MERJEMJA, ALEJHA SELAM

MERJEMJA, ALEJHA SELAM

0 3018

Kurani Famëlartë ka emërtuar një sure të tërë me emrin Merjem, ku ka përfshirë një tregim të gjërë rreth shtatzënisë dhe lindjes së Isaut, alejhi selam, siç është përmendur tregimi i saj edhe në suren: Ali Imran, Enbija dhe Tahrim.

Rrëfimi Kuranor për Merjemen, alejha selam, fillon nga momenti kur ajo ishte në vetmi, larg nga familja e saj, sikur Allahu deshi që ta përgatis ate për një gjë të pazakontë: “Dhe përmende (o Muhammed) në Libër (Kur’an), Merjemin (historinë e saj): “kur u tërhoq nga familja në një vend, në lindje.” Merjem, 16.

Më pas, vazhdon tregimi kur na informon se Allahu i Madhëruar i kishte dërguar asaj Xhibrilin, alejhi selam, në formë të një njeriu të plotë: “Na dërguam tek ajo engjëllin – Xhibrilin dhe ai iu paraqit asaj në formën e mashkullit të zhvilluar mirë.” Merjem, 17.

Kundërpërgjigjja e kësaj vajze të virgjër përball kësaj ndodhie të papritur, ishte duke kërkuar mbrojtjen e Allahut, në ç’rast iu drejtua me fjalët: “Ajo i tha: “Unë kërkoj që të më mbrojë Mëshiruesi im – prej teje, nëse i druan Perëndisë.” Merjmen, 18.

Iu përgjigj meleku për të qetësuar zemrën e saj, e për t’ia lehtësuar gjendjen: “Ai tha: “Unë jam vetëm i dërguari i Zotit tënd, që të dhurojë ty një djalë të pastër.” Merjem, 19.

Merjemja, alejha selam, ia ktheu në mënyrë të natyrshme, duke i pas parasysh shkaqet: “tha: “Si mund të kam unë djalë, kur asnjë mashkull nuk më ka prekur, e unë nuk jam e korruptuar!.” Merjem, 20.

Përkundër kësaj meleku i tregoi se Krijuesit të shkaqeve nuk i pamundësohet asgjë, dhe se kjo çështje është në Dorën e Atij që i zbaton gjërat pa ndonjë shkak, dhe se qëllimi i shkeljes së ligeve është që t’u bëhet e qartë njerëzve fuqia e Tij mbi çdo gjë, të sjell një argument për ta që të meditojnë, ta madhërojnë këtë Krijues që nuk i pamundësohet asgjë, as në tokë e as në qiell, ta madhërojnë ashtu si Ai meriton, (meleku) iu drejtua asaj me fjalët: “Tha: “Kjo është kështu!” – ka thënë Zoti yt: “Kjo për Mua është lehtë (të krijojë njeriun pa babë). Dhe, ta bëjmë Na atë argument për njerëzit dhe mëshirë nga Ne. Dhe, kjo është punë e kryer.” Merjem, 21.

Më pas rrëfimi Kuranor –pa hyrë në detaje- na tregon për vullnetin e Allahut të Madhëruar, Merjemja, mbeti shtatzënë, në barkun e saj mbante një foshnje, që do e sheh diritën së shpejti: “Dhe, mbeti shtatzënë, e u tërhoq me të (barrë) në një vend të largët.” Merjem, 22.

Ibn Kethiri ka përmendur se shumica e dijetarëve të selefit pohojnë se meleku ka qenë Xhibrili, alejhi selam, fryu në mantelin e saj, e nga ajo fryerje ajo mbeti shtatzënë me lejen e Allahut, kur ajo nuk ishte më në gjendje të qëndrojë në të njejtin vend, e nuk dinte se çfarë do të thonë njerëzit, ajo e dinte se ata nuk do i besonin tregimit të saj, kështu që ajo përhapi lajmin, i tregoi së pari motrës së saj, gruas së Zekerijaut, alejhi selam.

