MEDITIME KURANORE – 31

MEDITIME KURANORE – 31

0 1780

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ai (njeri) ka përcjellës një pas një, para tij dhe prapa tij, që me urdhërin e Allahut e ruajnë atë.” (Rra’d; 11).

Kush i ruan kufijtë e Allahut, të tillin Allahu do ta ruaj prej atyre që mund ta lëndojnë atë,qoftë edhe prej kafshëve të cilat bëjnë dëm. E kush i shkel kufijtë e Allahut, Allahu do ta lërë atë dhe nuk do t’i ndihmojë nëse dikush prej njerëzve e lëndon. Të tillit, njashtu i vijnë problemet nga nuk e pret ai, saqë do të has në probleme edhe tek ai që shpresonte më parë se do t’i ndihmojë, bile edhe në familjen e tij nuk do has mirëkuptim dhe qetësi.

Hafidh Ibn Rexheb Tefsir Ibn Rexheb; 1/579

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin).” (Maide; 54).

Prej gjërave më të quditshme është ta njohësh Allahun e pastaj mos ta duash Atë. Ta ndëgjosh thirrjen e Tij e pastaj i vanohesh përgjigjes së asaj thirrje. Ta dish bereqetin dhe frytin e rregullimit të raporteve me Allahun e pastaj mos t’i rregullosh raportet me të e të shkosh tek dikush tjetër. Kurse, më e çuditshmja e të gjithave është ta dish që s’mundesh pa Allahun, që çdoherë ke nevoj për Të, ti i mëkaton Atij dhe vepron gjëra që Ai nuk është i kënaqur dhe që të largojnë nga Ai.

Ibn Kajimi, rahimehullah El Fevaid; fq.62

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “… neve na bën shembull(prijësa, udhëheqës) për të devotshmit“. (Furkan: 74). “… s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë“. (El Huxhurat; 13)

Të devotshmit janë krijesat më të nderuara tek Allahu. E paramendoje, çfarë pozite do të ketë tek Allahu prijësi i njerëzve (nëse është i devotshëm).

Shejh Dr. Nasir el Umer

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Shih se çfarë shembujsh të sjellin, andaj ata janë të humbur dhe nuk mund ta gjejmë rrugën e drejtë.” (Furkan: 9).

Çdokush i cili del nga rruga e drejtë , i tilli është i devijuar nga cila do anë apo rrugë që kthehet apo kapet për të (jashta rrugës së drejtë), ngase e vërteta (haku) është një, rruga apo menhexhi është i drejtë apo i vetëm, pra janë të ndërlidhura me njëra tjetrën dhe vërtetojnë saktësinë e tyre.

Ibn Kethiri në tefsirin e tij; 6/95

5. Allahu, xhele ue ala, thotë; “Pendim i pranueshëm te All-llahu është vetëm ai i atyre që e bëjnë të keqen me mosdije shpejt pendohen.” (Nisa; 17).

Ibn Abasi, radijAllahu anhuma, ka thënë; “Pendohen para sëmundjes ose para çasteve të vdekjes.”

Hafidh Ibn Rexhebi, thotë; “Ibn Abasi na bën me dije se koha më e mirë e pendimit është që njeriu të shpejtoj të pendohet në çastet kur nuk është i sëmurë para se të vij sëmundja, ngase njeriu kur ështê mirë me shëndet ekziston mundësia e kryerjes së veprave të mira menjëherë pas pendimit.”

Tefsir Ibni Rexheb; 1/299

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM