MEDITIME KURANORE – 7

MEDITIME KURANORE – 7

0 1194

1. Tallja me Allahun, Fenë dhe të dërguarin e Tij!

Allahu, xhele ue ala, thotë: “Thuaj: “A me All-llahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni?” Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasiqë (shpallët se) besuat, keni mohuar.” (Teube; 65-66).

Tallja apo të bërit hajgare me Allahun është kufër, i cili nxjerr njeriun nga Islami Ngase, baza e kësaj feje është madhërimi i Allahut, shenjtërimi i fesë së Allahut dhe të dërguarit të Tij dhe tallja me këtë bazament të fesë është prishje e këtij bazamenti kryesor të Fesë.

Abdurrahman es Sa’dij (Tejsirul kerimi rrahmani, fq.342)

2. Njerëzit harrojnë dhe anashkalojnë obligimet e tyre karshi Allahut!

Allahu, xhele ue ala, thotë: “… e me e drejtë është që ata të bëjnë të kënaqur Allahun dhe të dërguarin e Tij (me adhurim dhe vepra të sinqerta).” (Teube; 62).

Nëse ndalesh dhe mediton, do ta shohësh që shumica e njerëzve shikojmë vetëm atë që Allahu ka ndaj tyre, kurse shumë pak prej tyre shikojnë obligimet e tyre që i kanë ata karshi Allahut. Dhe, me këtë gjë ata veçse i kanë shkëputur raportet e tyre me Allahun.

Ibn Kajimi (Igathetul lehefan; 1/188)

3. Begatitë nga Allahu janë të panumërta, megjithatë prap shkelim ndalesat e Tij!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: ْ”Më falënderoni e mos Më mohoni.” (Bekare;152).

Është për t’u çuditur se e dimë që të gjitha të mirat që i kemi janë prej Allahut, mirëpo, megjithatë nuk turprohemi që t’i shkelim ndalesat e Tij (gjërat që Allahu i ka ndaluar).

Hafidh Ibn Rexheb Tefsir Ibni Rexheb, 1/130

4. Edukata e pejgamberëve të Allahut me Allahun!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “… dhe falna neve, vërtetë Ti je Falësi, Mëshiruesi!” (Bekare; 128).

Pasi përfunduan (Ibrahimi dhe Ismaili alejhimu selam) ndërtimin e shtëpisë më të madhe të Allahut (Qaben) në tokë, atë kërkuan falje nga Allahu për mangësitë e tyre! Sa edukatë e bukur me Allahun kjo!

Abdullah Bilkasim

5. Selefi i fusnin në praktik porositë Kur’anore, po ne!?

Disa nga dijetarët e selefit, kanë thënë: Allahu, xhele ve ala, tha: “…veproni duke falnderuar, o familje e Davudit, e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës.” (Sebe; 13). Pas zbritjes së këtij ajeti, nuk ndodhte që mos të kishte prej tyre çaste nga nata dhe dita e që të mos ishin ata duke u falur (namaze obligative dhe vullnetare). Lind pyetja: Sa herë e lexojmë ne këtë ajet dhe sa herë e kemi futur në praktik ?!

Xhamiu el Ulumi Vel Hikem, 2/85

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM