton një dashuri të tillë ndaj tyre. Nëse sheh ndonjë besimtarë që i do dhe i ka shok ata që e kundërshtojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij, dije se zemra e tij nuk posedon imanin e fortë dhe të plotë.”

El Iman, të Ibn Tejmijes; fq.13

4. Ramazani është një rastë i volitshëm për përmisimin e veteve tona, nga e keqja në të mirë. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Allahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) për derisa ata ta ndryshojnë veten e tyre.” (Rra’d; 11).

Është për t’u ardh keqardhje se si djemtë tanë po ndryshojnë në këtë muaj të bekuar për të keq, dita u kalon në gjumë duke mos falur namazet, kurse netët i kalojnë duke qenë zgjuar por i kalojnë në gjëra të kota.

Këtë (masë ndëshkuese) e bëri ngase All-llahu nuk ishte ndryshues i një begatie, të cilën ia ka dhuruer një populli, derisa të ndryshojë ai vetë në vetvete (të bëhet përbuzës i së mirës).” (Enfal; 53).

Ki kujdes, që mos të jesh prej atyre që bëhet sebeb që t’i shëndrroj mirësitë e Allahut në dënime për veten dhe shoqërinë ku jeton.

Shejh Dr. Nasir el Umer

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fsheftës.”(Nisa: 34)

Pra, ajo grua është besnike ndaj burrit të saj, duke ruajtur veten, moralin dhe pasurinë kur burri i saj nuk është prezent, kur është në udhëtim, etj.

Dr. Salim el Axhmij

Nga arabishtja: Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 173