MORALI I LARTË I MUHAMEDIT,- SALALLAHU ALEJHI VESELEM!

MORALI I LARTË I MUHAMEDIT,- SALALLAHU ALEJHI VESELEM!

0 2928

Të nderuar vëllezër dhe motra !

Duhet secili prej nesh të kuptojë dhe të dijë se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,-  ishte dhe do të jetë shembulli më i lartë për ne të gjithë, sepse morali dhe edukata e tij ishte më e përsosur se i gjithë njerëzimi në përgjithësi.

Mu ashtu, siç e lavdëron edhe vetë Allahu,- xhele shanuhu!,-  ne Librin e Tij Fisnik, ku thotë:

وَإِنَّكَ لَعَلَىٰ خُلُقٍ عَظِيمٍ

“Sepse ti je, me të vërtetë, me moral; të lartë”.[1]

Në lidhje me këtë që u tha më lartë dëshmojnë edhe ngjarjet të cilat ndodhën gjatë jetës së Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!

Raste të cilat na rrëfejnë dhe na mësojnë në detaje për moralin e tij të lartë, saqë edhe me fëmijët e vegjël sillej me moral të mire, luante, rrinte, dhe tregonte butësi dhe mëshirë të madhe për ta(fëmijët).

Transmetohet se një ditë i Dërguari i Allahut, – salallahu alejhi ve selem!,- hyri në mes të turmës në të cilën luanin fëmijët dhe iu drejtua njërit prej tyre duke i thënë: ‘’O Eba Umejr,çfarë bëri zogu?’’. Ebu Umejr ishte nofka e fëmijës i cili luante me një zog të cilin e quante Nugejr. Pas ngordhjes së Nugejrit, fëmijë u mërzit tej mase për zogun e tij të dashur dhe me të cilin kalonte ditët duke luajtur me të. I Dërguari i Allahut, – salallahu alejhi ve selem!,- iu afrua dhe me sjelljet e tij të butë e përkëdheli fëmijën dhe i than ë mënyrë të qetë: ‘’ O Eba Umejr çfarë bëri zogu?!’’.

Njashtu transmetohet se erdhi një beduin dhe urinoi në një pjesë të Xhamisë!

Në këtë rast shokët e Muhamedit, – salallahu alejhi ve selem!,- u vërsulën dhe deshën të e sulmonin, si shkak i veprimit të cilin deshi beduini të e veprojë në Xhami.

Ndërsa i Dërguari i Allahut, – salallahu alejhi ve selem!,- i ndaloi dhe e la atë(beduini) që ta kryejë nevojën e tij, dhe pastaj urdhëroi që t’ia ofronin një kovë me ujë dhe ta derdhnin në vendin të cilin urinoi më parë beduini.

Pas pak i Dërguari i Allahut, – salallahu alejhi ve selem!,- e thirri beduinin dhe i tha: ‘’Këto janë xhamia të cilat nuk janë që në to të bëhen vepra të pahijshme, por janë për namaz dhe lexim të Kura’nit.”[2]

Këtu vërejmë moralin e lartë të Dërguari të Allahut, – salallahu alejhi ve selem!,- në këtë rast ai nuk e qortoi beduinin për veprimin e bërë dhe nuk urdhëroi që të rrihet apo dëbohet nga Xhamia, por e la të përfundojë kryerjen e nevojës së tij, dhe më pastaj e afroi me butësi dhe përkëdhelje beduinin dhe e mësoi se xhamitë nuk janë vende ku kryhet nevoja dhe vepra tjera të ngjashme, mirëpo ato janë për namaz, dhikër dhe lexim të Kur’anit.

Erdhi një njeri tek i Dërguari i Allahut, – salallahu alejhi ve selem!,- në muajin e bekuar të Ramazanit dhe i tha: O i Dërguari i Allahut jam shkatërruar. I Dërguari i Allahut , – salallahu alejhi ve selem!,- e pyeti: “Çfarë të  shkatërroi?” Tha: Kam bërë marrëdhënie intime me gruan time në Ramazan gjatë kohës kur isha agjërueshëm. I Dërguari i Allahut, – salallahu alejhi ve selem!,-  këtë njeri nuk e qortoi, por i tha: “A ke mundësi që t’i agjërosh dy muaj rreshtazi?”Ai, tha: “Jo.” I tha: “A ke ti mundësi qe ti ushqesh gjashtëdhjetë të varfër?” Ai, tha: “Jo.” Atëherë u ul i Dërguari i Allahut, – salallahu alejhi ve selem!,-  dhe i urdhëroi te ia ofronin një enë me hurma. I Dërguari i Allahut, – salallahu alejhi ve selem!,- ia dhuroi  atij enën me hurma dhe i tha:”Jepi këto sadaka.” Njeriu i tha: “A ka në mes dy kodrave (të Medinës) familje më të nevojshme dhe më të varfër se familja ime o i Dërguar?” Atëherë  i Dërguari i Allahut, – salallahu alejhi ve selem!,- buzëqeshi sa që iu dukën dhëmballët dhe tha:“Shko dhe ushqeje familjen tënde me këto hurma.”

Pra paraqitja e moralit të lartë nga i  Dërguari i Allahut, – salallahu alejhi ve selem!,-  në këtë transmetim është i qartë, nuk e qortoi e as nuk e ofendoi!

Kjo pra  ishte prej butësisë dhe urtësisë së tij të lartë të cilën e posedonte i Dërguari i Allahut, – salallahu alejhi ve selem!.

I Dërguari i Allahut, – salallahu alejhi ve selem!,- e vërejti se  njeriu erdhi i penduar dhe i frikësuar nga ajo të cilën kishte vepruar më herët, si rrjedhojë e kësaj ai nuk e qortoi e as kritikoi, por ia sqaroi të vërtetën duke u sjellë me të butësinë më të madhe të mundshme.

Subhanallah! Sot, shohim shumë njerëz të cilët na rrëfejnë se njerëzit e perëndimit kanë moralin dhe sjelljet më të mira në lidhje me mardhëniet ndërnjerëzore, shitblerje etj.

Ndërsa tek muslimanët sheh mashtrim, gënjeshtra dhe betim të rrejshëm.

A thua vallë, a mundemi secili prej nesh të pyesim se: Cilat janë shkaqet dhe arsyet e kësaj çështje, dhe athua ka ndikuar në moralin e jomuslimanëve përparimi industrial, apo jo?!

Ajo që është bërë e njohur në mesin e muslimanëve se kinse  perëndimorët e kanë moralin më të mirë se muslimanët etj.

Jo, përkundrazi! Aspak nuk jam dakord me këtë pretendimi dhe nuk është i saktë ky pretendimi i disa muslimanëve të dobët në iman për fat të keq.

 Perëndimorët kanë moral të keq dhe këtë e dinë dhe dëshmon më së miri ai i cili ka qenë në perëndimi qoftë për kohë të shkurtë ose të gjatë.

Ne i themi o vëllezër shikoni realitetin e perëndimorëve me sy të drejtësisë dhe Sheriatit Islam,e s’ka dyshim se  nuk është njëjtë sikur ju ti shihni ata me sy të madhërimit dhe nderimit, Allahu na ruajt!

Një poet thotë:

Syri i cili shikon një gjë me admirim dhe pëlqim

Në këtë rast ai nuk i sheh mangësitë,

Njashtu, sikurse syri që shikon me urrejtje

Menjëherë i zbulon mangësitë.

Shumë të rinjë të cilët  kanë qenë në perëndim na kanë treguar për veprat e tyre të pamoralshme të cilat veprohen në perëndim.

E, sa i përket asaj se këshillat që i japin në shitblerje nuk i japin ata për shkak se kanë moral ose sjellje të mire me ju ose mes vete!

Por, për shkak se ata janë robër  të asaj që është material dhe kaluese, mirëpo këtë gjë jo gjithë e kuptojnë.

Dine mirë se, ata nuk e bëjnë këtë nga morali i tyre i lartë, por e bëjnë se janë njerëz materialist dhe e dinë se për reklamimin e mallërave të tyre duhet të posedojnë sjellje të mirë me qëllim që të kenë sukses në përfitimin e klientëve si dhe  shitjen e mallërave të tyre.

Kupton o vëllezër se  ata(perëndimorët) janë mu ashtu siç i ka përshkruar Allahu,- Xhele Shanuhu!,- në Librin e Tij Fisnik:

نَّ الَّذِينَ كَفَرُ‌وا مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ وَالْمُشْرِ‌كِينَ فِي نَارِ‌ جَهَنَّمَ خَالِدِينَ فِيهَا ۚ أُولَـٰئِكَ هُمْ شَرُّ‌ الْبَرِ‌يَّةِ

 Ata të cilët nuk besojnë nga ithtarët e librit edhe politeistët, do të jenë, me siguri në zjarrin e xhehennemit, ku do të mbesin përgjithmonë. Ata janë krijesa më të këqia”. [3]

Përshkrimi i Allahut që ua  ka bërë jobesimtarëve është më i sakti dhe ata janë krijesat më të këqija e fëlliqura si pasojë e shirkut dhe kufrit të tyre ndaj Allahut,-Xhele Vela!

E, ti o musliman! Më thuaj pra atëherë si të pritet mirësi prej atyre kur Allahu i ka përshkruar si krijesa më të këqija.

Unë nuk besoj asnjëherë se ata kanë moral të mirë,mirëpo sa i përket asaj se ata paraqiten të sinqertë në marrëdhëniet ndërnjerëzore, kjo është e vërtetë, mirëpo qëllimi i tyre pas kësaj, është fitimi i asaj e cila është materiale dhe jo morali i mirë.

Kush e sheh padrejtësinë, mashtrimin dhe dominimin e tyre ndaj njerëzve që janë nën pushtetin e tyre, atëherë e kupton vërtetësinë e fjalës së Allahut e cila u cek më lart:

أُولَـٰئِكَ هُمْ شَرُّ‌ الْبَرِ‌يَّةِ

“Ata janë krijesat më të këqija.”[4]

Ndërsa sa u përket gabimeve të cilat bëhen nga  muslimanët, e që ndodhin shpesh ditëve të sotme!

 Si, psh. Mashtrimi dhe gënjeshtra në raportet me të tjerët, dine se këta muslimanë kanë mangësi në fenë dhe besimin(akiden) e tyre, saqë ruana Zot! Ata duhet të jenë të vetdijshëm se  me këto veprime ata  e  kundërshtojnë Islamin.

Dhe si rrjedhojë e kësaj që u cek !

Vëllezër, kjo nuk donë të thotë se Islami është i mangët nëse ka musliman që bien në kundërshtim me Islamin dhe dalin jashtë  kufijëve të tij në këto çështje apo  edhe tjera.

Dine mire, dhe duhet ta kuptojë çdo muslima se Feja Islame dhe sheriati janë të plotë, por këta persona para se gjithash i kanë bërë dëm së pari:

1-Vetvetes së tyre,

2-I kanë dhënë imazh të keq Islamit me këto veprime, edhe pse islami qëndron larg këtyre.

3- Me këto veprimi këta u bëjnë dëm edhe vëllezërve të tyre musliman pastaj edhe jomuslimanëve me të cilët kanë raporte, qoftë në shitblerje apo edhe gjatë jetës së përditshme.

Por, I ai i cili ka mendje dhe është i  mençur nuk ia hedh fajin fesë së vepruesit, por ia hedh fajin vepruesit.

Dhe në fund të kësaj teme !

Lus Allahun dhe shpresoj që të gjithë muslimanët ti luftojnë këto gjëra që i refuzon Islami. Siç janë: gënjeshtra, mashtrimi dhe çdo gjë që është e ngjashme me këto, dhe atë të cilën ka ndaluar Allahu në Kur’an apo edhe Muhamedi, – alejhi selam!,- në Hadithë.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

[1] Kur’an: El- Kalem, 4.

[2] .Shënojnë Buhariu dhe Muslimi.

[3] Kur’an: El-Bejjine, 6.

[4] Kur’an: El-Bejjine, 6.

GJITHASHTU NË ALBISLAM