MIRËSITË DHE DOBITË E SPROVAVE

MIRËSITË DHE DOBITË E SPROVAVE

0 1935

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 25 )

Mirësitë dhe dobitë e sprovave:
1. Sprovat në këtë botë janë pastrim për shpirtin dhe mëshirë për robin e Allahut.
2. Besimtari kur sprovohet nuk duhet ta privojë veten e tij nga buzëqeshja, as gjuhën e tij nga bisedat e këndshme me vëllezërit e tij musliman ose me familjarët.
3. Besimi tek caktimi i Allahut e mbush zemrën me kënaqësi dhe lumturi.
4. Pejgamberët janë njerëzit që më së shumti sprovohen, e pastaj njerëzit e mirë me radhë.
5. Nëse besimi i njeriut është i fortë, sprovat janë më të rënda, e nëse besimi i tij është i lëkundër, sprovat i lehtësohen.
6. Sprovat për besimtarin shihen si pastruese të mëkateve dhe ngritje të gradëve dhe si zahire për botën tjetër.
7. Shpirti i besimtarit të lidhur me Allahun, ambientohet me situatat (sprovat) sado të vështira qofshin ato.
8. Besimtari obligohet të ketë mendim të mirë për Allahun, qoftë në mirëqenie ose gjatë sprovave.
9. Besimtari duhet ta lus Allahun ta forcojë dhe udhëzojë në rrugën e vërtetë.
10. Besimtari duhet ta dijë se asgjë nuk ndodh pa lejen e Allahut, dhe se çdo gjë që ndodh është e shkruar tek Allahu.

Shejh Abdulaziz Ibën Muhamed Ibën Abdullah es Sed’han

Përgatiti: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM