MËSIM PRAKTIK PËR TË KUPTUAR JETËN NË DY BOTËT

MËSIM PRAKTIK PËR TË KUPTUAR JETËN NË DY BOTËT

0 4559

Me te vërtetë lavdia i takon Allahut, Atë e falenderojmë, prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje. Kërkojmë prej Allahut të na mbrojë nga sherri i vetes tonë dhe të këqiat e veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu, s’ka kush e devijon dhe atë që e devijon, s’ka kushe udhëzon.

Dëshmoj se nuk ka Zot që meriton adhurimin, përpos Allahut të vetmit të pashoq dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Allahut

O ju që besuat, kini frikë Allahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)! “ Ali Imran 102

O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se Allahu është mbikëqyrës mbi ju. “ Nisa 1

O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të Allahut dhe thuani fjalë të drejta. * Ai (Allahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh “ Ahzab 70, 71

Fjala më vërtetë është fjala e Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i të dërguarit, salaAllahu alejhi ve selem, veprat më të këqia janë të shpikurat, e çdo vepër e shpikur (në fe) është risi (bidat) e çdo bidat shpie në Zjarr.

Të nderuar vëllezër besimtarë, e falenderojmë Allahun, Zotin e botërave për të gjitha begatitë që na i ka dhënë në përgjithësi dhe e falenderojmë për begatinë e Islamit në veçanti. E falenderojmë në mëngjes dhe në mbrëmje, në shoqëri dhe në vetmi, dhe Atij i takon falenderimi. Dërgojmë salavate dhe përshëndetjet tona të përzemërta ndaj pejgamberit tonë Muhamedit, të cilin Allahu e dërgoi mëshirë për botërat. Na tregoi gjithçka që na ofron për në Xhenet dhe gjithçka që na largon nga Xhehenemi. Këto përshëndetje qofshin edhe për familjen e tij fisnike, për shokët e tij besnik sahabët dhe për gjithë ata besimtarë që e pasojnë rrugën e tij me sinqeritet.

Vëllezër besimtarë, Allahu i Madhëruar kur e krijoi njeriun e parë, vendbanimin e tij e bëri Xhenetin, ia la në disponim të gjitha begatitë, përveç një peme që ia ndaloi. Njeriu pasi ra në atë ndalesë Allahu e dëboi që nga aty, sepse Xheneti ishte vendbanim i tillë që nuk e mbante askënd, po në qoftë se është edhe një mëkat i vogël. Vend që i mban njerëzit me mëkate ishte Toka. Allahu i Madhëruar e la që pasardhësit e Ademit vendbanim ta kenë dynjanë, mirëpo ua bëri me dije se aty do të jenë me afat të caktuar. Pas jetës së tyre, secila krijesë do ta shijojë vdekjen dhe do të ndahet nga kjo dynja, e një ditë ata do të ringjallen dhe do të japin llogari në Ditën e Gjykimit, e pastaj kush në Xhenet e kush në Xhehenem.

Këtë botëkuptim të jetës secili njeri duhet ta kuptojë. Allahu i Madhëruar ka dërguar pejgamber, ka zbritur libra nga qielli që tua bëjë me dije njerëzimit këtë realitet. Te ky realitet arrijmë me ndëgjim apo me lexim e nëse nuk e kuptojmë nëpërmjet këtyre dy rrugëve, pason metoda praktike, atëherë vijnë sprova që është metoda e fundit për ta kuptuar këtë realitet.

Të parët tanë, të kuptuarit e këtij realiteti e kanë konsideruar nga gjërat parësore në jetë. Ata që nuk e kanë kuptuar këtë kanë qenë ateistë apo të devijuar krejtësisht.

Një mbret i cili e trashëgoi babain e tij në fron, i trashëgoi edhe vezirët e babait të tij. Ai duke qenë princ i kishte njohur të gjithë këta vezirë. Në të ardhmen ai duhej të vazhdonte sundimin me këta. Mirëpo, ai për të vendosur se kush do të vazhdojë me të, u bëri atyre një test, sepse ai nuk deshti që drejtpërsëdrejti të përjashtonte ndonjërin ndaj të cilit kishte vërejtje. Testin që vendosi tua bën, pikërisht kishte të bëjë me të kuptuarit e jetës së kësaj bote dhe llogarisë në Ahiret. Ai i thërriti vezirët të cilët ishin tre, ua dha nga një thes me përmasa të njejta dhe u tha atyre: shkoni në kopshte dhe mbushni këto me fryte dhe më pas mi sjellni në pallat. Ata shkuan në kopshte, i pari e mbushi thesin me frutet më të mira dhe më të shëndosha, i dyti e mbushi thesin me fruta të shëndosha dhe disa të krimbura e të kalbura, nuk bëri zgjedhje si i pari, i treti e mbushi thesin me barrërishta, nuk futi në thes asnjë frut. Pastaj u kthyen në pallat te mbreti. Sapo arritën mbreti e thirri një grup ushtarësh dhe i urdhëroi ata që t’i çojnë këta në një burg larg vendbanimeve dhe t’i lënë ata tre muaj atje. Në burg i futën me thasët që i kishin mbushur. I pari arriti ta kalojë atë periudhë në burg sepse në thes kishte fruta të mira dhe të shëndosha, i dyti mezi  qëndroi deri në fund pasi gjysma e fryteve ishin të prishur, ndërsa i treti nuk arriti të mbijetojë as edhe një muaj dhe vdiq. Pastaj këta dy që mbetën i sollën në pallat dhe mbreti i këshilloi, u tha atyre: kjo është botëkuptimi i jetës në këtë botë, është si shembulli i një mbretit. Allahu i Madhëruar i ka lënë robërit e tij në këtë dynja dhe i ka lënë të zgjedhin se çfarë vepra do të bëjnë në këtë botë, nëse bëjnë vepra të mira ato do ti kenë me vete edhe në ahiret, nëse i përzijnë veprat e mira me të këqijat, do ta kenë vështirë, e nëse – Allahu na ruajttë – bëjnë vetëm vepra të këqija, atëherë ai ka dështuar dhe shkon në shkatërrim.

Pastaj mbreti këta dy vezirë i caktoi për këshilltarë të tij.

E lusim Allahun i Madhëruar që të na frymëzojë të bëjmë çdoherë vepra të mira e të na largojë nga veprat e këqija.

وَٱللَّهُ يَدۡعُوٓاْ إِلَىٰ دَارِ ٱلسَّلَٰمِ وَيَهۡدِي مَن يَشَآءُ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ ٢٥

Allahu thërret për në Xhenet dhe e vë në udhë të drejtë kë të dojë.” Junus: 25

Hutbeja e dytë

Falemnderimi i takon Allahut, Zotit të botërave, salavatet dhe përshëndetjet tona qofshin për pejgamberin Muhamedin, për familjen e tij, për sahabët e tij dhe për të gjithë ata që e vijojnë rrugën e tij.

إِنَّ ٱللَّهَ وَمَلَٰٓئِكَتَهُۥ يُصَلُّونَ عَلَى ٱلنَّبِيِّۚ يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ صَلُّواْ عَلَيۡهِ وَسَلِّمُواْ تَسۡلِيمًا ٥٦

Innall-llahu ve melaiketehu jusal-lune alen-nebijj, ja e juhel-ledhine amenu sal-lu alejhi ve sel-limu teslima

“Eshtë e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam. “

Faktori kryesor që na mban në rrugë të drejtë në këtë botë është besimi në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit. Allahu i Madhëruar kur i ka përmendur besimtarët e ka ndërlidhur besimin e tyre me besimin në Ditën e Gjykimit dhe ka thënë:

… وَبِٱلۡأٓخِرَةِ هُمۡ يُوقِنُونَ ٤

“ … dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër (Ahiretin). “ (Bekare: 4)

Allahu i Madhëruar i ka thënë të Dërguarit të Tij, gjë e cila vlen edhe për umetin e tij:

وَٱبۡتَغِ فِيمَآ ءَاتَىٰكَ ٱللَّهُ ٱلدَّارَ ٱلۡأٓخِرَةَۖ وَلَا تَنسَ نَصِيبَكَ مِنَ ٱلدُّنۡيَاۖ وَأَحۡسِن كَمَآ أَحۡسَنَ ٱللَّهُ إِلَيۡكَۖ وَلَا تَبۡغِ ٱلۡفَسَادَ فِي ٱلۡأَرۡضِۖ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ ٱلۡمُفۡسِدِينَ ٧٧
Dhe me atë që të ka dhënë Allahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos lë mangu atë që të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë Allahu ty, e mos bën të këqija në tokë, se Allahu nuk i do çrregulluesit. “ Kasas: 77

Poashtu Allahu i Madhëruar na ka mësuar edhe në lutjet tona të themi:

… رَبَّنَآ ءَاتِنَا فِي ٱلدُّنۡيَا حَسَنَةٗ وَفِي ٱلۡأٓخِرَةِ حَسَنَةٗ وَقِنَا عَذَابَ ٱلنَّارِ ٢٠١

Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr

Lutje

  • O Zot ynë, na jep në dynja të mirën dhe në Ahiret të mirën dhe na mbro nga zjarri i xhehenemit.
  • O  Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët në ditën e llogarisë.
  • O Zot ynë, jepja shpirtërave tanë devoshmërinë dhe pastroi se Ti je më i miri që i pastron, Ti i ke në kujdes dhe je miku më i mirë i tyre.
  • O Allah, na bëj ta shohim të vërtetën dhe na furnizo me pasimin e saj  dhe na bëj ta shohim të kotën dhe na furnizo t’i largohemi asaj.
  • O Allah, fali besimtarët dhe besimtaret, muslimanët dhe muslimanet, të gjallët nga ata dhe të vdekurit.
  • O Allah forcoe islamin dhe muslimanët dhe shkatëroi shirkun dhe mushrikët.
  • Subhane rabbike rabbel-izeti amma jesifun, ve selamun alel-murselin, vel-hamdu lilahi rabbil-alemin.

innallahe je’muru bil-adli ve ihsani ve itai dhil-kurba, ve jenha anil-fahshai vel-munkeri vel-bag-ji, jeidhukum leal-lekum tedhekkerun.

Përgatiti: Hoxhë Ali Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM