MEDITIME KURANORE – 9

MEDITIME KURANORE – 9

0 1437

1. Robi i Allahut është i nevojshëm çdoherë për udhëzim!

Allahu, xhele ue ala, thotë: “Udhëzona në rrugën e drejtë.” (El Fatiha; 6).

Kush e kupton realitetin e udhëzimit dhe nevojën e madhe për të, do të arrijë shumë suksese të mëdha. Robi i Allahut, duhet ta dijë se çdoherë ka nevojë për udhëzim apo ripërtrirjen e udhëzimit të tij.

Ibn Kajimi, rahimehullah Miftah Dar es Sea’deh; 1/232

2. Robi i Allahut gjithnjë është i nevojshëm për ndihmën e Allahut!

Allahu, xhele ue ala, thotë: “Vetëm Ty të adhurojmë, dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.” (El Fatiha; 5 ).

Robi i Allahut gjithnjë është i nevojshëm për ndihmën e Allahut, qoftë gjatë kryerjes së urdhërave të Allahut,qoftë gjatë largimit nga ndalesat e Allahut, qoftë durimi gjatë sprovave, qoftë sprovat e dunjas apo ahiretit, në çastet e vdekjes, jeta në varr, gjithnjë pra robi i Allahut duhet ta kërkoj ndihmën e Allahut, ngase ai është i nevojshêm gjithnjë për Të. Ai i cili e kërkon gjithnjë ndihmën e Allahut, i tilli do të jetë i sukseshëm në të gjitha çështjet e dunjas dhe të ahiretit, ngase Allahu të tillin do ta ndihmoj.

Hafidh Ibn Rexheb el Hanbelij Tefsir Ibn Rexheb; 1/73

3. Arritja e suksesit bëhet vetëm përmes ndihmës së Allahut!

Nuk ka mundësi robi i Allahut t’i arrij gradat, suksesin dhe vlerat vetëm përmes synimeve të tij, porse ai duhet patjetër t’i kërkoj ndihmë Allahut përmes adhurimeve të ndryshme të zemrës dhe të trupit që Allahu t’ia lehtësoj rrugët e suksesit: “Vetëm Ty të adhurojmë, dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.” (El Fatiha; 5 ).

Ibn Tejmije Mexhmu’u el Fetava; 10/277

4. Dëmet e syefaqësisë dhe vetëpëlqimit!

Shumica njerëzve janë sprovuar me syefaqësinë dhe vetëpëlqimin. Syefaqëisa ndodh në raport me njerëzit, kurse vetëpëlqimi ndodh me nefsin e njeriut dhe kështu është gjendja e atij që qohet pesh dhe tregohet mendjemadh. Ai i cili bën syefaqësi nuk e realizon fjalën e Allahut: “Vetëm Ty të adhurojmë.” (El Fatiha; 5 ). Kurse, ai i cili vuan nga vetëpëlqimi nuk e realizon fjalën e Allahut: “Dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.” (El Fatiha; 5 ).

Ibn Tejmije Mexhmu’u el Fetava; 10/277

5. Përgjegjësia e krijesave ndaj Kur’anit!

Sufjan Ibn Ujejne, rahimehullah, ka thënë: “Kush e lexon Kur’anin, i tilli do të pyetet nga Allahu ashtu siç do të pyetën pejgamberët e Tij, përpos se i tilli nuk do të pyetet për përcjelljen e shpalljes që kishin pejgamberët.”

Hiljetul Evlija; 7/281

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM