MEDITIME KURANORE – 58

MEDITIME KURANORE – 58

0 1138

1. Më mësoi mua Kur’ani se nuk ka diçka të pamundur para fuqisë së Allahut. Allahu, xhele ue ala, thotë: “Ajo (Merjemja) tha: “Zoti im, si mund të kem unë djalë e mua s’më ka prekur njeriu (nuk jam e martuar)? Ai (All-llahu) tha: “Ja, kështu, All-llahu krijon çka të dojë. Kur Ai vendos për një çështje, vetëm i thotë: Bëhu! Ajo menjëherë bëhet. (Al Imran; 47)

2. Ndodh që dhimbja ka mbushur jetën tuaj, kujto ajetin Kur’anorë: “Unë vetëm Allahut i ankohem për hidhërimin dhe pikëllimin tim.” (Jusuf: 86).

S’ka dyshim se pas leximit te këtij ajeti dhimbjet zhyten në detin e durimit. Dhe mos harro moton e lumturisë, gjithmonë: “Të kënaqurit me atë që Allahu të ka dhënë.”

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “A nuk e studiojnë(meditojnë) me vëmendje Kur’anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet!” (Muhamed: 24).

Hafidh Ibn Kethiri, rahimehullah, ka thënë: “Lënia e meditimit të Kur’anit, llogaritet braktisje e tij”.

4. Leximi i Kur’anit është dritë dhe shërim nga çdo sëmundje! Largohu nga çdo pengesë që të ndan nga leximi i Kuranit. Përpiqu për ahiretin tënd dhe lëri justifikimet e ditëve që të kanë ndarë nga kjo dritë.

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Për t’ju sprovuar se cili prej jush është më vepërmirë.” (El Mulk; 2).

Fudajl Ibn Ijadi, rahimehullah, në lidhje me ajetin e lartëpërmendur, thotë: “Fjala është për veprën e pastër dhe të qëlluar. Ngase, vepra nëse është e pastër por jo e qëlluar (e saktë), vepra e tillë nuk pranohet. Nëse është vepra e qëlluar por jo e pastër (e çiltër), nuk pranohet derisa të jetë e pastër dhe e qëlluar. Vepra e pastër është ajo që është vepruar për hirë të Allahut, kurse vepra e qëlluar është ajo që është në përputhje me Sunetin e pastër profetik.”

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM