MEDITIME KURANORE – 39

MEDITIME KURANORE – 39

0 1100

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “...e mëshira Ime ka përfshirë secilin send.”
(A’raf: 156).

Në mexhlisin e Simak Ibn Fadlit, rahimehullah, u shtrua pyetja se cila është gjëja më madhore?
Dikush nga njerëzit, tha: Qiejt dhe toka.
E më pas thanë: Po ti o Simak Ibn Fadël, çfarë mendon rreth kësaj çështje?
Ai tha: Nuk ka diçka më të madhe dhë më madhore se rahmeti (mëshira) e Allahut.

O Allahu im! Në mëshiro me mëshirën Tënde të gjerë!

Ed durur el menthur fi tefsiri bil me’thur; 3/571

2. Ibn Mes’udi, radijAllahu anhu, thotë:
I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, më tha: Më lexo Kur’an!
I thash: A të lexoj ty Kur’an, kurse ty të ka zbrit Kur’ani!
I dërguari i Allahut, tha: Dëshiroj ta dëgjoj leximin e Kur’anit nga të tjerët.
Ibn Mes’udi, thotë: Fillova ta lexoj suren Nisa, derisa arrita tek ajeti Kur’anor:
Dhe si do të jetë gjendja e atyre (që nuk besuan), kur Ne do të sjelli dëshmitarë për çdo popull, e ty do të sjellim dëshmitarë mbi ata (që nuk besuan)?” (Nisa; 41)
Më tha, i dërguari i Allahut: Ndal, mjafton! I pash sytë e dërguarit të Allahut, ishin mbushur me lot.”
Buhariu dhe Muslimi
Dr. Mahmud Ibn Abdulxhelil Ruzin

3. Imam Kurtubiu, rahimehullah, ka thënë:
“Dijetarët kanë thënë: Obligohet që lexuesi i Kur’anit ta ketë prezente zemrën e tij dhe të meditoj ajetet Kur’anore gjatë leximit të Kur’anit, ngase ai po i lexon porositë e Allahut, porosi të cilat Allahu ia ka drejtuar robërve të Tij.
Përsëritja e ajeteve Kur’anore (një dy apo tre herë) dhe të qajturit gjatë leximit të Kur’anit është një gjë e pëlqyer.”

El Xhamiu Li Ahkamil Kur’an: 6/326

4. Imam Neveviu, rahimehullah, ka thënë:
“Disa njerëz nuk përfitojnë asgjë nga leximi i Kur’anit, ngase leximi i tyre është vetëm lëvizje e gjuhës dhe buzëve si dhe nuk depërton fare në zemër.
Andaj, ajo që kërkohet nga leximi i Kur’anit është meditimi rreth porosive të tij dhe depërtimi i leximit në zemër e jo vetëm lëvizja e gjuhës apo buzëve.”

Komenti i sahihut të Imam Muslimit nga Imam Neveviu; 3/293

5. Allahu, xhele ue ala, thotë: “Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për në një Xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit.”
(Imran: 123).

Prej mirësisë së Allahut, xhele ue ala, ndaj robërve të Tij është se Allahu e krijoi Xhenetin e gjerë, saqë gjerësia e tij është sa gjerësia e qiejve dhe e tokës.
Njashtu, Allahu e bëri që Xheneti t’i posedoj tetë dyer, largësia mes derës së parë dhe të dytë është sa largësia e kalorësit e cili ecë dyzet vite, kështu është largësia edhe e dyerve të tjera mes njëra tjetrës.

Shejh Dr. Kasim Ibn Muhamed Tavashij
Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Nga arabishtja: Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 294