MEDITIME KURANORE – 62

MEDITIME KURANORE – 62

0 1268

1. Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah, ka thënë; ” Kuptimet e ajkave të ajeteve Kur’anore nuk ka mundësi ta shijoj ëmbëlsinë e tyre, përpos zemrave të pastërta, e ato janë zemrat e të devotshmëve.”

El Fetava; 13/245

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Është e vërtetë se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm.” (Mearixh; 19).

Nëse dëshiron ta njohësh dikë prej njerëzve që është i padurushêm (nuk bën sabër), atëherë e kupton përmes këtyre gjërave; Kur e kaplon uria e sheh se si nevrikoset dhe nuk e nxen veni ven. Kur e kaplon sëmundja, e sheh tërë kohën duke u ankuar. Kur dikujt i jepet përparësi para tij, ai e shfaq menjëherë paknaqësin dhe hidhërimin.

Ibn Kajimi, rahimehullah Bedaiu tefsir; 3/197

3. Kujdes, të mos jesh prej atyre që e sigurojnë veten e tyre nga dënimi i Allahut. Ngase, Allahu, xhele ue ala, kur i përmendi cilësitë e robërve të Tij të sinqertë në Suren El Mearixh, tha; “Sepse është e vërtetë që nuk ka shpëtim (siguri)  prej dënimit nga Zoti i tyre .” (El Mearixh; 28).

Nuk duhet ta ndjen veten të sigurtë nga dënimi i Allahut askush, sadoqoftë të ketë arritur gradën e adhuruesve.

Dr. Abdulmuhsin el Asker

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ai e ngriti qiellin dhe Ai vuri drejtësinë. Që të mos kaloni kufirin në drejtësi. Edhe ju mbani me drejtësi peshojën, e mos leni mangu në peshojë!” (Err Rrahman; 7-9).

U përmend drejtësia në tre ajete Kur’anore, ajet pas ajeti në suren Rrahman, ngase kjo fe është fe e drejtë (e ndêrtuar mbi drejtësinë ). Toka dhe Qielli janë krijuar për drejtësi.

Dr. Abdullah el Gufejli

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Atë ditë Ne i tubojmë kriminelët symavijosur (të verbër, të shëmtuar).” (Ta’ha; 102).

Kriminelët njihen me tiparet e tyre.” (Rrahman; 41).

Ka fytyra që nxihen.” (Al Imran; 106).

Në botën tjetër kriminelët dhe zullumqarët do të dallohen prej të tjerëve me shenjat e lartëpërmendura në ajetet Kur’anore, si fytyra të nxirura, të verbër, të mavijosur, të shumtuar, etj.

Dr. Sa’d Ibn el Utejbi

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM