MUSAI, ALEJHI SELAM ( 4 )

MUSAI, ALEJHI SELAM ( 4 )

0 3216

TAKIMI I MUSAIT, ALEJHI SELAM, ME ALLAHUN E MADHËRISHËM

Musai, alejhi selam, ishte i përmalluar për një bisedë me Krijuesin, aze vexhel, e të e shikon Atë. Allahu i Lartësuar e kishte urdhëruar që të skajohet për katërdhjetë netë për bisedë të fshehtë me Të, si një përgatitje për t’ia dhuruar Tevratin, që të jetë udhëzim e dritë për popullin e tij.

Para se Muai të shkonte për katërdhjetë netë në takim mw Allahun, kërkoi nga vëllai i tij Haruni që ta zëvendëson, e të jetë mbikqyrës për atë që ata veprojnë e zotohen, për shkak imanit të dobët që kishin, epsheve e tekave që ata iu kishin qasur me të madhe.

Siq kuptohet Musai, alejhi selam, parashikonte një dëm nga populli i tij, ky parashikim edhe ishte i sakt, pasi që Musai u nda prej tyre, ata shfrytëzuan butësinë e Harunit, adhuruan viçin që pëlliste, që e kishte ndërtuar një person me emrin Samirij.

Kur Musai arriti në vendtakimin që ia kishte caktuar Allahu, Ai i foli pa ndërmjetësim të melaqeve, e më pas Musai kërkoi prej Allahut që ai ta sheh, e Ai i Madhëruari i tregoi se të shihet në dynja është e pamundur për secilin nga njerëzimi, Allahu i tha atij që të shikon drejt një mali, e që është një krijesë më e fortë se çdo njeri, poqëse mali qëndron në vend kur Zoti do i shfaqet atij, e nuk shkatërrohet nga shfaqja e Allahut, edhe Musai do mund ta shohte Zotin, e poqëse mali nuk qëndron i qetë, por dridhet e dërmohet në copa, të shikuarit në Allahu në këtë botë është e pamundur edhe pë të.

E kur Zoti iu shfaq malit në formën që i takon Madhërisë së Allahut, mali nuk mund të qëndronte qetë para Madhërisë së Tij, por u dridh e u bë copë copë, kur Musai pa këtë kuptoi se nuk ka mundësi që ta sheh, u rrëzua nga trishtimi që e pa e u alivanos, sikur ta kishte goditur vetëtima. Pasi që u zgjua Musai, e u kthye në gjendjen e tij të mëhershme, iu drejtua Zotit me fjalët: Unë nuk i përshkruaj Madhërisë Tënde askënd prej krijesave, dhe unë jam i penduar që të kërkoj diç jashta mundësive të mia, unë jam i bindur plotësisht në Madhërinë e Fuqinë Tënde, nuk ka mundësi asnjë prej krijesave që të sheh Ty në këtë botë.

Më pas Allahu i Madhëruar i tregoi Musait, alejhi selam, se e kishte zgjedhur mbi gjithë njerëzimin që ishin në kohën e tij, dhe i tregoi se nga gjithë kjo përzgjedhje ishte edhe ajo që i kishte zbritur Tevratin në të cilin kishte dritë dhe udhëzim, dhe se Ai i ka folur atij pa ndërmjetësues , i tregoi që të merr nderin e pejgamberisë, e ta falënderon Allahun për dhuntinë që i kishte dhuruar, prej dhuntive të panumërta e të shumta.

Allahu i Madhëruar i tregoi Musait, alejhi selam, se tevrati ngërthen gjitha ato dispozita që kanë nevojë për to popujt që u është dërguar ky libër, që prej hallallit e haramit, të mirat e të këqijat, që të jetë një këshillë për ta, si dhe kërkoi prej tij që të vepron me gjithë atë që gjendet në të me vullnet e vendosmëri, për arsye se ishte dërguar tek një popull të cilët një kohë të gjatë kishin qëndruar pa mesazh hyjnor, zemrat u ishin ngurtësuar, vendosmëria u ishte dobësuar, që të gjithë kishin devijuar, e poqëse i autorizuari për udhëzimin e tyre nuk është i pajisur me fuqi, durim e bindje, do të jetë i paaftë që t’i edukon ata, e do dështonte në zbatimin e urdhrit të Allahut. Allahu përfundoi udhëzimet e Tija për Musain, aejhi selam, me kërcënim ndaj atyre që kundërshtojnë urdhrin e tij, e refuzojnë udhëzimin e tij, fundi i tyredo jet i dhembshëm, dita e llogaris së tyre do jetë e vështirë.

TREGIMI I MUSAIT ME LOPËN E BENI ISRAILËVE

Tek beni israilët ishte një njeri i pasur, i cili kishte një djal të axhës, ishte nje njeri i varfër, e që ky i pasuri nuk kishte trashëgimtar të vetin, kur ai jetoi për gjatë kohë, ky (i varfëri) e vrau atë, që ta trashëgojë, e barti deri tek një fshat tjetër, e hodhi aty, më pas filloi që të kërkon hakmarrje për të. Erdhi së bashku me disa njerëz tek Musai, alejhi selam, duke akuzuar se ata e kishin mbytur, Musai i pyeti ata dhe ata mohuan një gjë të tillë. Kërkuan që Musai të lut Allahun, e të bëhet e qartë vrasësi i vërtetë. Musai iu drejtua Allahut me lutje, dhe Allahu i shpalli atij që të kërkon prej njerëzve të therin një lopë. Allahu i kishte urdhëruar të therin lopën e jo ndonjë kafshë tjetër, për arsye se ajo është i të njejtit lloj  që ata kishin adhuruar, viçin.

Përgjigjja e popullit ndj kësaj kërkese ishte: A po tallesh me ne, e po bën shaka? Musai iu përgjigj: Unë nuk po bëj shaka e as që tallem me ju, nuk jam unë i tillë, e as që është moral i imi! Pasi që populli pa se ai është serioz në atë që thotë, kërkuan prej tij që t’u tregon se çfarë lope duhej të thernin, e Musai u tregoi atyre që ajo të jetë në moshë mesatare, as e vogël e as shumë e moshuar, përkundër kësaj ata refuzuan urdhrin e tij duke zvariturt kërkesën e duke e zgjatur me pyetje, filluan ta pyesin atë për ngjyrën pasi që kuptuan moshën, e Musai iu përgjigj duke u thënë: Allahu ju urdhëron ta therni një lopë me ngjyrë të verdhë, shumë të verdhë, e cila në formën e pamjen e bukur i habit njerëzit.

Edhe më pas këto përshktrime të cilat e pyetën Musain, nuk u mjaftonin atyre që ta gjenin të vërtetën, vazhduan të pyesin për gjëra që nuk u nevojiten, e kërkuan prej Musait që ai ta pyet Allahun, e t’u shtojë më tepër qartësi për lopën të cilën duhej ta thernin, e Musai iu përgjigj se prej cilësive të saja është të jetë prej atyre kafshëve që kullosin nëpër tokë, e të mos jetë e lodhur nga lavra, e as nga ujitja e tokës; pa të metë dhe pa kurrfarë shenjë në të. Pasi që u bindën se të gjitha përshkrimet e veçoritë u plotësuan, pohuan se tani është e qartë për ta, e sollën atë lopë dhe e therën. Musai, alejhi selam, i urdhëroi që me një copë mishi prej lopës ta prekin të vrarin, të cilit – me lejen e Allahut- i kthehet jeta dhe tregon për vrasësin e tij.

Përkundër madhështisë së kësaj mrekullie e cila të rrënqeth ndjenjat, i dridh zemrat, rit imanin,  nuk pat ndikim në zemrat e ngurta të beni israilëve.

MUSAI DHE HIDRI

Kurani Famëlartë na rrëfen për Musain, alejhi selam, dhe Hidrin. Në një hadith është përmendur se Musai alejhi selam, ishte ngritur një ditë për t’iu drejtuar beni israilëve me fjalë, e ata e pyetën: Kush është njeriu më i ditur? Tha: Unë! E Allahu e qortoi atë, pasi që nuk i kishte dhënë gjithë diturinë atij e i tha, se është një rob mes dy detrave, që është më i ditur se ti. E Musai tha: O Zot! Kush është ai që unë ta ndjek. Allahu i tha që të merr Musai një peshk, e në atë vend ku do e humbasin peshkun, ai do jetë aty. Kështu që Musai, alejhi selam, së bashku me djaloshin Jusha ibn Nun, u nisën rrugës, derisa arritën afër një shkëmbi, e që të dy vendosën kokat pranë shkëmbi, Musai, alejhi selam u shtri, saqë peshku ra në et. E të dy më pas u ngritën dhe ecën në pjesën e mbetur të ditës. Të nesërmen Musain e kishte kapluar plogështia e uria, e kërkoi nga shoqëruesi që t’i sjell ushqimin, e ai i tregoi se peshkun e kishte harruar tek shkëmbi, kështu që të dytë u kthyen derisa përfunduan tek shkëmbi, kur ja aty ishte një njeriu i veshur me rroba, Musai e përshëndeti atë me selam, e ai ia ktheu. Musai i tha: Unë jam Musai! Ai tha: Ti je Musai i beni israilëve? Tha: Po! Kam ardhur që të më mësosh nga dija e Allahut që ta ka dhuruar. Hidri tha: O Musa! Unë jam i dijshëm për aq sa më ka mësuar Allahu, atë që nuk e di ti, edhe ti je në dije nga ajo që të ka mësuar Allahu që unë nuk e di. Musai i tha: A mund që të të shoqëroj e të mësosh nga ajo që të ka mësuar Allahu? Hidri iu përgjigj: Ti nuk ke mundësi që të më shoqërosh e të marrësh dije nga unë. E Musai i tregoi se është i aftë që të merr nga ai dije, të jetë i durueshëm në shoqërimin e dijetarëve.

Musai, alejhi selam, u nis së bashku me Hidrin duke ecur përreth bregdetit, kaluan prnë një anije, këta të dy kërkuan prej tyre që t’i bartin me anije, ata e njohën robin e mirë (Hidrin), dhe i bartën të dy pa pagesë, e pasi që hipën në anije, u ndal një harabel në një ska të anijes dhe futi sqepin e tij në det një apo dy herë, e Hidri i tha Musait: O Musa! Dija ime dhe ajo e jotja nuk është gjë tjetër krahasim me dijen e Allahut pos si halli i këtij harabeli që merr ujë me sqepin e tij nga deti. Më pas Hidri morri një sopatë, dhe largoi një dërrasë nga anija. Musai iu vërsul atij me fjalë: {farë po vepron? Ata të bartën ty pa asnjë pagesë, ndërsa ti me qëllim e zhbirove anijen, t’i fundosësh njerëzit, vërtetë është një gjë shumë e urryer. Hidri iu përgjigj: A nuk të tregova o Musa se nuk do kesh mundësi të më pasosh mua, e të marrësh dije nga unë. Musai kërkoi ndjesë prej tij, i tregoi se kishte harruar për premtimin që i kishte dhënë më herët para se të niseshin.

Kur ata të dy u kthyen nga deti, kaluan pranë një djaloshi i cili luante me dy fëmijë të vegjël, Hidri e kapi atë për koke dhe e goditi, saqë e mbyti atë, Musai kritikoi këtë vëepër të Hidrit dhe e kundërshtoi, i tha: Si po e mbyt një njeri, i cili nuk ka veprur asnjë të keqe? Hidri  iu përgjigj: Të ka treguar që në fillim se nuk ke mundësi të më pasosh e të marrësh dije nga unë. Në këtë rast përsëri Musai kërkoi ndjesë, dhe i premtoi se nuk do e kundërshton përsëri.

Më pas Musai së bashku me Hidrin vazhduan rrugëtimin e tyre, e kaluan pranë një fshati, kur që të dy i kishte nxënë uria, kërkuan nga banorët e fshatit që t’i gostisin, ndërsa ata refuzuan që t’ju japin ushqim atyre, në atë kohë Hidri pa një murë të anuar, gati se po binte për tokë, kështu që morri ta drejtonte e ta rregullonte, që të mos rrëzohej, e Hidri nuk morri nga banorët e fshatit asnjë pagesë për punën e kryer. Musai u habit nga kjo ndodhi, si ka mundësi Hidri ta kryen këtë punë, ndërsa banorët e fshatit nuk u kishin dhënë asgjë që ta laronin urinë? E iu drejtua atij me fjalët: Erdhëm tek një popull që nuk na dhanë ushqim, e as që na gostisën, ti morre dhe e ngrite murin, si mundet? A nuk kishte qenë e drejtë që të kërkosh pagesë prej tyre, apo së paku të kërkosh prej tyre ushqim që punën që e ke kryer? Hidri iu përgjigj: Ka ardhur koha tani që të ndahemi pas gjithë asaj që ndodhi, këto ndodhi kanë vërtetuar se nuk je i aftë të më pasosh e të shoqërohesh me mua, përkundër kësaj unë do të tregoj ty realitetin e gjërave që kam vepruar.

Më pas Hidri i tregoi Musait urtësitë, e arsyet për gjitha ato veprimet, i tregoi se në lidhje me anijen ishte një mbret i disa njerëve të varfur, të cilët mbijetonin duke punuar me atë anije, ndërsa ishte zakon i disa piratave të cilët i rrëmbenin anijet më të mira, të cilat nuk kishin asnjë të metë, ndërsa ato anije të cilat kishin të meta nuk i merrnin, për atë ai qëllimisht e zhbiroi dhe e bëri me të metë, në mënyrë që t’i ndalon piratët nga konfiskimi i anijes.

Ndërsa sa i takon djaloshit i cili prindërit i kishte besimtarë, ndërsa djaloshi ishte jobesimtar, e Hidri kishte frikë për prindërit e tij, e mbyti në mënyrë që të mos sprovohen prindërit, e t’i kthen ata nga besimi në Allahun, ngase dashuria prindërore ndonjëherë mund që t’i tërhjek në ato gjëra me përfundim jo të lavdëruar, e mund që ta shtyen besimtarin që të braktis imanin.

Ndërsa murri i cili gati do rrëzohej, ndër to kishte një thesat të dy fëmijëve, e që po të binte muri para se dy fëmijët të arrinin pjekurinë, thesarin do ia rrëmbenin, për arsye se nuk do kishin mundësi  të mbronin të drejtën e tyre, e qëllimi i ngritjes së atij muri ishte të përmbahen të drejtat e dy fëmijëve jetima, në shenjë nderimi për prindin e tyre bamirës.

Burimi: albislam.com / Islamweb.com

Përktheu: Shpend Zeneli