MEDITIME KURANORE – 33

MEDITIME KURANORE – 33

0 1661

1. Allahu, xhele ue ala, thotë: “…dhe askë mos e pyet për ta”. (Kehf; 22).

Ky ajet Kur’anor na mëson se njeriut nuk i takon të jap fetva (përgjigje) nëse nuk është i thirrur  për fetva, edhe nëse i tilli posedon dituri, mos të jep fetva nëse nuk është i thirrur dhe meritorë për dhënie fetvash.

Shejh Uthejmini në tefsirin e tij; Tefsiri i sures Kehf; fq.44

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Edhe atë që dinë nga jeta e kësaj bote, është dije e cekë, por ndaj jetës së përjetshme (ndaj Ahiretit) ata janë plotësisht të verbëruar (të painteresuar).” (Rrum; 7).

Nuk i kritikoi dhe nuk e zhvlerësoi Allahu punën e tyre vetëm si shkak që u morën ata me çështje të dynjasë, por një gjë e tillë erdhi nga Allahu, ngase dituritë e tilla (të dynjasë) i bënë ata që të tregohen përtaca dhe neglizhent ndaj botës tjetër (ahiretit).

Shejh Dr. Omer el Mukbil

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Allahu dërgoi një sorrë, e cila groponte në dhe, për t’i treguar atij se si ta mbulojë trupin e të vëllait. E ai i tha: “I mjeri unë, a nuk qesh i aftë të bëhem si kjo sorrë, e ta mbuloja trupin e vëllait tim?” Ashtu mbeti i penduar” (Maide: 31)

Vrasësi edhe nëse i fsheh të gjitha gjurmët e të vrarit, prapseprap nuk do të mbetet i qetë dhe lumtur, ngase çdoherë vepra tij e keqe dhe zëri i kësaj vepre të shëmtuar nga brendësia e tij do ta mundojnë dhe nuk do ta lëjnë rahat, derisa i tilli deshi apo nuk deshi do të ndjehet i irrituar dhe i penduar për atë që bëri.

Dr. Abdullah BilKasim

4. Le të përgatitemi për këtë! Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “E t’i puqet kofsha për kofshe (t’i vështirësohet gjendja).” (El Kijame; 29).

I tubohen atij vështirësitë e vdekjes dhe ai vetëm shikon njerëzi përreth tij dhe melaiket e marrjes së shpirtit. Dahaku, rahimehullah, ka thënë: “Para të tillit është një çështje e madhe, njerëzit ia përgatisin trupin e tij kurse melaiket përkujdesjen për marrjen e shpirtit të tij.”

Tefsir es Sem’anij; 6/109

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Dhe ai doli prej faltores para popullit të vet.” (Merjem: 11).

U ndalua Zekerija, alejhi selam që të fliste, andaj i thirri njerëzit përmes ishareteve (me shenjë me gjeste). Nga ky ajet Kur’anorë, mësojmë se; Thirrësi Islam nuk duhet ta ndalojë thirrjen e tij (davetin), nëse i mbyllet një derë e thirrjes, atij do t’i hapet inshAllah një derë tjetër e thirrjes.

Muhamed el Garir

Burimi: albislam.com

Nga arabishtja ; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM