MOS I MBYLL TË GJITHA DYERT!

MOS I MBYLL TË GJITHA DYERT!

0 1924

Suhejl ibën Amru, Allahu e mëshiroftë, së bashku me gruan e tij ishin në udhëtim. Gjatë rrugës u ballafaquan me disa kaçak, të cilët ua morën të gjitha të hollat dhe ushqimin që e kishin me vete. Pas vjedhjes kaçakët ulen të hanë nga ushqimi që e vodhën dhe Suhejl ibën Amrus ia tërhoqi vëmendjen udhëheqësi i tyre i cili nuk ishte ulur me ta dhe i habitur i tha: Pse nuk ha së bashku me ta?!

Ia kthehu: Jam agjërueshëm!! Suhejli mbeti i habitur dhe i tha: Vjedh dhe agjëron!!

Iu përgjigj: Unë e lë një derë mes meje dhe mes Allahut, me shpresë, se do të hy në të ndonjë ditë.

Një vit apo dy vite pas ndodhisë, Suhejli po të njëjtin njeri e pa në Haxh, ishte kapur për mbulesën e Qabesë dhe ishte bërë njeri asket dhe adhurues i madh. Ky njeri i penduar, kur e pa Suhejlin e njohu menjëherë dhe i tha: A e mësove se kush e len një derë mes tij dhe mes Allahut, do të hyn në të një ditë nga ditët.

“O biri Ademit, i mjeri ti nëse i mbyll të gjitha dyert mes teje dhe mes Allahut, edhe nëse je mëkatar dhe gjynahet të kanë mbuluar. Vjen dita ku ndoshta një derë ti hap të gjitha dyert e tjera”.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM