MEDITIME KURANORE – 80

MEDITIME KURANORE – 80

0 824

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Mund të mendohet për ta se janë të bashkuar, e në reallitet zemrat e tyre janë të përçara.” (El Hashër; 14).

Kështu janë ithtarët e rrugës së devijuar, zemrat dhe dëshirat e tyre janë të përçara, epshet e tyre të përçar (të ndarë), veprat e tyre të ndryshme (të përçara), por ata çdoherë bëhen bashkë kur është në pyetje sulmi ndaj ithtarëve (të haku) të vërtetës.

Katade, rahimehullah Ed durur el Menthur; 8/116

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Nuk janë të barabartë banorët e Xhennetit dhe banorët e Xhehennemit.” (El Hashër; 20).

Banorët e Xhenetit dhe Xhehenemit nuk janë të barabartë në jetën dhe vdekjen e tyre. Banorët e Xhenetit dhe Xhehenemit nuk janë të barabartë në moralin e tyre. Banorët e Xhenetit dhe Xhehenemit nuk janë të barabartë në fjalët dhe veprat e tyre. Banorët e Xhenetit dhe Xhehenemit nuk janë të barabartë në qëllimet (nijetet) e tyre. Banorët e Xhenetit dhe Xhehenemit nuk janë të barabartë në mendimet dhe synimet e tyre. Andaj, i(e)nderuar, shikoj dhe kontrolloj nijetet, fjalët dhe veprat e tua.

Shejh Dr. Omer el Mukbil

3. Transmetohet se Aliu, radijAllahu anhu, ka thënë; “Allahu zbriti ajet Kur’anor për Ebu Bekrin; “E ai që e solli të vërtetën dhe ai që e vërtetoi atë.” (Zumer; 33).

Dhe nuk ka dyshim se Allahu e kishte edhe këtu për qëllim Ebu Bekrin, radijAllahu anhu; “Të dytin prej dyve. Kur ishin në shpellë, ai (Muhammedi, salallahu alejhi ue selem ) i tha shokut të vet (Ebu Bekrit): “Mos u brengos, vërtet Allahu është me ne!” (Teube; 40).

Tefsir Ibn Xherir et Taberi; 20/204

4. Medito se çfarë tha Allahu në ajetin e dhikrit(përmendjes së Allahut); “Ti përmende Zotin tënd i përulun.” (A’raf; 205). Dhe në ajetin e duas (lutjes), tha; “Lutne Zotin tuaj të përulun.” (A’raf; 55).

E përmendi përuljen në dy rastet, duke dhënë sinjal se besimtari duhet të ndjej qetësi, ëmbëlsi, nënshtrim gjatë këtyre dy gjërave(gjatë përmendjes së Allahut dhe gjatë lutjes). Ngase, përulja para Allahut është shpirti i lutjes dhe dhikrit.

Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah Mexhmu’ul Fetava; 15/19-20

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Për atë që Allahu e la në humbje, s’do të ketë udhëzues, dhe ata do t’i lë të bredhin në vrazhdësinë e tyre.” (A’raf; 186).

Nga fjalia e parë, mësojmë se kë e lë në humbje Allahu, atëherë nuk ka kush që mund t’i bëj dobi atij. Nga fjalia e dytë, mësojmë se Allahu e la në humbje të tillin si shkak i djallëzisë dhe verbërisë së tij ndaj Allahut dhe argumenteve të Tij.

Muhamed el Gazali

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 297