Vazhdon tregimi Kuranor, na sjell para nesh lindjen e fëmijës, që e befasoi Merjemen, alejha selam, ishte e vetme, pa askënd, larg, ndjente dhimbje nga hutimi në fillim të lindjes, nuk dinte asgjë se ç’po ndodh, e as që kishte kush e ndihmon, shpresonte po si të vdiste para se ti ndodhte ajo që i ndodhi, e të harrohej nga të gjithë: “E, dhembjet e lindjes, e detyruan atë që të vijë te trungu i një hurme. Tha ajo: “Ah sikur të kisha vdekur para kësaj (ngjarje) dhe të isha harruar krejtësisht.” Merjem, 23.

Në ato vuajtje të mëdha, e vështirësitë e asaj ndodhie, ndodh befasia e madhe: “Dhe thërriti (zëri) nën të: “Mos u pikëllo, se ty, të ka dhuruar Zoti yt një krijesë dinjitoze.” Merjem, 24.

Çfarë fuqi e Allahut! Foshnje, i lindur në atë moment e thërret, të qetëson zemrën e saj, të lidh ate me Zotin, dhe tani ai e udhëzon ate për ushqimin e pijen! E i thotë: “Shkunde trungun e palmës, e do të pikin mbi ty hurmet e freskëta.” Merjem, 25.

Allahu i Lartmadhëurar nuk e harroi, nuk e braktisi, por bëri që ndër këmbët e saja të rrjedhin përroska me ujë të pijshëm, të ketë palmë ku do mbështetej, e të hante nga frytet e njoma, ushqim e pije, e jo vetëm kaq, por i tregon edhe për argumentet e faktet e saja! E i thotë: “E, nëse vëren ndonjë njeri, ti thuaj: “Unë jam betuar në Mëshiruesin se do të agjërojë (përmbahem), e sot nuk do të flas me askë.” Merjem, 26.

Në një tjetër skenë të rrëfimit Kurani Famëlartë na tregon se Merjemeja, një vajzë e pastër, e ndershme, ishte e njohur tek njerëzit, ishte ballafaquar me një përgëzim, siç kishte mundësi të ballafaqohej çdo vajzë tjetër, iu drejtua Zotit duke i kërkuar shpëtim, e të zbulohej kjo enigmë që e huton mendjen e njeriut, e tha: “Merjemi tha: “Zoti im! Qysh do të kem unë fëmijë, kur nuk më ka prekur asnjë mashkull?.” Ali Imran, 47.

I erdhi përgjigjja që e kthen atë në realitetin e thjeshtë, të cilin e anashkalojnë shumica e njerëzve, për shkak të mbështjetjes të tepërt në shkaqet e arsyet e dukshme, dhe për shkak të dijes së tyre të mangët, e aftësive të përkufizuara: “Ja kështu – tha: “Perëndia krijon ç’të dojë Ai. Kur vendos diçka, Ai vetëm thotë për të: ‘Bëhu!’ – dhe ajo bëhet.” Ali Imran, 47.

Kur çështja kthehet në këtë realitet parimor, largohet çudia, mënjanohet hutia, qetësohet zemra, pushon shpirti, e i kthehet Merjemeja vetes , e pyet: Si po habitesh për këtë gjë të natyrshme, e të qartë!

Ibn Kethiri përmend se kur Merjemes, alejha selam, filluan t’i duken shenjat e shtatzënisë, me të ishte në xhami një nga familjarët e saj të afërt, një njeri i mirë, që së bashku me të i shërbenin xhamisë, i thonin: Jusuf Nexhari, kur ai pa barkun e saj që kishte filluar të ritet, filloi të mohon atë që ajo thoshte, e më pas e largoi nga kjo njohja e tij për pafajësinë e saj, pastërtinë, fetarizmin, e adhurimin e saj, më pas mendoi rreth asaj çfarë i kishte ngjarë, e githë ndodhia e saj i rinte atij në mendje, nuk mund ta largonte, që shtyri atë ta pyet : Oj Merjeme! Unë po të pyes për diç, por, mos shpejto të më përgjigjesh menjëherë. Tha: Çfarë është ajo? I tha: A mund të ketë pemë pa farë? A mund të ketë bimë pa i mbjellë ato? A mund të ketë fëmijë pa prind? Iu përgjigj: Po! Allahu ka krijuar pemët e perimet që herën e parë pa farë të saj, e as mbjellje, e që thua: A mund të ketë fëmijë pa prind? Allahu e ka krijuar Ademin pa babë e pa nënë. Kështu ai u besoi fjalëve të saj, dhe asaj që i kishte ndodhur.

Më tutje, tregimi Kuranor trasnferon ngjarjen në një skenë tjetër, pasi që ajo kishte lindur Isaun, alejhi selam, dhe ishte qetësuar, ishte rasti i popullit të saj, ajo tani ishte në mesin e tyre, duke e bartur fëmiun e saj, që ishte pjesë e saj. Mirëpo, çfarë do i thonin, atë që ata njihnin për atë ishte se ajo nuk ka qenë e martuar, se ishte me famë të mirë në mesin e tyre, me një prejardhje të ndershme: “Dhe, erdhi ajo (Merjemi) me të (fëmijën) te populli i vet, duke e bartë. Ata, i thanë (asaj): “O Merjeme, ke bërë diçka të turpshme! O motra e Harunit! Babai yt nuk ka qenë njeri i keq, as nëna jote nuk ka qenë grua lavire.” Merjem, 27-28.

Merjemja, nuk filloi të flet, por tregoi kah fëmiu i saj, sikur Allahu ta kishte frymëzuar se fëmija do flet për të vërtetën që sillet në gjuhët e njerëzve si e pavërtetë, ta përmban atë nga biseda për gjëra që nuk janë të dashura në jetën e saj: “Ajo e tregoi atë (Isain, me gjeste pa bërë zë). E, ata thanë: “Si t’i flasim ne fëmijës që është në djep?”.” Merjem, 29.

E më pas na e përshkron Kurani fëmiun i cili flet të vërtetën rreth asaj që kishte ndodhur: “Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i Allahut. Ai, më ka dhënë Librin dhe më ka bërë pejgamber.  Më ka bërë të lavdëruar kudo që të jem, dhe më ka rekomandaur që të bëj namaz dhe të jap zeqatin gjatë tërë jetës. (Më ka bërë) bamirës ndaj nënës sime e nuk më ka bërë të ashpër dhe të padëgjueshëm. Dhe, le të jetë selami (shpëtimi) mbi mua në ditën që kam lindur dhe në ditën që do të vdes dhe në ditën që do të ringjallem!.” Merjem, 30-33.

Ai fillimisht, dhe para se gjithash ai është rob i Allahut, e nuk tha: Unë jam Allahu, e as biri i Allahut, por tha: “Unë jam rob i Allahut. Ai, më ka dhënë Librin dhe më ka bërë pejgamber.” Deri sa tha: “(Isai tha): “Dhe me të vërtetë, Perëndia, është Zoti im dhe Zoti juaj; andaj adhuronie vetëm Ate! Kjo është udha e vërtetë.” Merjem, 36.

Allahu i mundësoi të flet, që të bën të qartë të vërtetën e raportit të e Krijuesit dhe krijesave, dhe synimin e këtij krijimi të çuditshëm të njeriut .

DISA SHKËPUTJE RRETH DISA NDODHIVE TË KËTIJ TREGIMI

Së pari: Fjala e Allahut të Madhëruar: “mbeti shtatzënë.”

Komentuesit e Kuranit janë ndarë në mendime për kohën e shtatzënisë. Mendimi më i njohur i shumicës së dijetarëve është se Merjemja, alejha selam, ishte shtatzënë nëntë muaj, sikur që është zakon tek gratë gjatë shtatzënisë. Ibn Kethiri ka thënë: “Ajo që është e qartë se ka qenë shtatzënë nëntë muaj, aq sa është periudha normale e grave shtatzënë.”

