MEDITIME KURANORE – 71

MEDITIME KURANORE – 71

0 1395

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ata përgënjeshtruan të vërtetën kur ajo u erdhi dhe ata janë në gjendje të luhatshme.” (Kaf; 5).

Çdokush që e refuzon pranimin e të vërtetës në fillim , i tilli le ta dinë se do sprovohet me dyshime në pranimin e të vërtetës në të ardhmen. Andaj, obligohet çdonjëri prej nesh që nga momenti që ndëgjojmë për të vërtetën dhe të themi; “Dëgjuam dhe respektuam.”

Shejh Uthejmini, rahimehullah Tefsiri sures Kaf: fq.75

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njeri tjetrit, dhe mos përgjoni njëri tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i Allahut, e Allahu është mëshrues, Ai pranon shumë pendimin.” (Huxhurat; 12).

Allahu, xhele ue ala, i ka urdhëruar besimtarët të largohen nga dyshimet ndaj njëri-tjetrit, pra të largohen nga dyshimet qofshin të pakta apo të shumta, ngase edhe dyshimi i paktë është mëkat, andaj i mençuri largohet prej këtij mëkati. Njerëzit, po ta merrnin këtë këshillë Kuranore do të jetonin më të qetë dhe më të rahatshëm.

Dr. Uvejid el Atavij Ligjerata : Si ta meditojmë Kur’anin

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “O ju që keni besuar, mos ngritni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju.” (Huxhurat; 2).

Ky ajet aludon se njerëzit duhet të kenë edukatë ndaj njerëzve me vlerë, të urtë dhe të ditur(ndaj dijetarëve), ngase ata ia kthyen shpinën lukseve të dunjas vetëm e vetëm t’i bëjnë hyzmet kësaj feje dhe t’ua mësojnë njerëzve fenë e Allahut. Ndaj tyre(dijetarëve, hoxhallarëve) duhet të kihet kujdes në shumë gjëra, prej tyre:

1. Sjellja e mirë ndaj tyre

2. Mos t’ua marrim kohën e tyre të çmuar pa arsye të justifikuar nga sheriati islam

3. Dalja në ndihmë ndaj tyre, gjëra materiale, përkrahje morale apo në projekte. Ngase të gjitha këto që u cekën janë në dobi të muslimanëve.

Dr. Ferid el Ensarij Mexhalisul Kur’an; fq.369

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “O ju që keni besuar, mos ngritni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju.” (Huxhurat; 2).

Nuk ka dyshim se një fjalë e vetme pa edukatë ndaj Allahut ose ndaj të dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem! , ka mundësi ta pakësoj imanin e besimtarit ose ta zhdukë atë (imanin) tërësisht.

Dr. Ferid el Ensarij Mexhalisul Kur’an; fq.400

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Njeriu atë e mori mbi vete; dhe ai i bëri padrejt vetes, dhe ishte padijshëm.” (Ahzab: 72).

Cudi është me njerëzit që nuk pajtohen me caktimin (kaderin) e Allahut. Edhe pse e dinë ata se Allahu është Krijuesi dhe Sunduesi i tokës dhe qiejve, i Urti dhe i Dituri. Mirëpo, ata nuk ndalen fare me korigju dhe fajsu veten për mëkatet e tyre për sprovat dhe fatkeqësitë që i kanë goditur, sidoqoftë, dihet fare mirë se në përgjithësi kjo është natyra njerëzore.

Shejh Dr. Nasir el Umer

Burimi: albislam.com

Nga arabishtja: Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM