MËSIME NGA NDODHIA E DATËS 10 MUHARREM

MËSIME NGA NDODHIA E DATËS 10 MUHARREM

0 1772

Me te vërtetë lavdia i takon Allahut, Atë e falenderojmë, prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje. Kërkojmë prej Allahut të na mbrojë nga sherri I vetes tonë dhe të këqiat e veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu, ska kush e devijon dhe atë që e devijon, ska kushe udhëzon.

Dëshmoj se nuk ka Zot që meriton adhurimin, përpos Allahut të vetmit të pa shoq dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe I dërguar I Allahut

“O ju që besuat, kini frikë Allahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)! “ Ali Imran 102

“O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se Allahu është mbikëqyrës mbi ju. “ Nisa 1

“O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thuani fjalë të drejta. * Ai (Allahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh “ Ahzab 70, 71

Fjala më vërtetë është Libri i Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi I Muhamedit salallahu alejhi ve selem, veprat më të këqia janë të shpikurat, e çdo vepër e shpikur (në fe) është risi (bidat) e çdo bidat shpie në Zjarr.

E në vijim:

Viti hixhri fillon me muajin Muharem. Ky muaj dallohet me disa veçori të cilat, ne si besimtarë duhet t’i dijmë dhe t’i përkujtojmë. Prej tyre; është data e 10 e këtij muaji, të cilën ditë e quajmë dita e Ashurasë, gjegjësisht dita e dhjetë.

Çfarë përmban kjo ditë?

Për këtë ditë i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë:

صيام يوم عاشوراء، أحتسب على اللَّه أن يكفر السّنة التي قبله

“Agjërimi i ditës së Ashurasë shpresoj nga Allahu që me të ti falë (mëkatet e vogla) për vitin e kaluar.“

Parashtrohet pyetja: Pse agjërimi i kësaj ditë të jetë shkak për t’u falur mëkatet e një viti të tërë?

I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, kur ka ardhur në Medine, i ka takuar çifutët duke e agjëruar këtë ditë. Ka pyetur pse e agjërojnë? Kanë thënë: Kjo ditë është ditë e mirë, në këtë ditë Allahu i ka shpëtuar beni israilët nga armiku i tyre, andaj e ka agjëruar Musai (alejhi selam) në shënjë falenderimi. Për këtë i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë: Unë jem më meritor për Musaun se ju. Dhe e ka agjëruar këtë ditë, dhe ka urdhëruar që të agjërohet. Tra. Muslimi nga Ibn Abasi.

Çfarë ndodhi në realitet në këtë ditë në kohën e Musait, para më shumë se 3500 viteve?

Allahu kishte dërguar Musain te Faraoni për ta këshilluar që ai t’i nënshtrohet Allahut. Ai atëbotë ishte tirani më i madh i asaj kohe. E kishte shpallur veten ‘perëndi’ dhe i keqtrajtonte beni israilët. Allahu i Madhëruar i dha muxhize Musait që shkopin ta shndërronte në gjarpër dhe dora t’i shëndriste. Kur vajti te Faraoni, e ia tregoi këto muxhize, ai mendoi se është magjistar dhe thërriti magjistarët e atyre trojeve. Ata u aballafuaqan me Musain dhe kur i gjuajtën litarët e tyre, u shndërruan në gjarpërij. Pastaj kur Musai e hudhi shkopin, u shndërrua në gjarpër dhe i gëlltiti gjarpërinjtë tjerë. Magjistarët e kuptuan se vepra e Musait nuk është magji, pasi që ata e dinin natyrën e magjisë, andaj ata i besuan Musait. Faraoni, nga mllefi që pësoi, ua preu krahët dhe këmbët magjistarëve, por ata nuk braktisën besimin, në të cilin u bindën.