Është e ditur se konteksti nuk përmend se si ka mbetur shtatzënë, e as pë sa kohë, a ka qenë shtatzëni normale, ashtu si mbesin gratë shtatzëne e të jetë që fryerja të ketë dërguar jetë në vezore, nga ku formohet një gjak i ngjizur e më pas një cop mishi e më pas në eshtra, më pas eshtrat mbulohen me mish, e kështu të formohet foshnja e plotë, gjatë ditëve? Kjo është e mundur, njejtë sikur që është e mundur që, në këtë rast të mos kalojë zhvillimi nëpër etapa, por të jetë në mënyrë të shkurtër, e që zhvillimi, formësimi i foshnjës të jetë në një kohë të shkurtër.  Nuk ka citat që aludon për njërën nga dy rastet e mundshme, andaj nuk do hulumtojmë më gjatë për të vërtetuar këtë çështje për të cilën nuk ka referencë, divergjencat në raste të këtilla nuk janë të dobishme, dhe as që varet nga kjo ndonjë dispozitë fetare.

Njashtu nuk duhet hulumtuar çështjen  e përcaktimit të vendit lindor ku u tërhoq Merjemja, alejha selam, duke u skajuar nga populli i saj, mjafton njohuria që e tregon Kurani, që është se ajo shkoi në lindje, mund të ketë qenë Xhamia Aksa, apo ndonjë vend tjetër. E njejta vlen edhe për fjalën e Allahut: “Dhe, mbeti shtatzënë, e u tërhoq me të (barrë) në një vend të largët.” Merjem, 22.

Së dyti: Fjala e Allahut: “Nëna e tij përherë ka qenë e drejtë.”

Ibn Kethiri, ka thënë: fjala e Allahut “Nëna e tij përherë ka qenë e drejtë.” Merje, 75, tregon se Merjemja, alejha selam, nuk ka qenë profete, siç ka supozuar ibn Hazmi, dhe të tjerët, të cilët janë të mendimit se Sara, bashkëshortja e Ibrahimit, e nëna e Is’hakut ka qenë profete, si dhe nëna e Musait, alejhi selam, dhe nëna e Isaut, alejhi selam, duke u argumentuar me fjalët e melaqeve drejtuar Sarës dhe Merjemes, dhe me fjalën: “Dhe, Na, e kemi inspiruar nënën e Musait: “Jepi gji.” Kasas, 7.

Së treti: Fjala e Allahut: “e Ne kemi frymëzuar në te.”

Është përmendur gjatë tregimit Kuranor rreth lidnjes së Isaut, alejhi selam, dhe atë në ajetet: “Dhe (kujtoje) atë, e cila ruajti virgjinitetin e saj, e Na, i dhamë asaj frymëzim nga shpirti Ynë.” Enbija, 91 dhe: “dhe, (shembullin) e merjemës, të bijës së Imranit, e cila e ka ruajtur virgjinitetin e saj, e Ne kemi frymëzuar në te, prej Shpirtit Tonë.” Tahrim,12.

Këto dy ajete citojnë për nderin e Merjemes, alejha selam, dhe përmendin se shtatzënia ishte në formë të fryerjes.  Komentuesit e Kuranit përmendin shumë kuptime rreth domethënies së fjalës frymëzim, prej tyre, ka fjalë që pranohen e tjera që refuzohen, të afërta e tjera larg mendjes, qëndrimi më i mirë është që t’i nënshtrohemi kuptimit të drejpërdrejtë shprehjes Kuranore, e që është se ka qenë fryerje, ndërsa të thellohemi në detaje, nuk jemi të detyruar, e as që na takon të përqendrohemi në kuptimin e saj.

Sejid Kutbi, rreth kësaj përmend: “Të gjitha këto hulumtime janë të padobishme, nuk sjellin gjë tjetër pos dyshime, në përfundim është se Allahu dëshiroi të krijon një jetë të pa përsëritur , e krijoi atë sipas dëshirës së Tij, që krijon jetë nga një fymëzim nga qenia e Tij, ne e perceptojmë rezultatin, por, nuk e dijmë domethënien e saj, dhe duhet të mos e dijmë.”

Burimi: albislam.com / Islamweb.com

Përktheu: Shpend Zeneli