MEDITIME KURANORE – 91

MEDITIME KURANORE – 91

0 1074

1. Nga mëshira më madhështore është që ta mësojë Allahu ty Kuranin. Allahu thotë në Kuran:  “Rrahmani – Mëshiruesi (Zoti ynë), Ai ia mësoi Kur’anin” [Surja Rrahman: 1, 2]

Nuk ke për ta mësuar Kuranin vetëm se me Mëshirën e Allahut.

2. Më mësoi mua Kur’ani! “Dhe mos e humbni shpresen ne meshiren e Allahut” (Surja Jusuf:87)

Sado që të shtohen sprovat dhe brengat. Sado që të vështirësohet jeta. Sado që të humbësh gjërat që posedon. Mos e humb shpresën në mëshiren, bujarinë dhe urtësinë e Allahut!

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ai urdhëronte familjen e vet me faljen e namazit.” (Merjem; 55).

Mos t’i ikë askujt kjo çështje dhe porosi shumë me rëndësi, ngase me këtë gjë Allahu i lavdëroi pejgamberët e Tij.

Dr. Abdullah Belkasim

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ule zërin ënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit.” (Lukman; 19).

Ibn Zejdi, radijAllahu anhu, ka thënë; ” Po të ishte e mirë dhe e lavdëruar ngritja e zërit, nuk do të thoshte Allahu se ngritja e zërit është e gomarit (apo i takon gomarit e jo njeriut). “

Ed durur el Menthur; 6/525

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.” (Ahzab; 21).

Gjërat më madhore që na lehtësojnë ndjekjen e sunetit të Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem!, janë;

1. Frika ndaj Allahut.

2. Përkujtimi i ahiretit (botës tjetër) dhe

3. Përmendja (dhikri) e shpeshtë (e shumtë) e Allahut.

Dr. Abdulmuhsin el Mutajrij

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 299