Pastaj, Faraoni me ushtrinë e tij e ndjekën Musain dhe beni israilët. Kur Musau me beni israilët u gjetën para detit, Allahu i tha Musait:

Ndërsa Ne Musait i thamë: “Me shkopin tënd bjeri detit”. Deti u nda dhe çdo pjesë u bë si kodër e madhe. “ Shura: 63

Deti nga të dy anët u tërhoq, e në mes u bë rrugë për kalim, a deti rrinte pezull. Musai me beni israilët ecën nëpër atë rrugë, e mbrapa i ndiqte Faraoni me ushtrinë e tij. Pasi kaluan beni israilët, deti filloi të rikthehet në vendin e vet, a Faraoni u gjet në mes. Pasi e pa se po fundoset, bërtiti:

Besova se nuk ka zot tjetër pos Atij që i besuan beni israilët, edhe unë jam nga muslimanët!” “ Junus: 90

Mirëpo Allahu në këtë çast ia mohoi këtë pendim:

A tani, a ke kundërshtuar më parë dhe ishe nga keqbërësit?!“

Në vazhdim të ajetit Allahu I Madhërur tha:

Sot po të shpëtojmë ty (po të nxjerrim prej detit) me trupin tënd (të vdekur), që të shërbesh si argument për ata që vijnë pas teje. Vërtet, ekziston një shumicë njerëzish që nuk hulumtojnë argumentet Tona. “ Junus: 92

A thua vallë, çfarë urtësie ka në ruajtjen e trupit të Faraonit, këtij tirani, që sot ta shohin njerëzit?

Urtësia, vëllezër të nderuar besimtarë është në atë se udhëheqësit të marrin mësim se si mund ta ketë përfundimin një tiran.

Nëse një udhëheqës, i nderon dijetarët dhe i respekton, Allahu atë do ta ngritë dhe do t’i jep të mira në këtë botë dhe botën tjetër, por nëse i persekuton dijetarët, ai do të pëson keq dhe do ta poshtëron Allahu në dynja dhe Ahiret.

Allahu thërret për në xhenet, dhe atë që do, e vë në rrugë të drejtë.

Hutbeja e dytë

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, salavatet dhe selamet qofshin për Muhamedin, familjes së tij dhe sahabët e tij.

Eshtë e vërtetë se Allahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.” Ahzab 56

Të nderuar vëlrezër besimtarë, e këshilloj veten dhe juve që ti kemi frikë Allahut dhe të ndëgjojmë dhe respektojmë, …

Mësimet e dobishme që marrim nga ngjarja e ditës Ashura:

1 – Përkujtimi i ngjarjeve që kanë ndodhur me pejgamberët me adhurim, siç është agjërimi.

2 – Jehudët e kan mbajtur mend, dhe vite me radhë e kanë kujtuar rastin e Musait, alejhi selam, për 2000 vjet me radhë.

3 – Zbatimi i urdhërit të Allahut është më parësor. (Musai, alejhi selam, iu bind Allahut për të shkuar te Faraoni.

4 – Thirrja në rrugë të Allahut kërkon sakrifikim.

5 – Allahu i Madhëruar i ka ndihmuar pejgamberët e Tij me muxhize.

6 – Përfundimi i tiranëve është në disfatë të tyre.

7 – Përfundimi i mirë u takon besimtarëve.

8 – Në këtë ditë agjërohet, ndërsa gjërat tjera që i bëjnë të gjitha janë risi që i kanë shpikuar fraksionet e devijuara.

Lutje:

  • O Zot ynë, na jep në dynja të mirën dhe në Ahiret të mirën dhe na mbroj nga zjarri i xhehenemit.
  • O Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët në ditën e llogarisë.
  • O Zot ynë, jepja shpirtërave tanë devoshmërinë dhe pastroi se Ti je më i miri që i pastron, Ti i ke në kujdes dhe je miku më i mirë i tyre.
  • O Allah, na bëj ta shohim të vërtetën dhe na furnizo me pasimin e saj dhe na bëj ta shohim të kotën dhe na furnizo ti largohmi asaj.
  • O Allah i plotëfuqishëm, shëroi të sëmurët tanë, liroi të burgosirit tanë, udhëzoe rininë tanë në rrugë të drejtë,
  • Ndimoju besimtarëve musliman në Burma, Siri, Kinë dhe mbarë botën!
  • O Allah, fali besimtarët dhe besimtaret, muslimanët dhe muslimanet, të gjallët nga ata dhe të vdekurit.
  • O Allah forcoe islamin dhe muslimanët.

Përgatiti; Hoxhë Ali Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM