MORALI I LARTË

MORALI I LARTË

0 6086

Transmeton Abdullah ibën Amër ibën Asi [radiall-llahu anhu] i cili thotë: “Nuk ka qenë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i pamoralshëm e as i degjeneruar. Ai çdo herë thoshte: “ Më të mirët prej jush janë ata që kanë moral më të lartë” (Muttefekun alejhi)

Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “ata të cilët e përmbjanë zemërimin dhe ata të cilët e falin njëri tjetrin, vërtet Allahu i do shumë mirëpunuesit” (Alu Imran – 134)

Kurtubiu thotë: Morali është tufë cilësishë te njeriu që përcaktojnë sjelljen dhe veprimtarinë e tij ndaj të tjerëve. Ato mund të jenë cilësi të mira apo të këqia. Cilësi të mira sipas kutpimit të përgjithshëm janë: të ndiesh obligim në vete për të tjerët, kurse kuptimi i shtjelluar: falja e gabimit, butësia, bujaria, durimi, mëshira, përdëllimi, ndihmesa, dashuria e ndërsjlletë, zemërbutësia e tjerë. Cilësi të këqia janë e kundërta e asaj që u përmend më lartë. (Fethul Bari – 1/456)

Transmetohet nga Abdullah ibën Mubareku [rahimehull-llah] i cili e ka përshkruar moralin e lartë me fjalët: të jesh fytyrëçelur, të bësh punë të mira dhe të pengosh të keqen. (Transmeton Tirmidhiu në Sunenin tij 4/363)

Morali i lartë zë vend të rrëndësishëm në Islam. Një prej synymeve kryesore te fesë islame është plotësimi i vlerave morale “Jam dërguar që t’I përkryej vlerat morale” (Transmeton Ibën Ebi Dunja dhe Hakimi i cili thotë se hadithi është sahih – i vërtetë). Për këtë shkak Allahu [subhanehu ve teala] e bëri moralin e lartë:

– masë për mirësinë siç thotë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] “ Më të mirët prej jush janë ata që kanë moral më të lartë” (Muttefekun alejhi),

– plotësim të besimit : “Besim më të plotë kanë ata që kanë moral më të lartë.” (Transmeton Tirmidhiu – hadithi është hasen sahih)

– vepër më të rrëndë në peshore diten e Kijametit “Nuk ka diç më të rrëndë në peshore Ditën e Kijametit se morali i lartë” ((Transmeton Tirmidhiu – hadithi është hasen sahih)

– “Pronari i moralit të lartë arrinë gradën e atij që falet dhe agjëron” (Tirmidhiu – hadithi është garib me këtë sened)

– morali i lartë është prej shkaqeve më të shumta për të hyrë në Xhennet. Është pyetur Muhamedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] për veprën e cila më së tepërmi e fut njeriun në Xhennet, ka thënë “devotshmëria dhe morali i lartë” ((Transmeton Tirmidhiu – hadithi është hasen sahih)

mbi gjithë tërë këtë, me moral të lartë arrihet dashuria ndaj Pejgamberit a.s., afrërsia ndaj tij Ditën e Kijametit – e ky është synim madhështor “Më i dashuri tek une dhe më afër meje Ditën e Kijametit është ai që ka moral më të lartë, kurse më i urrejtur tek unë dhe më larg meje Ditën e Kijametit janë llafazanët, mburracakët që me gojën plotë flasin fjalë që nuk i kuptojne njerëzit dhe dashalavdët kryelartë” ((Transmeton Tirmidhiu – hadithi është hasen garib)

Dije se nuk ka vyrtyt e as vepër të mirë që nuk ia ka përshkruar Allahu [subhanehu ve teala] fesë. (Mekarimul ahlak fq.9)

Transmeton Ibën Ebi Dunja nga Humejd ibën Hilali i cili thotë: “udhëtova për ne Kufe dhe atje vizitova Rebi’ ibën Hajthemin i cili më tha: o vëllai im! Të porosis që t’i përvetësosh cilësitë e larta morale. Vepro në bazë të tyre, bëhu shoqërues i pandarë i tyre dhe dije se Ai që i ka krijuar vlerat morale nuk ka urdhëruar në to gjersa i ka dashur ato vlera dhe i ka bërë të dashura tek ata që i posedojnë.” (Mekarimul ahlak 11-12)

Seid ibën Asi thotë: o biri im, po të kishin qenë vlerat morale të lehta do t’ju kishin paraprij të pamoralshmit, mirëpo ato janë të vështira, nuk bën durim në to përpos atij që e di vlerën e tyre dhe shpreson shpërblimin e tyre. (Mekarimul ahalk fq. 12)

Fudajl ibën Ijadi thotë: nëse shoqërohesh me ndokënd atëherë zgjedhe atë që ka moral të lartë sepse ai nuk të shpien përveç se ne mirësi, ai jeton i lumtur. Të më shoqërojë një mëkatarë i moralshëm është më e dashur për mua se sa të më shoqëroj një i dhënur pas adhurimit e që ka moral të ulët sepse mëkatari nëse ka moral të mirë jeton me logjikën e tij, është i lehtë për njerëzit dhe i dashur për ta, kurse adhuruesi nëse ka moral të ulët është i vështirë për njerëzit dhe i urrejtur tek ata. (Reudatul ukala fq. 64)

Esmeiu një rrast tha: gjyshi im Alij ibën Esmeijj në prag të vdekjes i mblodhi bijtë e tij dhe u tha: o bijtë e mij, silluni me njerëzit ashtu që nëse ndaheni prej tyre t’ju gjakojnë me gjithë zemër e nëse vdisni të qajnë për ju.” (Mekarimul ahalk fq. 1)

Ibën Kirijju thotë: bëhuni të edukuar se nëse jeni mbretër fitoni lumturi, nëse jeni mesatarë bëheni të famshëm e nëse jeni të varfur pasuroheni. (Edebul mexhalise fq.105)

Gjëja më e mirë që ia lë prindi trashëgim fëmiut është sjellja e mirë. Rrëndësinë e kësaj e kuptojmë në tregimin e Hidrit me Musain [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] Ata kur arritën në një qytet, e kërkuan prej baorëve të tij për të ngrënë, por ata nuk pranuan që t’i mirëpresin. Pastaj ata të dy gjetën aty një murë që ishte gati duke u rrëzuar, ndërsa Hidri e rindërtoi atë. Musai [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i thotë Hidirt: po të kishe dashur do t’ju kishe marrë pagesë për të! Hidri më pas i sqaroi Musait [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se muri ishte pronë e dy bonjakëve babai i të cilëve kishtë qenë njeri i mirë dhe ai e ngriti murin për hirë të babait të tyre. Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Përsa i përket murit ai ishte i dy djelmoshave jetimë të atij qyteti e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetimë) të arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin ata vet thesarin e tyre. Kjo ishte mëshirë e Zotit tënd (ndaj tyre). (Kehf – 82)

Disa njerëz të urtë kanë thënë: trashëgimi më i mirë që ia lënë baballarët fëmijëve të tyre është sjellja e mirë, edukata e dobishme dhe vëllezërit e drejtë. (Edebul mexhalise fq.106)

Lus Allahun [subhanehu ve teala] që të na udhëzojë neve dhe juve drejt moralit të lartë, në fjalë dhe vepra, të na mundësojë përfundim të mirë në këtë botë, vërtet bujaria e Tij është e pakufishme.

Burimi: albislam.com

Përktheu: Agim Bekiri

 

GJITHASHTU NË ALBISLAM