MËSUESI PYET NXËNËSIN E TIJ

MËSUESI PYET NXËNËSIN E TIJ

0 1105

Mësuesi pyet nxënësin e tij: Sa kohë ka që më shoqëron?

Nxënësi i përgjigjet: Që tridhjetë e tre vite…

Mësuesi i tha: E çfarë mësove nga unë gjatë gjithë kësaj periudhe?

Nxënësi i tha: Mësova tetë çështje…

Mësuesi i thotë: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi” më shkoi jeta me ty e ti nuk ke mësuar pos tetë çështje?!

Nxënësi i tha: O mësues, nuk kam mësuar më shumë, dhe nuk dëshiroj të gënjej…

Mësuesi i tha: Më trego të dëgjoj çfarë ke mësuar.

Nxënësi i thotë:

E para: Kur i shikoja njerëzit, pashë se çdo njëri kishte të dashurin e vet, e kur shkonte në varr i dashuri e lente të vetëm, e unë i bëra veprat e mira të dashura që kur të hyn në varr hynë edhe ato me mua.

E dyta: Meditova rreth fjalës së Allahut “E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve, xheneti është vendi i tij.”Naziat 40-41. E luftova veten time për ta larguar epshin derisa u përqendrova në adhurim ndaj Allahut.

E treta: Pashë se njerëzit  që kishin me vete diç të çmuar e ruanin të mos u humbë, e unë meditova në fjalën e Allahut: “Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është te Allahu është e përjetshme.” Nahl 96. E çdo gjë e çmuar që më binte në duar ia drejtoja Allahut që ta ruan tek Ai.

E katërta: I pashë njerëzit se secili mburret me pasurinë, pozitën apo prejardhjen e tij, pastaj shikova fjalën e Allahut: “më i ndershmi ndër ju tek Allahu janë ata më të devotshmit.” Huxhurat 13. E unë veprova me devotshmëri që të jem tek Allahu më i ndershmi.

E pesta: Pashë njerëzit fyenin njëri tjetrin e mallkonin, dhe shkaku i kësaj ishte xhelozia. Pastaj shikova në fjalën e Allahut: “Ne kemi përcaktuar gjendjen e jetës së tyre në këtë botë.” E lashë xhelozinë dhe e largova nga njerëzit, dhe kuptova se caktimi është nga Allahu dhe e largova xhelozinë nga unë.

E gjashta: pashë njerëzit armiqësonin njëri tjetrin, urrenin dhe e vritnin njëri tjetri. Unë shikova në fjalën e Allahut: “Shejtani është armik i juaji, andaj konsiderojeni armik.” Fatir 6. E lashë armiqësinë ndaj njerëzve për ta armiqësuar vetëm shejtanin.

E shtata: i shikova njerëzit, e pashë që secili prej tyre vuan dhe e përbuzë veten në kërkim të pasurisë, saqë mund të hynë aty ku nuk u lejohet. Shikova fjalën e Allahut: “Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që Allahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj.” Kuptova se uë jam një nga këto gjallesa, fillova të veproj detyrën time ndaj Allahut.

Tetë: Pashë se çdo krijesë mbështetej në krijesë të njëjtë si ai, njëri për pasurinë, tjetri për pronën, për shëndetin, etj. Shikova fjalën e Allahut: “E kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij.” Unë e lash mbështetjen prej njerëzve e u mundova ti mbështetem Allahut.

Përktheu: Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM