MORALI I MIRË

MORALI I MIRË

0 4768

Prej gjërave më madhështore në të cilat thërret feja dhe nxit në to është morali i mirë, është prej dhuntive më të mëdha të Allahut ndaj robërve të Tij.

Allahu i Madhëruar thotë për të Dërguarin e Tij Muhamedin salallahu alejhi ue selem: “Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!”. Kalem 4.

Ebu Derdaja radijallahu anhu transmeton se i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Nuk ka gjë më të rëndë në peshoren e besimtarit ditën e Kiametit se sa morali i mirë, dhe me të vërtetë Allahu e urren atë që është vulgar dhe i paturpshëm”.[1] Morali i mirë përfshin sfera të shumta nga jeta e myslimanit, në thëniet, veprat, ne adhurimin e tij ndaj Zotit dhe marrëdhëniet me njerëzit.

Allahu thotë: “E ti robve të Mi thuaju: “Le ta thonë atë që është më e mira, pse djalli ndërsen mes tyre, e është e ditur se djalli është armik i hapët i njeriut” Isra 53.

dhe njerëzve u thuani fjalë të mira” Bekare 83 dhe thotë: “Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt”. Fusilet 34.

Ibn Abasi radijallahu anhu ka thënë: “Allahu i ka urdhëruar besimtarët të bëjnë durim gjatë nevrikosjes, të jenë të butë kur në mosdije, të falin në gabim. Nëse ata veprojnë kështu, Allahu do ti mbron ata dhe do t’i nënshtron armiqtë e tyre”.[2]

Prej porosive të Pejgamberit salallahu alejhi ve selem ishte edhe fjala që ua drejtoi Ebu Dherit dhe Muadh ibn Xhebelit Allahu qoftë i kënaqur me të dy: “Ke frik Allahun kudo që të jesh, çdo të keqe pasoje me të mirë, ajo e shlyen atë, deh sillu me njerëzit me moral të mirë”.[3]

Ibn Kajimi Allahu e mëshiroftë ka thënë: “I Dërguari salallahu alejhi ue selem bëri bashkimin mes devotshmërisë ndaj Allahut dhe moralit të mirë, ngase devotshmëria përmirëson raportin mes robit dhe Zotit të tij, e morali i mirë përmirëson raportin mes tij dhe krijesave. Pra devotshmëria ndaj Allahut i sjell atij dashurinë e Allahut e morali i mirë i thërret njerëzit që ta duanë atë”.

Nuk plotësohet besimi (imani) i një personi përderisa të mos cilësohet me moral të mirë. Ebu Hurejra radijallahu anhu ka thënë: i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Njeriu me besim më të plotë është ai që ka moral më të mirë. Më i miri prej jush është ai që sillet më së miri me gruan e tij”.[4]

Disa prej të parëve tanë kanë thënë: Morali i mirë ndahet në dy pjesë:

1-    Me Allahun aze ve xhel, e kjo nënkupton se çdo gjë që është prej teje ka nevojë për falje dhe çdo gjë që vije prej Allahut është e detyrueshme të falënderohet.

2-    Morali i mirë me njerëzit, bamirësia me fjalë e vepër dhe pengimi i dëmit me fjalë dhe vepër.

Pra është ai që i përkushtohet kësaj ka mundësi që të arrin gradën e vepër mirëve, Aisheja radijallahu anha transmeton se i Dërguari salallahu alejh iue selem ka thënë: “Besimtari arrin me moralin e tij të mirë gradën e agjëruesit dhe namaz falësit”.[5]

I Dërguari salallahu alejhi ue selem ishte njeriu me moral më të mirë, e kush dëshiron të udhëzohet për moral të lartë le të pason Muhamedin salallahu alejhi ue selem.

Enesi radijallahu anhu ka thënë: Kam shërbyer të Dërguarin salallahu alejhi ue selem dhjetë vite, asnjëherë nuk më ka thënë “Uf”, e as nuk më ka thënë për një gjë që kam bërë pse e ke bërë? E as për një gjë që nuk kam bërë pse nuk e kë bërë?[6]

Ata ibn Jesar ka thënë: Kam takuar Abdullah ibn Amr ibn As radijallahu anhuma, e i thashë: Më tregoni për përshkrimin e të dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem në Tevrat? Tha: Po, betohem në Allahun se ai është i përshkruar në Tevrat me disa cilësi të tij që janë në Kuran: “Ne të dërguam ty (Muhammed) dëshmitar, përgëzues dhe qortues

Abdullah ibn Mubareku Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Moral i mirë është buzëqeshja, bamirësia, ndalimi i dëmit dhe të paramendosh se çfarë mund të ndodh prej njerëzve”.[7]

Muslimani në jetën e tij ndeshet me gjëra të ndryshe, që nëse nuk e përdor moralin e mirë ai do të dështon gjatë ballafaqimit në ato raste.

Nga rregullat e përgjithshme në këtë sferë është që të mos shpejton me mallkim ndaj atij i cili i ka bërë keq, apo të ka mangësuar të drejtën tënde, të sjellësh me të me supozim të mirë dhe të pranosh arsyetimet, përkundër kësaj të mos thuash një fjalë apo të veprosh diç që më vonë do të kesh nevojë që të kërkosh falje. Sepse në hadithi që e transmeton Enes ibn Maliku radijallahu anhu i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Ke kujdes nga çdo çështje nga e cila do të kërkosh falje për të”.

Falënderimi i takon Zotit të botëve, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin  tonë Muhamed, mbi familjen tij, dhe gjithë shokët e tij.

Dr. Emin ibn Abdullah Shekavi

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] Suneni i Tirmidhiut 4/362 me numër 2002 dhe ka thënë, hadithi është hasen sahih.

[2] Tefsir i ibn Kethirit 4/101.

[3] Sunen i Tirmidhiut 4/355 me numër 1987 dhe ka thënë hadithi është hasen sahih.

[4] Sunen i Tirmidhiut 3/466 me numër 1162.

[5] Sunen i Ebu Davudit 4/252 me numër 4798, Albani e ka vlerësuar të vërtetë në librin “sahih Ebu Davud”

[6] Sunen i Tirmidhiut 4/368 me numër 2015, teksti gjendet në dy sahihët.

[7] Xhami ulum vel Hikem (Enciklopedia e shkencave dhe urtësive) faqe 160.

GJITHASHTU NË ALBISLAM