MEDITIME KURANORE – 76

MEDITIME KURANORE – 76

0 1264

1. Të mos flasësh shumë për gjëra qê thirresh të flasësh për to është prej metodologjisë Kur’anore, medito rreth asaj se çfarë ka përmendur Allahu nê fillimin e tregimit të Dhulkarnejnit; “Do t’ju rrëfej për punën e tij me Kur’an (me shpallje)”. (Kehf; 83).

Dhe njëherit kjo metodologji është edhe e sunetit të Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem! , ngase atij ju dha begati dhe bereqet i madh në fjalë, fliste pak, por të folurit e tij pëembledhte shumë porosi dhe udhëzime gjithëpërfshirëse dhe përmbledhëse. Andaj, të kapemi pas kësaj metodologjije të fortë.

Shejh Dr. Nasir el Umer

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dh thonë: “Të mjerët ne, ç’është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?” dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme – prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejt askujt.” (Kehf; 49).

Ka mbi njëzet vite, çdoherë që e lexoj këtë fjalë të Allahut, më duket se mua më është drejtuar Allahu me këto fjalë. Andaj, që nga ai moment, mundohem që çdo javë tê llogariti veten duke shikuar se çfarê kam vepruar. Dhe jam plotësisht i vetëdijshëm se veprat e këqija janë shënuar dhe do jap llogari nê ditën e llogarisë nëse nuk bëj istigfar dhe pendim për to.

Shejh Dr. Nasir el Umer

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E Ne i kthehemi ndonjë vepre që e bënë ata dhe e bëjmë atë për hi e pluhur.” (El Furkan; 23).

Pyete veten tënde; A ke ndonjë vepër të cilën je i sigurtë se e ke vepruar me sinqeritet!? Vepër në të cilën nuk ka syefaqësi!? A nuk frikësohesh që të të thuhet në ditën e llogarisë para Allahut; Ke gënjyer! Je i humbur dhe i shkatërruar! Andaj, ke kujdes për fenë tënde dhe veprat tua, para se të të kaplojë llogaria dhe shkatërrimi!

Dr. Ferid el Ensarij Mexhalisul Kur’an; fq.192

4. Shejtani i mallkuar gjithmonë tenton të ndërhyj në raportet mes njerëzve dhe të fus armiqësi mes tyre. Por, ne e kemi udhëzimin dhe ilaçin hyjnorë se çfarë të veprojmë; “E ti robve të Mi thuaju: “Le ta thon ata që është më e mira, pse djalli ndësen mes tyre, e është e ditur se djalli është armik i hapët i njeriut”. (Isra; 53).

Gazaliu Hulukul Muslim; fq.70

5. Pas vdekjes, pason llogaritje në detaje për çdo vepër që kemi vepruar. Tek Allahu gjinden shënimet e të gjitha veprave edhe pse njerëzit mund t’i kenë harruar ato. Do t’i vjen njeriut një Libër para syve të tij në ditën e llogarisë, Libër i cili nuk ka lënë asgjë pa shënuar as sa thërmia e atomit e që mos ta ketë shënuar aty. Do t’i thuhet njeriut; “Lexo librn tënd, mjafton të jesh sot llogaritës i vetvetes”. (Isra; 14).

Ali Tantavi, rahimehullah Nur ve hidaje; fq.13

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM