MEDITIME KURANORE – 45

MEDITIME KURANORE – 45

0 1194

1. Mos u merr me atë që kaloi (apo me atë që të iku) nga çështjet e dynjasë! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ne do t’i shpijmë në humbje në mënyrë graduale kah nuk ekuptojnë ata.” (El A’raf; 182)

Ebu Hazim, rahimehullah, ka thënë; “Dhuntitë e dynjasë të cilat Allahu nuk ma mundësi të t’i shijojë janë shumë më të vogla karshi atyre që janë në ahiret, ngase kam hasur që Allahu shumë njerëzve ua dha mirësitë e dynjasë, por shumica prej tyre devijuan dhe u shkatërruan.”

Udetus Sabirin, fq.253

2. Allahu, xhele ue ala, thotë; “Allahu, pra u parashtron njerëzve shembuj ashtuqë ata të mendojnë.” (Ibrahim; 25)

Allahu, xhele ue ala, për t’ia thjetësuar dhe lehtësuar robërve të Tij, porosit e Tij, Ai sjell shembuj në Kur’an, për ta sqaruar ndonjë dispozitë në mënyrën më të qartë të mundshme dhe të kapshme për mendjen. Dhe, krejt kjo ndodh, si shkak i Mëshirës së Tij ndaj robërve të Tij.”

Tefsiri i Sa’dit, fq.425

3. Allahu, xhele ue ala, thotë; “…dhe asnjëri prej jush të mos kthejë mbrapa (për të shikuar) dhe shkoni andej kah urdhëroheni.” (El Hixhr; 65).

Mos lejo që gjërat e thjeshta dhe të pavlera të marrin kohë nga jeta yte. Përqëndrohu në synimet tua madhore, në mënyrë që të jesh i sukseshëm.

Dr.Abdurrahman esh Shihrij

4. Allahu, xhele ue ala, thotë; “Dhe se kjoështë rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjerae t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që ë ruheni.” (El En’am; 153).

Kjo është mrrekullia Kur’anore. Në Kur’an Allahu, së pari na urdhëron të meditojmë rreth porosive të Tij, para se të na urdhëron të veprojmë apo pasojmë diçka. Krejt kjo është kështu, ngase Allahu dëshiron të na sqaroj një gjë, ne të meditojm rreth saj e më pas na urdhëron pasimin apo veprimin, në mënyrë që zemra të jetë e qetë dhe e kënaqur në atë që vepron dhe pason.”

Athar Beshir el Ibrahimij, 1/322

5. Mënyra e vetme e shijimit të Imanit të vërtetë! Allahu, xhele ue ala, thotë; “Këto janë dispozitat e All-llahut, pra mos i kundërshtoni.” (El Bekare; 187)

Sufjan Ibn Ujejne, rahimehullah, ka thënë; “Nuk ka mundësi robi i Allahut ta shijoj imanin e vërtetë derisa të vendos pengesë mes tij dhe haramit(gjërave të ndaluara) dhe derisa të largohet nga gjërat e dyshimta e të ngjajshme me to.”

Tefsir Ibn Rexheb El Hanbelij; 1/144-145

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM