MEDITIME KURANORE – 30

MEDITIME KURANORE – 30

0 466

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E duke u falur ai në faltore engjëjt e thërrasin: “Allahu të përgëzon ty.” (Ali Imran; 39)

Namazi është koha e mëshirës dhe përgëzimeve të mëdha nga ana e Allahut, xhele ue ala, për robërit e Tij

D. Abdurrahman Esh Shihri

2. Allahu, xhele ue ala, i lavdëroi robërit e Tij, në Kur’an, duke thënë; “(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet.” (Furkan; 72).

Shejh Sa’dij, rahimehullah, ka thënë; ” Robërit e Allahut largohen dhe distancohen prej çdo mexhlisi (konaki, ndeje) në të cilin flitet apo veprohet ndonjë mëkat. Dhe nëse robërit e Allahut nuk dëshmojnë rrejshëm, atëherë më parësore dhe primare është që ata mos të flasin apo veprojnë rrejshëm.”

Tefsiri shejh Sa’dit, fq. 587

3. Allahu, xhele ue ala, thotë; “Ti pra bën durim, pse premtimi i Allahut është i saktë, e kurrsesi të mos luhasin ty ata që janë të dyshimtë.” (Rrum;60).

Porosi hyjnore për çdo thirrës islam dhe për çdo dashamirës që dëshiron përmisimin e gjendjes së shoqërisë. Urdhër për durim në fillim, në fundin e ajetit kur’anor ndales për mosndikimin nga mendjelehtët që ndjekin këtë rrugë si dhe vërtetim në mesin e ajetit Kur’anorë se premtimi i Allahut do të vjen dhe se Allahu nuk e then premtimin e Tij.

Dr. Muhamed El Kahtanij

4. Sureja haxh fillon me ngjarjet dhe rrëfimet e botës tjetër (ditën e kijametit,etj), dhe i tillë është edhe vetë haxhi. Haxhi është pasqyrë e vogël n’lidhje me shumë gjëra që do të ndodhin në botën tjetër duke filluar nga ringjallja e deri tek dalja para Allahut.

Dr. Abdullah BelKasim

5. Medito rreth butësis së Allahut, xhele ue ala; “Allahu ka dëgjuar fjalën e tyre që thanë: “Allahu është i varfër e ne jemi të pasur!” (Ali Imran; 181).

Edhe pse i thanë këto fjalë të poshtra dhe brishta për Allahun, edhe pse besimi i tyre është i humbur prapseprap Allahu xhele ue ala nuk i dënoi ata me varfëri në dunja. Bile, Jahuditë janë njerëzit më të pasur sotë në ruzullin toksorë, por le ta dinë se Allahu ua ka shtyer afatin e dënimit për në botën tjetër. Shikone se sa i butë është Allahu edhe pse e tërë mbretëria, krenaria dhe fuqia i takon vetëm Atij dhe askujt tjetër!

Shejh Dr. Nasir el Umer

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM