MOS SHIKO VETËM NË MËNJANIMIN E SË KEQES

MOS SHIKO VETËM NË MËNJANIMIN E SË KEQES

0 1274

Dije se çdo urdhërim në të mirë dhe ndalim nga e keqja që bëhet nga ana yte, s’do të thotë se me të patjetër të largohet e keqja rrënjësisht, apo të realizohet e mira plotësisht, ngase frenat e udhëzimit janë në dorë të Allahut Fuqiplotë. Allahu thotë: “Është e vërtetë se ti nuk mund ta udhëzosh atë që do ti, por Allahu udhëzon kë të dojë dhe Ai është që di më së miri për të udhëzuarit.”[1] Allahu thotë gjithashtu: “Ti je vetëm qortues, e Allahu për kujdeset për çdo send.”[2] E keqja mund të mënjanohet me mënjanim ose me këshillim, prandaj mos e bën shënjestër tënde vetëm largimin nga e keqja, e kështu poqëse nuk e mënjanon të keqen, atëherë e lë urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja, kjo është gabim.

Urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja ka disa fryte të saja edhe nëse nuk e mënjanon të keqen. Prej saj besimtari fiton atë se: Besimtari me këtë punë e kryen një adhurim të madh me të cilën afrohet tek Allahu Fuqiplotë, si dhe ky njeriu hyn në cilësitë e besimtarëve për të cilët Allahu thotë: “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë në të mirë, ndalojnë nga e keqa, e falin namazin dhe japin zekatin, respektojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë Allahu. Allahu është Ngadhënjyes, i Urtë.”[3]

Me kryerjen e këtij adhurimi shlyhen mëkatet dhe gjunahet, ruhen begatitë e Allahut, mbrohemi nga dënimi i qiellit, shoqëria nuk rrezikohet nga ndonjë e keqe më e madhe që do të pasonte, është mjet për përmirësimin e shoqërisë dhe mbrojtjes së islamit. Me këtë vepër mbrohet ummeti nga sprovat, epshet, dyshimet si dhe me këtë vepër ju bëhet mirë krijesave. Të gjitha këto e shumë të tjera janë rezultat i mënjanimit të së keqes, ndërsa në qoftë se e keqja mënjanohet tërësisht kjo është begati edhe më e madhe, mirëpo edhe poqëse e keqja nuk largohet, robi me këtë gjest i ka bërë një përmirësim vetes së tij së pari, e pastaj shoqërisë ngase ky edhe është një nga qëllimet e sheriatit.

Ibn Rexhebi sqaron qëllimet e urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja, ku thotë: “Dije se me urdhërimin në të mirë dhe ndalimi nga e keqja ndonjëherë pritet shpërblimi, ndonjëherë frika nga dënimi me lënien e tij, ndonjëherë hidhërimi i Allahut kur shkelen ligjet e Tij të shenjta, ndonjëherë këshillë për besimtarët, mëshirë për ta që të mos i kaplojë hidhërimi i Allahut me veprat të cilat i bëjnë. Kështu që dënohen në dunja dhe në ahiret, ndonjëherë me këtë vepër madhërohet Allahu, demonstrohet dashuria ndaj Tij dhe se Ai duhet të respektohet e të mos i bëhet mëkat, të përmendet e të mos harrohet, të falënderohet e të mos mohohet.”[4]

Përgaditi: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com


[1] Kassas: 56.

[2] Hud: 12.

[3] Teube: 71.

[4] “Xhamiul-ulumi vel hikem” 2/255.

GJITHASHTU NË ALBISLAM