MËNYRAT PËR PENGIMIN E NDIKIMIT NEGATIV TË GLOBALIZMIT MBI IDENTITETIN

MËNYRAT PËR PENGIMIN E NDIKIMIT NEGATIV TË GLOBALIZMIT MBI IDENTITETIN

0 937

Kjo kërkon një angazhim i cili ka më shumë se një dimension:

  1. Forcimi i përbërësve të identitetit duke vë theks mbi shtyllën më të rëndësishme besimin. Kjo do të bëhet më kthim drejtë islamit, me edukim të popullit në pajtim me parimet e besimit të pastër  të  ngritur mbi teuhidin. Duhet të ndikohet që muslimanët të janë të vetëdijshëm se duhet të janë krenar.

وَلِلَّهِ الْعِزَّةُ وَلِرَسُولِهِ وَلِلْمُؤْمِنِينَ

“Në të vërtetë, fuqia është e Allahut, e të Dërguarit të Tij dhe e besimtarëve, por hipokritët nuk e dinë.” (El Munafikun, 8)

Duhet të edukohet Umeti me vlerat e sheriatit tolerant, vlerat e tij shpirtërore që e forcojnë lidhjen me Allahun.

Edukata duhet të përfshijë edhe bindjen se Allahu do ti ndihmon dhe do të vendos si mëkëmbës në tokë nëse i përgjigjen Allahut dhe i aplikojnë parakushtet e ndihmës së Allahut. Humbja e vërtetë është humbja shpirtërore sepse ai që humb i pranon vlerat e ngadhënjyesit. Nëse vetëdija është e fortë atëherë nuk do të dorëzohet dhe nuk do të lejojë të shkrihet.

  1. Prezantimi i aspekteve pozitive të Islamit dhe mesazhin e tij global të përshtatshëm për çdo kohë dhe vend. Le të mëson bota për drejtësinë, qytetërimin, kulturën dhe historinë e muslimanëve.

Kjo tek muslimanët do të ngjallë ndjenjën e krenarisë me të kaluarën e tyre dhe me paraardhësit e tyre me çka do të pengohet instalimi i herove imagjinarë që asnjëherë s’kanë ekzistuar e që promovohen nga industria e filmit

Përgjigja e vërtetë ndaj vërshimeve të ndryshme të globalizmit është paraqitja e modelit të saktë se si duhet të jetojë njeriu. Bota ka nevojë për njeriun që përparon në aspektin shkencor, teknologjik, ekonomik, ushtarak, politik por në të njëjtën kohë ai e ka ruajtur humanitetin e tij, pastërtinë e tij, moralin e lartë, drejtësinë, ekuilibrin.

لَقَدْ أَرْسَلْنَا رُسُلَنَا بِالْبَيِّنَاتِ وَأَنْزَلْنَا مَعَهُمُ الْكِتَابَ وَالْمِيزَانَ لِيَقُومَ النَّاسُ بِالْقِسْطِ

“Ne i çuam të dërguarit Tanë me prova të qarta dhe bashkë me ta zbritëm Librat (e shenjtë) dhe peshoren (e drejtësisë): që njerëzit të veprojnë drejt.”  (El Hadid, 25)

Globalizmi duhet ta ruajë anën e tij humane në shkencë, në raportet e ndërsjella dhe në bashkëveprime. fetë, kulturat dhe traditat janë civilizimet e popujve, prona e tyre që i veçon prej të tjerëve, duhet të ruhet dhe të respektohet, me kusht nëse nuk mundohen që t’ua imponojnë të tjerëve.

Identiteti jonë dhe qenia jonë me thellësinë e tyre fetare dhe civilizuese, nuk munden të zëvendësohen me qytetërim tjetër sa do që i bukur të shfaqet.

Kultura jonë është botërore, ka dëshmuar kreativitetin e saj, ka shtuar dhe ka dhënë, me gjithë veçantitë e saj është njerëzore gjithëpërfshirese.

  1. Duhet të punohet për rimëkëmbjen e umetit në gjitha fushat, fetarisht, shkenctarisht, ekonomikisht, ushtarakisht, politikisht dhe në aspektin kulturor. duhet të luftohen shkaqet e prapambeturish, korrupsionit. Duhet të ndryshojmë vetën dhe ta lëmë pas përtacinë. ky është ligji hyjnor i ndryshimit:

إِنَّ اللَّهَ لا يُغَيِّرُ مَا بِقَوْمٍ حَتَّى يُغَيِّرُوا مَا بِأَنْفُسِهِمْ

“Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete.” (Er Ra’d, 11)

  وَقُلِ اعْمَلُوا فَسَيَرَى اللَّهُ عَمَلَكُمْ وَرَسُولُهُ وَالْمُؤْمِنُونَ

“Thuaj: “Punoni, se Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët do të shohin punën tuaj. Së shpejti do të ktheheni tek Ai që di të dukshmen dhe të padukshmen e Ai do t’ju njoftojë për atë që keni bërë.” (Et Teube, 105)

  1. Ballafaqim me aspektet negative të globalizmit me arsimim, trajnim, vetëdijësim dhe ngritje të nivelit të aftësimit në çdo sferë, rritje të produktivitetit, luftë kundër injorancës, ulje të përgjindjes të analfabetizmit te muslimanët që është në shkallë të lartë.
  2. Eliminimi ose zvogëlimi i mospajtimeve mes muslimanëve, qofshin në nivelin të qeverive, popujve, bashkësive duke u kapur fortë për librin e Allahut, kuranin.

وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِيعاً وَلا تَفَرَّقُوا

“Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu, Allahu jua shpjegon shpalljet e Veta, që ju të drejtoheni në udhën e drejtë.” (Ali Imran, 103)

Le të mbisundojë kultura e qasjes pozitive e cila do të ndihmon të pakohen shumë nga mospajtimet mes muslimanëve.

  1. Të sigurohet liria kulturore, të behet shpërndarje e drejtë e resurseve që do të sigurojë kreativitet. Një gjë e tillë do të pasurojë jetën njerëzore por nuk duhet harruar kufitë e lirisë që janë kufi fetare që drejton prodhimtarinë njerëzore drejt asaj që është pozitive dhe dobishme në këtë botë dhe në boten tjetër.
  2. Në rrafshin global duke e pas parasysh dominimin e gjuhës angleze duhet të bëhet çmos që të ruhet gjuha arabe si gjuhë e Kuranit dhe Sunetit. Duhet që e njëjta tu ofrohet fëmijëve që ta mësojnë në mënyrë tërheqëse dhe me plan-programe bashkëkohore që e lehtësojnë mësimin e saj.

Njohja e gjuhës arabe do të ndihmoj në forcimin e komunikimit me botën islame dhe do të jetë urë lidhëse me popuj me të cilët na bashkon besimi i njejtë dhe shumë zakone dhe tradita të përbashkëta.

  1. Të njihemi me globalizmin kulturor, me pikat e tij të fuqishme dhe pikat e tij të dobëta. Të studiohen nga pikëpamja islame efektet negative dhe ato pozitive. Kjo nuk do të thotë se ne do tu shmangemi parimeve të studimit shkencor, assesi, qëllimi do të jetë të nxirren në pah aspektet e fshehta dhe synimet e vërteta të globalizmit kulturor.

Kjo veprimtari duhet të përcillet edhe me angazhim i cili do të qartësojë realisht tiparet e kulturës perëndimorë duke e shpjeguar se ajo nuk është qendrorja, shkencorja, absolutja. Duhet të analizohen shumë nga ato ligje dhe rregulla që sipas ithtarëve të perëndimit janë aplikueshme dhe duhet të imponohen  në çdo kohë dhe çdo vend.

Ato realisht  janë prodhim i zhvillimit të caktuar historik dhe civilizues në kontekst të kushteve të veçanta në një mjedis specifik. Më vonë ithtarët e oksidentizmit i kanë shpallur si absolute. duhet të kuptohet se ato janë relative dhe një prej shumë boshteve që e përbëjnë botën njerëzore

  1. Mjetet e informim duhet që ta kryejnë punën e tij për ta parandaluar globalizmin kulturor dhe ndikimin e tij mbi identitetin. Duhet të refuzohen programet që cenojnë identitetin ose të filtrohen dhe të përshtaten me synimin e mbrojtjes së identitetit.

Shtetet, dijetarët, udhëheqësit, mendimtarët, pronarët e bizneseve duhet të angazhohen që mediumet  si një prej faktorëve më të rëndësishëm në profilizimit të identitetit të mbrohet nga pasojat negative të globalizmit kulturor. Na duhen mjete të informimit dhe institucione (familja, shkolla, xhamia) që i ruajnë vlerat identitare dhe zakonet pozitive. fëmijët duhet të mbrohen nga kulturat e cekëta servilizueze si dhe nga konzumerizmi.

Kjo kërkon kreativitet, qasje tërheqëse, pasuri të informacioneve, gatishmëri për sakrificë që të realizohet e dëshiruara.

Duhet të iniciohet dhe të efektivizohet dialogu mes qytetërimeve. Islami qartëson se pluralizmi i kulturave njerëzore është prej qëllimeve të krijimit. I Lartësuari thotë: “Sikur të kishte dashur Zoti yt, të gjithë njerëzit do t’i bashkonte në një bashkësi të vetme, por ata vazhdojnë të jenë të përçarë, përveç atyre, që i ka mëshiruar Zoti yt. Për këtë qëllim Ai i krijoi ata.”(Hud, 118-119)

Sociologu Skot Pek shkruan: Mesazhi i rrumbullakuar i komunikimit dhe dialogut njerëzor përqendrohet ose duhet të përqendrohet në realizimin e bashkëjetesës paqësore…komunikimi dhe dialogu i mirëfilltë mund të arrijnë në fund të largojnë murrët dhe pengesat që shkaktojnë keqkuptimin dhe që e largojnë njeriun, njërin prej tjetrit.

Nuk është e patjetërsueshme dialogu të përfundojë me pajtim të plotë. Qëllimi i dialogut është të qartësohen të vërtetat dhe të zvogëlohet fanatizmi që ngritët mi keqkuptim dhe informacione të gabueshme. Qëllimi është të gjenden themelet e bashkëjetesës përkundër mospajtimit. I Lartësuari thotë: “Thuaju: “Ju, nuk do të pyeteni për atë që kemi gabuar ne, as ne nuk do të përgjigjemi për atë që bëni ju.” Thuaju: “Ne do të na mbledhë Zoti ynë e do të gjykojë ndërmjet nesh me drejtësi. Ai është Gjykatës i drejtë e i Gjithëdijshëm.” (Sebe’, 25-26)

Propozimet e një studimi shkencor mbi globalizimin që është kryer në prizmin e besimit islam

  1. Nevoja të hapemi ndaj të tjerëve dhe të përdorim mundësitë e globalizmit siç janë përparimi shkencor dhe teknologjik për të mirën kulturës sonë.
  2. Prej mbrojtësve më të mirë të veçorive kulturore të umetit tonë janë: hapja ndaj të tjerëve, toleranca, drejtësia dhe këshillimi.
  3. Zhvillimi i projektit Qytetërimi Islam Gjithëpërfshirës.
  4. Rindërtimi i unitetit të muslimanëve mbi bazat e sheriatit islam.
  5. Themelimi i tregut të përbashkët islamik
  6. Rindërtimi dhe ridefinimi i sistemit arsimor dhe bashkëpunim në fushën e arsimit.
  7. Kujdes të veçantë ndaj medieve

Ajo që me siguri është shumë e dëmshme është qasja defetistë që e promovojnë disa “intelektualë” duke thënë se globalizmi me gjithë dimensionet e tij është caktim i Allahut të cilit nuk mundemi ti shmangemi. Njëri prej tyre shkruan:

“Globalizmi është një fenomen i unifikimit kulturor dhe ekonomik. nuk duhet të anashkalohen aspektet politike dhe shoqërore. Modernizmi perëndimor në përgjithësi dhe globalizmi bashkëkohor në veçanti dhe prodhimet e tyre kulturore janë rrugës që të bëhen kulturë botërore globale me gjitha kuptimet që i ka kjo fjalë. Asgjë nuk mund ti del asaj përballë. Kulturat klasike nuk mund të bëjnë asgjë para kulturës globale që nuk ndalet me asnjë kufi. Ky është realiteti e dashtëm atë apo nuk e dashtëm, e pranuam apo e refuzuam.”

Pasi që mbrohemi nga elementet negative të globalizmit pse pra mos ti përdorim të njëjtët për të përhapur  atë që e posedojmë dhe për të ndikuar te tjerët.

Si ta shfrytëzojmë globalizmin për të mbrojtur identitetin

Shtrohet pyetja: A është globalizmi sherr absolut nga i cili duhet vetëm të mbrohemi, apo është edhe një mundësi për të ndikuar te tjerët? Qëndrimi kritik nuk do të thotë që ne ta privojmë vetën nga mundësia për të shfrytëzuar mundësitë që i ofron globalizmi. Ai ka aspekte pozitive që duhet të shfrytëzohen  ose së paku ta përdorim për të alarmuar rrezikun e tij.

Edhe pse disa studiues globalizmin e krahasojnë me trenin në të cilin patjetër duhet të hipësh nëse dëshiron përparim dhe se ai është fati i pashmangshëm (fukuyama), realiteti është se një pohim i këtillë nuk është i saktë. E vërteta është se procesi i globalizimit është i ndikuar nga më shumë se një faktor.

