MEDITIME KURANORE – 55

MEDITIME KURANORE – 55

0 1164

1. Njëri nga dijetarët e selefit, ka thënë: “Kur e lexoj apo ndëgjoj ndonjë shembull në Kur’an dhe nëse nuk e kuptoj atë (shembull) filloj të qaj për veten time, ngase Allahu, xhele ue ala, ka thënë: ”Këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, po këta nuk i kupton kush pos dijetarëve.” (Ankebut: 43).

Tefsirul Kur’anil Adhim; fq. 208

2. Raporti i selefit me Kur’anin! Hasan el Basriu, rahimehullah, kur e përshkruante gjendjen dhe raportin e selef es salih (të parëve tanë të mirë), thoshte: “Ata që ishin para jush i shikonin ajetet Kur’anore si mesazhe dhe porosi nga Zoti i tyre, andaj ata i meditonin ato natën, kurse i fusnin në praktikë ditën.”

El Muharrer el Vexhiz; 1/39

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Zoti juaj ka thënë: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem.” (Gafir: 60).

Tavusi, i ka thënë Atasë: “Mos kërko kryerjen e nevojave tua tek ata që t’i mbyllin dyert dhe kanë perde tek dyert e kërkesave tua. Por, drejtoju Atij që dera e Tij është e hapur deri në ditën e gjykimit, çështja jote është vetëm t’i lutesh Atij, e premtimi i Tij është përgjigjeja ndaj kërkesave dhe lutjeve tua.”

Tefsir Ibn Rexheb: 1/73

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!” (Zumer: 10).

Disa nga komentatorët e Kur’anit janë të mendimit se fjala është për agjëruesit, ngase Ramazani është muaj i sabrit (durimit). Nuk është esenca vetëm të durosh nga gjërat ushqimore që e prishin agjërimin, por përfshinë durimin nga çdo gjë që e njëllos agjërimin, sidomos nga fjalët e kota dhe mëkatet, ashtu siç ka ardhur në hadithin profetik: “Kush nuk e len dëshminë e rrejshme, veprimin me të dhe injorancën, nuk ka Allahu nevojë që ky ta len ushqimin dhe pijen e tij.” (Buhariu) Ki kujdes mos e humb premtimin e Allahut: “Agjërimi është për Mua dhe Unë shpërblej për të.” (Buhariu, Muslimi, Nesaiu dhe Ahmedi).

Shejh Dr. Nasir el Umer

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Apo mos nuk e nnjohin të dërguarin e vet, prandaj ata e refuzojnë atë? (El Mu’minun; 69).

Njërëzit vështirë e kanë t’i përgjigjen thirrjes së thirrësit i cili nuk ështê i njohur në mesin e tyre, shpeshherë do gjej thirrësi përgjigje negative të thirrjes së tij, bile ndoshta edhe do jetë më e lehtë shpifja apo njëllosja e tij nga ana e tyre (të thirurve). Kurse, nëse thirrësi është i njohur në mesin e tyre më personalitet dhe moral të mirë, më lehtë pranohet dhe shpresohet të shihen frytet e thirrjes së tij tek njerëzit. Andaj, ai i cili shkon në një vend ku nuk e njohin njerëzit, atëherë ështê mirë që të ketë njeri atje që e lavdëron dhe njofton popullin e tij për thirrësin në fjalë.

Shejh Dr. Nasir el Umer

Burimi: albislam.com

Nga arabishtja: Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM