MEDITIME KURANORE – 37

MEDITIME KURANORE – 37

0 1286

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Dhe që u falin (të keqen, gabimet) njerëzve.” (Al Imran; 134)

Ai që ua fal njerëzve gabimet, ndjen në veten e tij kënaqësi dhe lumturi si dhe i tilli e pastron zemrën në këtë rast nga mllefi dhe hasedi (smira). I tillë ishte babai jonë, Ibrahimi, alejhi selam, Allahu tha për të; “Kur Zotit të vet(Ibrahimi) iu bind me zemër të pastër.” (Safat; 84).

Njashtu, i dërguari i jonë i fundit, Muhamedi, salallahu alejhi ue selam, nuk kishte në veten e tij mllef, xhelozi, hidhërim për askë, Allahu e ngriti në grada të larta të moralit, tha Allahu; ” Vërtet, ti je në një shkallë të lartë morali!” (Kalem; 4 ).

Shejh Dr. Nasir el Omer

2. Transmetohet nga Hisham Ibn Hasan, se ka thënë; E pyeti dikush Aishen, , radijAllahu anhuma, se disa njerëz kur ndëgjojnë leximin e Kur’anit u bie të fikët. Aisheja, tha; Libri i Allahut (Kur’ani) është i pastër dhe i ndershëm nga këto veprime, nuk ndodh që nga leximi i tij të humben mendjet e burrave. Mirëpo, ashtu siç ka thënë, Allahu; “…që prej (dëgjimit të) tij rrënqethen lëkurat dhe zemrat e tyre.” (Zumer; 23).

E ka nxjerr Ebu Ubejdi në el Fedail: 16/2, me nr.374

3. Transmetohet nga Urve Ibn Zubjeri, rahimehullah, se ka thënë; E pyeta gjyshën time, Esmën, radijAllahu anhuma, se çfarë vepronin shokët (sahabët) e pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem, kur lexonin Kur’anin apo kur u lexohej atyre Kur’an? Ajo më tha; Ata vepronin (ishin) mu ashtu siç i ka përshkruar Allahu në Kur’an; “Lotonin sytë e tyre dhe rënqetheshin zemrat dhe lëkurat e tyre“. I thash Esmës; Të pyeta, ngase po shoh njerëz që nëse dëgjojnë leximin e Kur’anit u biu të fikët dhe veprojnë sjellje të çuditshme ! Esma, më tha; Kërkoj mbrojtjen e Allahut prej djallit (shejtanit) të mallkuar.

Tefsiri i Ibn Ebi Hatim; 10/3249, Tefsiri i Kurtubiut; 15/212

4. Transmetohet nga Ikrime, se e pyeti dikush Esmën, se a kishte nga selefi (të parët, sahabët) që alivanosej nga frika ndaj Allahut? Esma, tha; Jo, porse kishte prej tyre që qanin shumë prej frikës.

E ka nxjerr Ebu Ubejdi në El Fedail, 15/2, me nr.373

5. Transmetohet nga Ibn Omeri, radijAllahuma, se një ditë kaloi rrugës dhe e vërejti një njeri nga banorët e Irakut se kishte rënë në tokë dhe njerëzit ishin tubuar rreth tij. Ibn Omeri, i pyeti; Çfar ndodhi me këtë njeri!? Ata i thanë; Nëse i lexon dikush Kur’an apo lexon vetë ose nëse përmendet Allahu, i tilli alivanoset dhe bie për toke prej frikës nga Allahu. Ibn Omeri, tha; Pasha Allahun, edhe ne i frikësohemi Allahut, mirëpo nuk biem për toke, nuk alivanosemi dhe nuk bëjmë sjellje të quditshme.

E ka nxjerr Ebu Ubejdi në El Fedail; 10/2, me nr.372, zingjiri i këtij transmetimi është i saktë

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM