MEDITIME KURANORE – 44

MEDITIME KURANORE – 44

0 975

1. Ai i cili i mediton veprimet e haxhit, e vëren se sa shumë e ka ndërlidhur Allahu haxhin me përmendjen e Tij (dhikrin). Hasim argumente direkte nga Kur’ani në lidhje me këtë çështje; Psh; Allahu cek se duhet me përmend Atë tek Mesh’aril Harami (në Muzdelife), në ditët e teshrikut, pas përfundimit të obligimeve të haxhit, në çastet e prerjes së kurbanit, dhikri në përgjithësi si falënderim ndaj Allahut për realizimin e begatisë së teuhidit në haxh, dhikri si falënderim i ndihmës së Allahut për ardhjen në haxh dhe kryerjen e tij ashtu siç ka porositur Ai dhe i dërguari i Tij. Le të hulumtojmë mirësitë e këtij adhurimi madhor në Kur’an dhe në Sunet.

Dr.Muhamed el Avaxhi

2. Dobi nga tregimet e burrave të mirë! Allahu, xhele ue ala, thotë; “Të gjitha këto që t’i rrëfyem ty nga lajmet e pejgamberëve, janë që të forcojnë zemrën tënde, dhe në to ka ardhur e vërteta e këshilla, si dhe përkujtime për besimtarët.” (Hudë; 120) Me të vërtetë besimtari kur i lexon apo ndëgjon tregimet dhe ngjarjet e njerëzve të zgjedhur të Allahut, ai merr mësime dhe forcë për t’i ndjekur hapat e tyre dhe njëkohsisht këto tregime janë mostër për të arritur suksese në dy botërat, andaj ai i cili synon këto vlera madhore, le të nxitoj t’i arrij ato duke i ndjekur shembujt madhor të cilët i ka cekur Allahu i Madhëruar në Kur’an.

Tefsir Ibn Rexheb el Hanbelij: 1/572

3. Në suren Kaf, Allahu rrëfen shumicën e surës për ditën e kiametit, njëkohsisht në këtë sure përmendet më shumë kërcënimi me dënim sesa premtimi për shpërblim. Ngase, e tërë sureja na mëson dhe përmend ata gënjeshtarët që shpifën ndaj pejgamberit alejhi selam (se ishte sipas tyre rrenacak, sihribaz, etj). Dhe, me plotë meritë përmendet më shumë në këtë sure kërcënimi me dënin sesa premtimi për shpërblim.

Shejh Uthejmini, rahimehullah Tefsiri e sures Kaf, fq.96

4. Allahu, xhele ue ala, thotë; “…udhëzues për ata që janë të devotshëm…” (El Bekare; 2). Kur’ani është udhëzues për ata që e ndjekin atë dhe pranojnë udhëzimin e tij, e të tillët janë të devotshmit dhe joçdokush tjetër.

Shejhul Islam Ibn Tejmije Mexhmu’u el Fetava; 16/588

5. Allahu, xhele ue ala, thotë; “Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me respekt e me dro, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bërë prej atyre që nuk kanë kujdes.” (El A’raf; 205). Kush e bën dhikrin e mëngjesit dhe mbrëmjes çdo ditë, nuk do të llogaritet prej gafilëve (prej atyre që nuk kanë kujdes, që janë përtaca).

Dr. Muhamed Rebia

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 286