MEDITIME KURANORE – 81

MEDITIME KURANORE – 81

0 1318

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “A mos u siguruan ata prej ndëshkimit të Allahut? Nuk sigurohet kush prej frikës së ndëshkimit të Allahut pos njerëzve të humbur.” (A’raf: 99).

Frika nga ndëshkimi i Allahut është mjetë kryesor i cili shpie drejtë përsosjes së veprave të mira dhe pakësimit të mëkateve.

El Iz Ibn Abduselam Shexheretul Mearif Vel Ahval; fq.82

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ata ishin që nuk ndalonin njëri-tjetrin nga e keqja që punonin. E ajo që bënin ishte e shëmtuar.” (Maide; 79).

Po të heshtnin ithtarët (njerëzit e hakut) e të vërtetës nga sqarimi i të vërtetës, atëherë do të vazhdonin gabimtarët në gabimet e tyre si dhe t’i ndjeknin dhe do t’i pasojnë ata qorrazi edhe të tjerët. Andaj, sa mëkat i shëmtuar është heshtja e tillë dhe vaj halli për ata që heshtin dhe nuk ua sqarojnë të vërtetën njerëzve.

Shejh Ibn Bazi, rahimehullah Mexhmu’ul Fetava; 3/72

3. Allahu, xhele ue ala, është Ai që i ka caktuar furnizimet (rizkun). E caktoi për çdo shpirtë furnizimin dhe exhelin (afatin e vdekjes), mirëpo nuk na tha Allahu, uluni mos punoni derisa t’ju vjen furnizimi pa punuar fare, por  Allahu tha; “Ai është që juve tokën ua bëri të përshtatshme, andaj, ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij, meqë vetëm te Ai është e ardhmja.” (El Mulk; 15).

Ali Tantavi, rahimehullah Nur ve hidaje; fq.128

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje me mirësi, se atëherë ai, mes teje dhe të cilit ka armiqësi, do të bëhet (si) mik i afërt.” (Fusilet; 34).

Këtë ajet e kam futur në praktikë në jetën time dhe ju tregoj se çdoherë që ka ndodh urrejtje apo keqkuptim me dikë prej njerëzve, e kujtoja këtë ajet dhe e fusja në prakikt si dhe mundohesha te ktheja të keqe me të mirë, dhe kjo ndikonte që t’i rregulloj raportet me ata që kisha mosmarveshje dhe keqkuptime. Njëkohësisht, ndjehesha i qetë dhe komod pastaj edhe vetë personalisht, falënderimi i takon vetëm Allahut , xhele ue ala, për çdo gjë.

5. Shejtani është zotuar para Allahut, duke thënë; “Ai(shejtani) tha: “Pasha madhërinë Tënde, kam për t’i shmangur prej rrugës së drejtë që të gjithë.” (Sad; 82).

Medito rreth gjendjes së njerëzve sot, edhe pse shejtani e njeh Allahun si Zot, bile i lutet Allahut: “Ai tha: “Zoti im, më jep afat deri në ditën e ringjalljes!” (Sad; 79).

E pastaj, dikush prej bijve të Ademit(dikush prej njerëzve), vjen dhe thotë; “E u tha: “Unë jam zoti juaj më i lartë!” (Naziat; 24).

Bile, bile e mohon edhe njëshmërinë e Allahut dikush prej njerëzve, duke thënë; “E faraoni tha: “O ju pari, unë nuk njoh njoh zot tjetër për ju pos meje.” (El Kasas; 38)

Pas këtyre devijimeve, kush ka siguri se nuk do të devijoj përpos ata që i do Allahu; “Se ndaj robëve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrëfarë force (as fizike as mendore).” (Hixhr; 42).

O Allahu im, na ruaj nga devijimi!

Shejh Dr. Nasir el Umer

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM