MOS JI VIKTIMË E EPSHIT DHE DREJTUESVE TË TIJ

MOS JI VIKTIMË E EPSHIT DHE DREJTUESVE TË TIJ

0 1305

Mësime kur’anore

Allahu thotë: ”O Davud! Ne të kemi bërë mëkëmbës në tokë, prandaj gjyko me drejtësi te njerëzit dhe mos u jep pas ndjenjës, se të shmangë nga rruga e Allahut. Ata që shmangen prej rrugës se Allahut, me siguri i pret dënim i rëndë për shkak se kanë harruar ditën kur jepet llogari”. Sad: 23.

Allahu thotë: ”… dhe mos iu nënshtro atij, zemrën e të cilit e kemi lënë të papërgatitur ndaj nesh, dhe pason epshin e vet…” Kehf: 28.

Allahu thotë: ”… a ka humbur kush më keq se ai i cili pason epshin e vet e jo udhlzimin e Allahut?”. Kasas: 50.

Bidatxhiu i jep përparësi nefsit (epshit) të tij para argumenteve të Allahut, dhe kjo verëhet qartë në çdo risi që ata kanë shpikur ose paraardhësit e tyre.

Përfitimet nga ajetet e lartëpërmendura:

-Duhet të gjykojmë me drejtësi në çdo gjë që na paraqitet prej risive, duke e kthyer në Kur’an dhe sunet, e jo në logjikën tonë. Moskthimi në Kur’an dhe sunet nënkupton që s’kemi patur nevojë për të dërguar, sepse ne jemi ata që e dimë çka është e mirë dhe e keqe. Por, mos të harrojnë ata që shmangen nga rruga e Allahut se i pret një dënim i rëndë.

– Ajeti 28 i sures Kehf na obligon që mos të pasojmë ata që pasojnë epshet e veta, zemrën e të cileve Allahu e ka lënë të papërgatitur.

– Ndërsa ajeti i fundit na qartëson se ata që pasojnë epshin janë njerëz që kanë humbur keq nga rruga e Allahut, e ai që ka humbur rrugën si ka mundesi që të drejtojë ty.

Allahu thotë: ”Dhe jo, pasha Zotin tënd, ata nuk janë besimtarë derisa për gjykatës në mosmarrëveshjet e tyre nuk të pranojne ty, e pastaj për shkak të gjykimit tënd në shpirtërat e tyre nuk ndjejnl aspak peshë, dhe derisa të përulen plotësisht”. Nisa: 65.

Ndërsa ajeti në vijim do të mbyllte çdo debat me risimtarët sikur të dorëzoheshin para këtij ajeti madhështor, ku Allahu thotë: ”E nëse nuk pajtoheni në ndonjë çështje, drejtohuni Allahut dhe të dërguarit, nëse i besoni Allahut dhe botës tjetër, ajo është më e mirë dhe më i bukuri shpjegim”. Nisa: 59.

Përmblodhi: Valdet Kamberi

GJITHASHTU NË ALBISLAM