Ja disa shembuj:

  1. Disa manifestime të globalizmit si mjetet e komunikimit, interneti, kanalet satelitorë, ka mundësi të shfrytëzohen për të mirën e njerëzimit. Ato mundet të përdoren për të përhapur të vërtetat islame dhe faktin se muslimanët e posedojnë projektin më të madh civilizues.

Ne e kemi shpalljen hyjnore e cila rregullon raportin me robërve dhe krijuesit, raportet ne njerëzve, raportin me botën që na rrethon.

Kush e përhap këtë mesazh hyjnor do të jetë i lumtur në këtë botë dhe në ahiret. E jona është që këtë mesazh t‘ua kumtojnë të tjerëve duke i përdorur mjetet e komunikimit, që edhe ata të përfitojnë prej tij.

Boshtet e identitetit tonë islam nuk janë të dobëta, përkundrazi janë të forta. Prandaj ne nuk kemi frikë nga shkrirja, asimilimi dhe vartësi. Besimi që përkon me natyrën dhe sheriati i tij i drejtë janë dy shtyllat e qytetërimit i cili përgjatë historisë ka dëshmuar se mundet të jeton me një larmi të identiteteve duke e zbatuar bashkëjetesën paqësore, tolerancën, drejtësinë.

Në këtë kohë të ridefinimeve të shumta islami është i gatshëm të kontribuon në definimin e vlerave sepse në vete i ka përmbledhur vlerat e përbashkëta të shumë qytetërimeve.

Besimtarët janë ata që vendosin peshoren e drejtë të vlerësimit në këtë botë, peshoren e devotshmërisë duke i anuluar kriteret tjerë siç janë përkatësia kombëtare, raca, klasa dhe pasuria. Sipas islamit Jeta në glob ndërtohet mbi tre parime:

  • Ofrimi i hairit për të gjithë,
  • Moscënimi i asnjë të drejtë askujt
  • Pengimi i padrejtësisë

وَلا يَجْرِمَنَّكُمْ شَنَآنُ قَوْمٍ عَلَى أَلَّا تَعْدِلُوا اعْدِلُوا هُوَ أَقْرَبُ لِلتَّقْوَى

“Le të mos ju nxisë urrejtja ndaj njerëzve për të bërë padrejtësi. Bëhuni të drejtë, se kjo është më afër devotshmërisë dhe frikësojuni Allahut!” (El Maide, 8)

وَمِنْ آيَاتِهِ خَلْقُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَاخْتِلافُ أَلْسِنَتِكُمْ وَأَلْوَانِكُمْ إِنَّ فِي ذَلِكَ لَآياتٍ لِلْعَالِمِينَ

“Ndërmjet shenjave të Tij janë krijimi i qiejve e i Tokës dhe shumëllojshmëria e gjuhëve dhe e ngjyrave (racave) tuaja. Pa dyshim, në këtë ka shenja për ata që dinë.” (Er Rum, 22)

  1. Mjetet e globalizimit munden të përdoren në ruajtjen e identitetit dhe në forcimin e tij. Kanalet televizive, faqet e internetit e bëjnë që mërgimtari të ndihet si në vendin e tij. Efekt i këtillë është evidentuar tek mërgimtarët turk të cilët shumë nga përbërësve të identitetit të tyre në perëndim i kanë ruajtur falë, kanaleve televizive dhe përfitimeve nga rrjeti global i internetit.
  2. Globalizmi bashkëkohor nga një numër i konsiderueshëm është perceptuar si rrezik për identitetin dhe si pasojë kanë filluar të kërkojnë strehim për të ruajtur atë. Vetëdija se shumë gjëra të shenjta për të janë vë në rrezik nga globalizmi është bë shkak që ata të kapen fortë për ta dhe ti mbrojnë me gjitha mundësitë që i kanë. Frika nga asimilimi dhe klonimi perëndimor i ka bë që ata të bëjnë çmos për të ruajtur shtyllat e identitetit. Fillimi i angazhimit proaktiv është ndjenja e rrezikut.

Bertan Luis shkruan: Në momentet e krizës, animi (prirja) mbizotërues/e te muslimanët, është të kërkojnë identitetin e tyre esencial dhe përkatësinë e tyre ndaj shoqërisë islame.

Hantington shkruan: në këtë botë që sot dëshmon përparimin në mjetet e komunikimit dhe transportit…identiteti qytetërues është më i dukshëm…francezët, gjermanët, belgët dhe holandezët për vete mendojnë më shumë si evropianë, muslimanët bashkohen…me zgjerimin e kufijve civilizuese është ngritur vetëdija se duhet të mbrohet ajo që na dallon”neve” nga “ata”.

Përktheu: Mr. Talha Kurtishi

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM