MEDITIME KURANORE – 77

MEDITIME KURANORE – 77

0 292

1. Allahu, xhele ue ala , ka thënë; “Allahu favorizoi disa prej jush mbi disa tjerë në furnizim. Atyre që u është dhënë përparësia (në furnizim), nuk janë furnizues të atyre që posedojnë (robërve), ata (të gjithë) në të janë të barabartë (furnizues kryesor është Allahu), A mos duan të mohojnë dhuntinë e Allahut?” (Nahl; 71).

Riskun tënd që ta ka caktuar Allahu, xhele ue ala, nuk ka mundësi ta marr apo largoj nga t’i askush. Dhe riskun e dikujt tjetër as t’i nuk mund t’ia marrësh apo largosh askujt. Mos u brengos se risku yt do të vij tek ti, sado që i dobët apo i pafuqishëm të jesh. Por, dije se edhe riskun e dikujt tjetër nuk mund ta marësh me forcë, sado që i fuqishëm të jesh. Janë ngritur lapsat dhe janë mbyllur fletushkat.

Ali Tantavi, rahimehullah Nur ve hidaje; fq.129

2. Aq më e trashë dhe më e lartë të jetë kodra, aq më stabile do jetë toka. Medito rreth këtyre dy ajeteve Kur’anore; “Dhe Ai vuri kodra (të forta) në tokë, ashtu që ajo të mos lëkundet me ju.” (Nahl; 15). “Dhe në të kemi vënë kodra të forta e të larta.” (El Murselat; 27).

Njejtë është edhe çështja e dijetarit për umetin në kohërat e fitneve, aq më i ditur dhe më i mençur dijetari , aq më të sigurtë dhe më stabil janë njerëzit kur ai është prezent në mesin e tyre.

Shejh Dr. Nasir el Umer

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ata (të dërguarit e përmedur) ishin që All-llahu i vuri në rrugë të drejtë, andaj ti merri shembull në udhëzim. Thuaj: “Unë nuk kërkoj për këtë (komunikimin e Kur’anit) shpërblim prej jush. Ky nuk është tjetër, përveç një këshillë për mbarë njerëzit.” (El En’am; 90).

Transmetohet nga Ebu Uthman en Nehdij, rahimehullah, se ka thënë; “Të parët tanë i kushtonin vëmendje dhe kujdes të veçantë tre dhjetëshve; Dhjetë-ditëshit e para të muajit Muharrem, Dhjetë-ditëshit e para të muajit Dhul-Hixheh dhe Dhjetë-ditëshit e fundit të muajit Ramazan.

Kijam Ramadan, të Muhamed Ibn Nasir el Mervezij; fq.247

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E, pse paria fetare (e krishterë dhe jehude) të mos i ndalin nga ato thënie të tyre të rreme dhe nga ngrënia e haramit (e ryshfetit)! Sa punë e keqe është ajo e tyre (e parisë fetare).” (El Maide; 63).

Le t’i kushtojnë vëmendje dijetarët këtij ajeti Kur’anor, ngase nëse ata e ndalin veten e tyre nga kryerja e mëkateve, kurse heshtin kur të tjerët i veprojnë dhe nuk e ngrisin zërin në ndalimin e tyre, atëherë gjendja e tyre është e mjerushme dhe e keqe tek Allahu edhe pse ata nuk i veprojnë ato, por heshtja e tyre llogaritet e shumtuar.

Fet’hul Kadir, të Sheukanit; 2/64

5. Nëse e vëren se zemra yte është e hapur për pranimin e ndonjë prej porosive Kur’anore, atëherë ndalu dhe përsërite shpesh atë porosi Kur’anore, ngase kështu vepronte i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem! , e përsërsiste tërë natën një ajet Kur’anor, pra ishte ajeti ka fundi sures el Maide; “Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robër Tu, e nëse u falë atyre, Ti je i gjithëfuqishmi, i urti.” (El Maide; 118).

Burimi: albislam.com

Nga arabishtja ; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 151

0 203