MEDITIME KURANORE – 61

MEDITIME KURANORE – 61

0 321

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit, Prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi.” (El Felek; 1-2).

Shumë prej njerëzve kur e lexojnë këtë ajet ju shkon mendja tek dëmi dhe sherri i të tjerëve. Kurse, obligim është që së pari njeriu të kërkoj mbrojtjen e Allahut nga sherri apo dëmi i vetvetes, ashtu siç vepronte i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem! , ku tha; “Kërkoj mbrojtjen e Allahut nga e keqja(sherri) e vetvetes.”1 Dhe, lutja tjetër profetike; “Kërkoj mbrojtjen Tënde o Allahu nga e keqja (sherri) e vetvetes dhe nga sherri i shejtanit.”2

I dha përparësi mbrotjes nga sherri i vetvetes para sherrit të shejtanit.

Shejh Dr. Nasir el Umer
1. Ebu Davudi; 1097, Tirmidhiu; 1105, Nesaiu; 3277, Ibn Maxhe; 1892
2. Tirmidhiu; 3392 dhe Ahmedi; 63

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “…që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.” (El Asr; 3).

Dy gjëra të pandashme prej njëra tjetrës; Patjetër duhet me këshilluar njëri tjetrin për në të vërtetën dhe për durim (sabër). Këshillimi për në të vërtetë duke mos qenë sabërli (durimtarë) është njësoj sikurse ata që e adhuruan Allahun me luhatje dhe mëdyshje.

Ka nga njerëzit që adhuron Alahun me mëdyshje (luhatshëm) nëse e godet ndonjë e mirë aii qetësohet më të, po nëse e godet ndonjë e pamëndshme, ai kthehet në fytyrën e vet të vërtetë (të mëparshme), ai e ka humbur këtë dhe jetën tjetër e ky është ai dështimi i qartë.” (El Haxh; 11).

Kurse, këshillimi për durim (sabër) pa këshillimin në pasimin e të vërtetës është njësoj sikurse fjala e atyre që thanë; “Paria nga mesi i tyre shkoi duke i thënë njëri-tjetrit: vazhdoni të jeni të qëndrueshëm në adhurimin e zotave tuaj.” (Sa’d; 6).

Këto dy lloje i pretë humbja dhe shkatërrimi Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah Tefsir Ibn Tejmije; 7/182

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!” (El Kadr; 3).

Minutat e një nate prej netëve të zakonshme është përafërsishtë 550 minuta, llogarite natën e Kadrit më me vlerë se njëmijë mua, do të gjesh se një minutë në natën e Kadrit është më me vlerë se 87 mijë minuta në netët tjera! Mjerë për ata që nuk e shfrytëzojnë këtë mirësi!

Shejh Dr. Omer el Mukbil

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!” (El Kadr; 3).

Paramendoje, një rob prej robërve të Allahut, t’ia mundësoj Allahu arritjen e natës së Kadrit pesëdhjetë vite radhazi dhe e kalon në adhurim me besim dhe me shpresë tek Allahu, psh, të tillit i bjen sikurse të ketë kryer adhurim diku rreth 4166vite. A nuk meriton falënderim të veçantë Allahu për këtë dhunti dhe begati që na ka dhuruar!?

Shejh Dr. Omer el Mukbil

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit.” (El Kadr; 1).

Sa zemra të njerëzve të mirë përmallohen për natën e Kadrit, vlerën e të cilës e lartësoi Allahu, xhele ue ala! A nuk është kjo nata në të cilën zbriti fjala më e ndershme (Kur’ani Famëlartë)! A nuk është kjo nata të cilën Allahu e bëri më të vlefshme se njëmijë muaj? A nuk është kjo nata në të cilën zbresin melaiket e Allahut? Pasha Allahun, tregtari më i suksesshem është ai që bën tregti me Allahun, kurse i privuar është ai që privohet nga vlera dhe mirësitë e natës së Kadrit.

Shejh Dr. Omer el Mukbil

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi; albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM