MEDITIME KURANORE – 68

MEDITIME KURANORE – 68

0 1218

1.Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Dhe kij durim ndaj asaj që të thonë.” (Muzemil; 10).

Durimi në atë që të thonë njerëzit, përfshinë dy gjëra;
1. Mos të demoralizohet nga fjalët e tyre dhe mos të merret me atë që thonë ata.
2. Duhet të vazhdoj thirrjen e tij në Islam, e jo të ndalet dhe të dorzohet si shkak i fjalëve të njerëzve.

Shejh Uthejmini, rahimehullah Tefsiri sures Kaf; fq.111

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E dihet se vetëm Allahut i takon bota tjetër dhe kjo botë.” (Nexhm; 25).

Allahu filloi së pari me përmendjen e botës tjetër para kësaj bote, ngase në dunja ka shumë që bëhen mbret, udhëheqës dhe Kryetar dhe njerëzit mendojnë që që ata do jenë gjithnjë mbretër dhe sundues, por në botën tjetër nuk gjendet ky lluks, ngase Allahu, thotë; “Ditës kur ata do të dalin (prej varrezave) në shesh, e Allahut nuk mund t’i fshiheet asnjë gjë e tyrre. I kujt është pushteti sot? (bëhet pyetja). I Allahut, i Atij që është një, i fuqiplotit (është përgjigjja)!” (Gafir; 16).

Shejh Uthejmini, rahimehullah Tefsiri sures Nexhm; fq.218

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Po nuk gjetëm aty pos një shtëpie myslimane.” (Dharijat; 36).

Vëlla i nderuar që je thirrës për në Islam. Nuk do thotë që thirrja jote nuk ka sukses nëse i thërret njëqind njerëz në Islam dhe të përgjigjen vetëm dhjetë prej tyre. Mos harro, se ka nga të dërguarit e Allahut që kanë thirrur në Islam me mijëra njerëz por nuk iu përgjigjën atyre përveç një pakice apo një numër i vogël pasuan thirrjet dhe udhëzimin e tyre.

Shejh Uthejmini, rahimehullah Tefsiri sures Dharijat, fq. 150

4. Ibrahimi alejhi selam, iu lut Allahut; “E kush më kundërshton mua, atëherë Ti je që fal dhe mëshiron.” (Ibrahim; 36).

Allahu, xhele ue ala, na lajmroj për butësinë dhe dhembshurinë e Ibrahimit, alejhi selam, për njerëzit në përgjithësi.

Dr. Halid el Gamidij (imami haremit)

5. Medito se si i lavdëroi Allahun në Kuran, Jusufin dhe Musain alejhima selam; Për Jusufin, alejhi selam, tha; “Vërtet, ai ishte nga robët tanë të zgjedhur (të sinqertë).” (Jusuf; 24). Për Musain, alejhi selam, tha; “Përmendju në Libër (tregimin për) Musain! Ai ishte i zgjedhur, i sinqertë (prej Zotit) dhe ishte i dërguar, pejgamber.” (Merjem; 51).

Pra, ishin të sinqertë me Allahun dhe Allahu i ngriti ata në grada të larta. Këto, netë të bekuara të Ramazanit, janë mundësi të arta të tregohesh i sinqertë në adhurimet dhe veprat e mira. Pra, kështu ngritesh tek Allahu, Allahu të ruan kur je në vështirësi, të forcon në kohët e fitneve, sikurse i ruajti dhe forocoj Jusufin dhe Musain alejhima es selam në sprovat dhe fitnet e mëdha me të cilat u ballafaquan ata.

Shejh Dr. Nasir el Umer

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 173