MEDITIME KURANORE – 79

MEDITIME KURANORE – 79

0 1271

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Nun, betohem në pendën (lapsin) dhe në atë çka shkruajnë!” (El Kalem; 1).
Lapsi është begati dhe mirësi e madhe nga Allahu, xhele ue ala!  Po mos të ishte lapsi(dmth Allahu e bëri sebeb lapsin) nuk do përhapej Feja dhe nuk do përmisohej (rregullohej) jeta, Allahu është më i Dituri rreth asaj se me çka përmisohen krijesat e Tij. Katade, rahimehullah
Ed durur el Menthur Fi Tefsiri Bil Me’thur; 8/242

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Thuaju: “Ajo që është te Allahu është shumë më e mira se dëfrimi dhe tregëtia, e Allahu është furnizuesi më i mirë!” (El Xhumua; 11).
Kush mediton këtë porosi Kur’anore, turpërohet prej Allahut që këto dhjetë ditë të Dhul-Hixhes t’i kaloj sikurse ditët e tjera të zakonshme.
Shejh Dr. Omer el Mukbil

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Thuaj: “s’ka dyshim se vdekja prejsë cilës po ikni, ka për t’ju zën, e mande do të silleni te Ai që e di të padukshmën dhe të dukshëm, dhe atëherë Ai do t’ju njoftojë me atë që keni punuar.” (El Xhumua; 8)
Çdo ditë shohim xhenaze të të vdekurve të cilët kalojnë para nesh, mirëpo ne mendojmë se vdekja ështê shënuar për të gjithë njerëzit përpos se neve nuk na është shënuar.
E shohim se toka po mbushet me të vdekur, e nuk mendojmë fare se edhe ne një ditë do të jemi banorë të atyre varreve.
Ali Tantavi, rahimehullah. Nur ve hidaje; fq.21

4. Nëse robi i Allahut tregohet arrogant dhe mendjemadh karshi pranimit të hakut(të vërtetës), Allahu do t’ia zbraps zemrën e tij, e nëse Allahu ia zbraps zemrën dikujt, atëherë, a thua vallë, kush ka mundësi t’ia rregulloj pastaj!?
Allahu , xhele ue ala, ka thënë; “Unë do t’i zbraps nga argumentet e Mia ata të cilët pa pasur drejtë bëjnë kryelarësi në tokë.” (El A’raf; 146).
Dr. Abdullah Sekakir

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Mos u përçani mes vete e të dobësoheni e ta humbni fuqinë.” (El Enfal; 46).
Nuk ka dyshim se përçarja e dobëson umetin i cili ka qenë i fortë kurse e vdesë umetin i cili ka qenë i dobët.

Muhamed Gazali. Hulukul Muslim; fq.167

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM